LIVE UPDATES
Bota

Nga dhuna në mision/ Historia e Dinarës që pret azil në Mal të Zi

Para nëntë vjetësh u themelua organizata që ndihmon viktimat të përballen me pasojat e dhunës në familje dhe asaj seksuale.

20 Prill 2025, 15:00 Nga DOSJA
Nga dhuna në mision/ Historia e Dinarës që pret azil në Mal
foto ilustruese

MAL I ZI- Mali i Zi që nga tetori i vitit 2023 është bërë shtëpia e përkohshme e Dinara Smailovës një revolucionare nga Kazakistani, siç e përshkruajnë organizatat ndërkombëtare.

Unë jam një grua që ka mbijetuar dhunë seksuale në grup, dhe për këtë arsye, dekada më vonë, themelova organizatën ‘Mos hesht’, për të fuqizuar edhe të tjerat që të mos heshtin”, thotë ajo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Para nëntë vjetësh u themelua organizata që ndihmon viktimat të përballen me pasojat e dhunës në familje dhe asaj seksuale. Lufta e Dinarës për të drejtat e tyre e ka përplasur atë me autoritetet kazake.

Pasi i kritikoi publikisht për korrupsion dhe për mbrojtje joefektive të grave dhe fëmijëve, autoritetet filluan procedura kundër saj. Deri tani, për gjashtë akuza lidhur me korrupsion, mashtrim dhe shpërndarje të informatave të rreme.

Për shkak të presioneve dhe kërcënimeve, në vitin 2021 ajo u detyrua të largohet nga vendi i saj.

Stacioni i parë ishte Gjeorgjia, e më pas Mali i Zi. Aty kërkoi azil. Autoritetet në Mal të Zi e arrestuan për një kohë të shkurtër më 14 prill dhe më pas ia konfiskuan pasaportën.

Radio Evropa e Lirë: Dinara, mund të na ktheni në fillim, çfarë ka ndodhur në Kazakistan? Pse vendosët ta lini vendin?

Dinara Smailova: Unë jam një grua që kam përjetuar përdhunim në grup. Dhe u thashë grave se duhet të jenë të forta. Për tre vjet ia dolëm të ndryshojmë mendimin e njerëzve. Edhe ligjin.

Ligji i parë që e kemi ndryshuar në Kazakistan për këtë temë ishte Ligji për dhunën seksuale. Dhe ai tashmë po zbatohet.

Ishte një hap shumë i madh që një grua, e cila është vetë viktimë e dhunës seksuale, të ngrihet, të flasë me zë të lartë dhe të fuqizojë gratë e tjera që të flasin.

Më ftuan në Amerikë, si grua revolucionare që kishte ndryshuar mendimin e të tjerëve. Është më lehtë kur të tjerët mendojnë si ju. Pas Amerikës u ktheva në Kazakistan. Ngritën aktakuzë. Donin ta mbyllnin organizatën time.

Ata donin të më heshtnin, që të mos i inkurajoja gratë të flasin për dhunën. Por, nuk ia dolën. Çdo vit kishim gjithnjë e më shumë gra që raportonin përdhunime, edhe fëmijë të përdhunuar...

Prandaj, autoriteteve u interesonte shumë të më ndalonin në këtë proces.

Radio Evropa e Lirë: Pse autoritetet deshën t’ju ndalonin?

Dinara Smailova: Sepse kemi zbuluar abuzime nga policia, korrupsion të madh dhe kjo nuk u pëlqente autoriteteve.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë informacioni keni mbledhur, çfarë keni arritur në pesë vjet punë?

Dinara Smailova: Organizata jonë ka ndryshuar gjashtë ligje që lidhen me dhunën seksuale ndaj grave dhe fëmijëve.

Përveç kësaj, në burg janë 314 keqbërës, kemi realizuar 55.000 konsulta falas dhe kemi ngritur një qendër telefonike, ku gratë mund të raportojnë dhunën.

Radio Evropa e Lirë: Pse autoritetet e Kazakistanit ju akuzojnë për shpërndarje dezinformatash dhe mashtrime?

Dinara Smailova: Gjithçka që bën organizata është përmes donacioneve. Çdo gjë që kemi është raportuar dhe publikuar në mënyrë transparente në rrjetet tona sociale.

Më 16 tetor kanë ngritur aktakuzë kundër meje. Vetëm nga nëntori i vitit të kaluar kanë filluar të më kërkojnë. Më akuzojnë se kam vjedhur donacionet dhe kam kaluar kufirin. Thonë se kemi marrë 56 milionë tenge (95.000 euro) dhe vetëm një pjesë e vogël ka shkuar për avokatët.

Vetëm për punën me viktimat janë paguar 180 orë të psikologëve. Kishim një ekip prej 14 personash që merrnin paga. Pagesa për qiratë e zyrave ishte përfshirë gjithashtu.

E gjithë kjo ishte e dokumentuar në të gjitha shpenzimet tona. Megjithatë, pavarësisht transparencës, autoritetet kanë shpërndarë informata të rreme për mua.

Radio Evropa e Lirë: Zgjedhja juaj e parë ishte Gjeorgjia. Por, më pas iu dëbuan në një farë mënyre, iu ndaluan kthimin. Pse?

Dinara Smailova: Në Gjeorgji na ftuan juristë që na përfshin në një program mbrojtjeje. Gjeorgjia na dha mundësinë për rehabilitim.

Aty mjekët më zbuluan se kisha kancer në mitër dhe më duhej të qëndroja për t’u operuar.

Qëndruam në Gjeorgji, ku themeluam fondacionin "Break Silence" (Mos Hesht) dhe krijuam një ekip.

Në fund të shtatorit ishim në Turqi për tri ditë dhe kur u kthyem, mua mu ndalua hyrja në kufi, ndërsa burrit jo. Më thanë se do të më kthenin sërish në Turqi.

Burri im vendosi të më shoqëronte, kështu që u kthyem së bashku në Turqi me vetëm një çantë shpine dhe asgjë tjetër. E gjithë puna jonë në Gjeorgji u ndërpre dhunshëm.

Autoritetet e Gjeorgjisë nuk dhanë ndonjë shpjegim pse na ndaluan. Atëbotë, shumë juristë thanë se kjo ishte e padrejtë. Shkuam në Konsullatën e Gjeorgjisë në Stamboll, por nuk morëm ndihmë.

Pastaj menduam të provojmë me Malin e Zi.

Radio Evropa e Lirë: Si vendosët për Malin e Zi?

Dinara Smailova: Vendosëm për Malin e Zi sepse është anëtare e NATO-s dhe një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kjo ishte shumë e rëndësishme për ne dhe shpresuam se këtu do të na mbronin.

Kur mbërritëm në tetor të vitit 2023, menjëherë kërkuam azil. Policia e Kazakistanit ngriti padi kundër meje, në mënyrë që Mali i Zi të mos më jepte azil. Pra, më 12 tetor mbërritëm në Mal të Zi, dhe më 16 tetor Kazakistani paraqiti padinë. Por, kjo nuk na ndaloi.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, edhe në Mal të Zi u kërcënuat. A e raportuat këtë në polici dhe si reaguan ata?

Dinara Smailova: Në Mal të Zi na kanë përcjellë. Ka pasur katër apo pesë raste.

Kemi marrë kërcënime nga qytetarë kazakë. Madje edhe një që jeton në Itali. Ai na kërcënoi se do të na denonconte. Ne kemi leje qëndrimi edhe në Itali.

Këtë e kemi raportuar në polici. Kur na telefonuan dhe pyetën se ku jetojmë, mendova se po e bënin për të na mbrojtur dhe në mënyrë naive ua tregova adresën.

Pas një kohe, erdhën dy policë dhe e kuptova menjëherë se do të ndodhte arrestimi për ekstradim.

Nuk kisha përkthyes, nuk e flas mirë gjuhën, dhe veprova siç kërkuan. Më çuan në stacionin e policisë, më morën shenjat e gishtërinjve dhe deklaratën dhe menjëherë u hap çështja e fletarrestimit.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Policia ishte me rroba civile, më nxorën shpejt në rrugë, kishte tri makina që dukeshin normale, jo si të policisë.

Burri mbeti në shtëpi, mua më morën. I thanë atij se mund të vinte në këmbë. U frikësova, mendova se ishte ndonjë mashtrim sepse nuk ishin me uniformë.

Kërkova që burri të vinte me mua, sepse fillova të dyshoja nëse ata ishin vërtetë policë apo ndonjë organizatë tjetër.

Kur mbërritëm në stacionin e policisë, më thanë se duhet të qëndroja në paraburgim. Ma shpjeguan gjithçka, megjithëse pa përkthyes, në një gjuhë gjysmë të kuptueshme, por përsëri ma sqaruan si do të vazhdonte procesi i ekstradimit.

Në mëngjes, burri njoftoi avokatët dhe gazetarët malazezë dhe të gjithë u mobilizuan shpejt. Ma gjetën një avokat që më ndihmoi me çështjen e ekstradimit.

Më përkrahin organizata – nga ato lokale të grave në Mal të Zi deri te Parlamenti Evropian.

Radio Evropa e Lirë: A keni frikë se do të ekstradoheni?

Dinara Smailova: Jetojmë në pritje. Është shumë e vështirë kur nuk e di të ardhmen tënde, kur nuk e kupton si do të përfundojë gjithçka. Megjithatë, shpresoj që çështja ime do të trajtohet me drejtësi dhe do të vlerësohet si duhet.

Kur isha në gjykatë, gjyqtarët dhe avokatët thanë se dëmi për të cilin më akuzojnë është vetëm 42 euro.

Megjithatë, shpresa ime është Mali i Zi, që është një vend demokratik.

Mali i Zi i pëlqen shumë edhe burrit tim. Veçanërisht natyra i ka bërë shumë përshtypje.

Radio Evropa e Lirë: Si e kaloni kohën ndërkohë që prisni vendimin?

Dinara Smailova: Kam filluar të pikturoj, të shkoj në ekspozita dhe përpiqem të shes pikturat e mia. Kjo na mban gjallë, që mund të merremi me art dhe të largojmë mendimet nga problemi ynë.

Këtu ndihem e sigurt, ndryshe nga Kazakistani.

Atje nuk do të mund të veproja, siç veproj këtu. Për këtë jam mirënjohëse Malit të Zi dhe njerëzve që na mbështesin.

Radio Evropa e Lirë: Si ju duket situata e grave në Kazakistan nga këtu?

Dinara Smailova: Dua të them se gratë tona janë të forta.

Kam parë shumë situata të tmerrshme dhe si janë ngritur gratë tona nga ato probleme. Kam parë si një grua e jona mund të bëhet shembull për qindra, për mijëra të tjera. Në Kazakistan po ndodh një revolucion i grave. Gjithçka do të përmirësohet, por gjëja më e rëndësishme është të mos heshtim.

Grave kazake u duhet ndihmë, ashtu si gazetarëve dhe avokatëve… Dhe i bëj thirrje gjithë botës të ndihmojë Kazakistanin. Mos heshtni./REL

mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj