17 Dhjetor 2023, 22:31
Nga I.A

GAZA- Dy burime egjiptiane të sigurisë thanë të dielën se Izraeli dhe Hamasi janë të hapur për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve, por shtuan se mes tyre vazhdojnë të ketë mosmarrëveshje mbi mënyrën se si do të zbatohej një gjë e tillë.
Sipas të njëjtave burime Egjipti dhe Katari, dy vende që negociuan një armëpushim njëjavor të arritur më parë gjatë të cilit u lirua një pjesë e pengjeve, këmbëngulën në përshpejtimin e ndihmës dhe hapjen e vendkalimit Kerem Shalom, përpara fillimit të çdo negociate.
Po ndërsa kalimi rezulton të jetë i hapur, ata thanë se ndihma po vonohej për shkak të inspektimeve dhe se ende nuk kishte hyrë në Egjipt.
Të shtunën shpresat për armëpushim u rritën, kur një burim tha se shefi i spiunazhit të Izraelit, kishte biseduar të premten me kryeministrin e Katarit. Hamasi këmbëngul që të jetë ai që përcakton listën e pengjeve që do të lirohen dhe kërkon që forcat izraelite të tërhiqen pas zonave të paracaktuara, thanë burimet për agjencinë Reuters.
Ndërsa Izraeli bie dakord që Hamasi të përcaktojë listën, ai kërkon ta shohë atë, përpara përcaktimit të një kohe për armëpushimin si dhe kohëzgjatjen e tij. Burimet shtuan gjithashtu se Izraeli refuzon që të tërhiqet.
Marrë nga VOA
lufta izrael-palestine
Bota
17 Dhjetor 2023, 22:26
I.A
Thomas Hacker
GJERMANI- Pas zgjedhjeve po pritet edhe qëndrimi i Vuçiqit për respektimin e marrëveshjeve që do normalizonin rapo...
Bota
17 Dhjetor 2023, 22:18
A.TH
Foto ilustruese
IZRAEL- Forcat ushtarake izraelite ushtruan kontrolle mbi staftin dhe pacientët në pitalin Kamal Adwan në Gazë. Sipas D...
Bota
17 Dhjetor 2023, 22:09
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, si dhe bashkiake në disa bashki. Media serbe &ldquo...
Bota
17 Dhjetor 2023, 21:55
I.A
Shaip Kamberi
SERBI- Udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, pak orë para se të dihet numri i votave, ka d...
Bota
17 Dhjetor 2023, 21:52
A.TH
Foto Ilustruese
ARGJENTINË- Të paktën 13 persona humbën jetën në një stuhi të fuqishme që goditi një qyte...
Bota
17 Dhjetor 2023, 21:38
I.A
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli njoftoi të dielën se kishte goditur objektiva të Hezbollahut në Liban si kundërpërgjigje nda...
Bota
17 Dhjetor 2023, 21:20
I.A
SHBA- NATO mirëpriti vendin e 31-të anëtar gjatë vitit 2023. Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore pasi Rusia sulmo...
Bota
17 Dhjetor 2023, 21:07
A.TH
Hakan Fidan
TURQI- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i kërkoi homologut të tij amerikan Anthony Blinken sot në një bisedë t...
Bota
17 Dhjetor 2023, 20:50
A.TH
Tuneli
GAZA- Ushtarët e IDF nga Brigada Nahal gjetën një hyrjen e një tuneli brenda dhomës së gjumit të një fë...
Bota
17 Dhjetor 2023, 20:30
I.A
Moldavi
MOLDAVI- Këtë javë, Bashkimi Europian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në bllok të Ukrainë...