Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por ndërsa shtrin influencën nëpër botë, organizata e Blair nuk u thotë jo as vendeve që janë treguar me gisht për historikun e shkeljes së të drejtave të njeriut.
BRITANI-Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndërkombëtare. Ish-kryeministër i Britanisë për 10 vite radhazi dhe lider i laburistëve për 13 vjet, Blair themeloi Institutin për Ndryshim Global, i cili është paguar nga qeveri të ndryshme të botës.
Por ndërsa shtrin influencën nëpër botë, organizata e Blair nuk u thotë jo as vendeve që janë treguar me gisht për historikun e shkeljes së të drejtave të njeriut.
Dy nga qeveritë e zbuluara së fundmi se janë kliente të institutit të Blair janë ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit.
Instituti për Ndryshim Global – në të cilin Blair është kryetar ekzekutiv i papaguar – filloi të punojë me udhëheqjen e Bahrejnit gjatë 12 muajve të fundit për një program modernizimi, pavarësisht se Bahreini është referuar shpesh si vend ku abuzohet hapur me të drejtat e njeriut.
Po ashtu, organizata e Blair është paguar nga Arabia Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Ndërkohë, paralelisht, organizata ofron mbështetje për ekipin drejtues të COP28, raportojnë mediat.
Presidenti i eventit të mbajtur në dhjetor ishte Sulltan Ahmed al-Jaber, i cili është njëkohësisht shef ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës Abu Dhabi. Blair ishte mes atyre që përshëndetën emërimin e tij.
Stafi i Blair-it ka ndihmuar në hartimin e Vizionit 2030 të mbretërisë së Gjirit, një program modernizimi i udhëhequr nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman.
Organizata e Blair kishte xhiro prej 111 milionë dollarësh në vitin 2022 për punën këshilluese të qeverisë, ndërkohë që në vitin paraardhës xhiroja ishte 75 milionë dollarë.
Blair e themeloi institutin si një “platformë të re politike për të rimbushur hapësirën e gjerë në mes të politikës” që synon të luftojë një “populizëm të frikshëm autoritar”, që sipas tij, në atë kohë po minonte besimin e Perëndimit në demokraci.
foto ilustruese JAPONI- Shkurtin e kaluar, tërmeti i Turqisë me magnitudë 7,8 ballë Rihter vrau më shumë se 59 000 persona, n...
foto ilustruese FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vrasjes së liderit politik numër 2 të Hamasit, Salah al...
foto ilustruese GREQI- Analizat mbi ngarkesën virale dhe përhapjen e Covid-19 që insituti i epidimiologjisë po kryen në ujëra...
Memli Krasniqi KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i bindur se viti 2024 do të jet&...
Kina KINA-Pushimet e Vitit të Ri 2023 të banorëve kinezë përfunduan të hënën, me një paraqitje të jasht&e...
BRUKSEL-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u bëri thirrje në një video-mesazh aleatëve perëndimorë të mbështesin...
Bob Menendez SHBA-Senatori amerikan Bob Menendez ndihmoi një biznesmen nga Nju Xhersi që të siguronte një investim nga një kompani...
foto ilustruese TAJVAN- Tre balona kineze fluturuan mbi ishullin e Tajvanit të martën, tha ministria tajvaneze e mbrojtjes, hera e parë q&eu...
foto ilustruese SHBA-Shtetet e Bashkuara janë “të sigurta” se grupi palestinez, Hamas, që Uashingtoni e ka shpallur organizat&eu...
foto ilustruese JAPONI- Punëtorët e shpëtimit kanë vazhduar të mërkurën përpjekjet e tyre për të shpë...