LIVE UPDATES
Bota

Netanjahu: Do të luftojmë deri në shkatërrimin e Hamasit

Në fjalën e tij hapëse në fillim të takimin javor të kabinetit në Tel Aviv, Kryeministri Benjamin Netanyahu lexoi pjesë nga ajo që ai tha se ishte një letër që kishte marë nga familjarë të ushtarëve të rënë, duke thënë se vazhdimi i luftës kundër Hamasit në Gazë ishte vullneti i tyre.

17 Dhjetor 2023, 23:00 Nga I.A
Netanjahu: Do të luftojmë deri në shkatërrimin e Hamasit
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se vendi i tij do të luftojë derisa të sigurojë fitore ndaj grupit të militantëve të Hamasit. Ai i bëri këto komente ndërsa ndaj qeverisë së tij është rritur trysnia për negociuar për lirimin e pengjeve. Po sot Ministri i Jashtëm britanik David Cameron dhe homologja e tij gjermane, Annalena Baerbock, bënë thirrje për një "armëpushim të qëndrueshëm" në Gazë nëpërmjet një artikulli të përbashkët të botuar në një gazetë britanike.

Në fjalën e tij hapëse në fillim të takimin javor të kabinetit në Tel Aviv, Kryeministri Benjamin Netanyahu lexoi pjesë nga ajo që ai tha se ishte një letër që kishte marë nga familjarë të ushtarëve të rënë, duke thënë se vazhdimi i luftës kundër Hamasit në Gazë ishte vullneti i tyre.

Zoti Netanyahu përsëriti atë që e ka thënë edhe më parë se lufta do të vazhdojë deri në fitore.

“Vullneti i të rënëve është ai që na udhëheq. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do t'i arrijmë të gjitha objektivat tona: eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe të sigurohemi që Gaza të mos bëhet më një qendër terrori kundër shtetit të Izraelit”, thotë Kryeministri Netanyahu.

Ushtria izraelite ndërkaq ka publikuar imazhet nga ajo që thonë se është një tunel i Hamasit, i cili u zbulua brenda një dhomë gjumi fëmijësh në Jabalya, në veri të Gazës.

“Hamas ISIS-i i përdor dhomat e fëmijëve për terror, vrasje e për masakra”, shprehet gjatë videos Majori Alon, fytyra e të cilit ishte e mbuluar për arsye sigurie.

Në qytetin Khan Yonis në pjesën jugore të Gazës palestinezë të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin Nasser të dielën, pas një sulmi ajror izraelit në një shkollë të OKB-së për refugjatët palestinezë.

Shumica e të plagosurve ishin fëmijë dhe pleq.

“Nuk ka siguri as në shkolla dhe as në spitale. Unë druhem se mund të vritem ndërsa ndodhem këtu në spital. Nuk ka asnjë zonë të sigurt”, thotë Hosin Maqat, banor i Rripit të Gazës.

Pamjet me dronë tregojnë mijëra banorë të Gazës që qëndrojnë në radhë për ushqim në Rafah, pikëkalimin kufitar mes Gazës dhe Egjiptit, të dielën ndërsa vullnetarë nga organizata jo qeveritare përgatisin ushqimet për të zhvendosurit. Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka thënë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës po vuan nga uria pasi Izraeli filloi sulmin ushtarak në pjesën jugore të territorit.

Ndërsa OJQ-të shpërndanin ushqimet, kamionët me ndihma filluan të hyjnë në Gazë përmes vendkalimit Kerem Shalom të dielën, në pjesën jugore të Gazës, afër kufirit me Egjiptin. Kjo është hera e parë që ky pikëkalim u hap që nga shpërthimi i luftës, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Izraeli po përballet me trysni në rritje që të lejojë më shumë ndihma të hyjnë në Gazë e të minimizojë viktimat civile. Trysnia ndaj Kryeministrit Netanyahu për të arritur një marrëveshje të re me Hamasin u shtua të dielën edhe nga familjet e pengjeve izraelite në Gazë të cilët të dielën ngritën një kamp pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv, e thanë se do të qëndrojnë aty derisa qeveria të sigurojë një marrëveshje me Hamasin për të liruar të afërmit e tyre.

Vrasja aksidentale e tre pengjeve nga forcat izraelite gjatë kësaj jave ka rritur trysninë ndaj kryeministrit Netanyahu, për negociata. Por grupi militant thotë se nuk do të zhvillojë negociata për lirimin e pengjeve për sa kohë që Izraeli vazhdon me sulmin në shkallë të gjerë ndaj Gazës.

“Dua të më kthejnë djalin, dua që të bëhet marrëveshje me Hamasin. Nuk e di se si, por unë dua që të ulen në tryezë dhe të bisedojnë”, thotë Eli Shtivi, babai i pengut izraelit Idan.

Militantët e Hamasit vranë 1200 izraelitë dhe morën peng 240 persona gjatë sulmit të befasishëm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli u kundërpërgjigj me një sulm gjithëpërfshirës në Gazë, i cili që prej fillimit ka shkaktuar 19 mijë të vdekur mes palestinezëve, sipas të dhënave të Hamasit të cilat nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura.

Marrë nga VOA

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj