LIVE UPDATES
Bota

Ngërçi për kreun e ardhshëm të Dhomës së Përfaqësuesve

Siç na njeh materiali në vazhdim, që të zgjidhet në këtë post nga të gjithë anëtarët e Dhomës, zotit Jordan i duhet një mbështetje shumë më e gjerë nga ajo që i bëri të mundur emërimin nga kolegët e tij republikanë me 124 vota pro dhe 81 kundër.

14 Tetor 2023, 16:13 Nga I.A
Ngërçi për kreun e ardhshëm të Dhomës së
Jim Jordan

SHBA- Republikanët zgjodhën të premten ligjvënësin konservator Jim Jordan, si kandidat për postin kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve. Siç na njeh materiali në vazhdim, që të zgjidhet në këtë post nga të gjithë anëtarët e Dhomës, zotit Jordan i duhet një mbështetje shumë më e gjerë nga ajo që i bëri të mundur emërimin nga kolegët e tij republikanë me 124 vota pro dhe 81 kundër.

Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në ngërç. Ajo nuk mund të miratojë legjislacion për të dërguar ndihma për Izraelin apo Ukrainën, deri në një votim të plotë javën e ardhshme për të vendosur nëse republikani Jim Jordan do të marrë postin e kryetarit.

“Mendoj se mund ta unifikoj partinë. Mund t’i tregoj vendit se çfarë po bëjmë dhe pse ka rëndësi për ta”, tha ligjvënësi Jim Jordan.

Republikanët votuan 124-81 në favor të zotit Jordan, duke i dhënë atij shansin për të bindur të 217 anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që ta votojnë atë në postin e kryetarit.

“Problemi është se ajo që kënaq njërin, nuk e kënaq tjetrin, dhe premtimet e bëra për njërën palë mund të shqetësojnë palën tjetër brenda partisë. Prandaj kemi gjithmonë një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për zgjedhjen e kryetarit edhe pse tashmë kemi një kryetar të shkarkuar nga posti”, thotë për Zërin e Amerikës Casey Burgat, me Universitetin George Washington.

Në mandatin e tij të nëntë, ligjvënësi Jim Jordan njihet për hetimet ndaj administratës së Presidentit Biden. Ai fitoi mbështetjen e zotit Kevin McCarthy, i cili u shkarkua nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve përmes një votimi historik.

“Mendoj se Jim Jordan mund të bëjë një punë të shkëlqyer”, u shpreh zoti McCarthy para votimit të së premtes.

Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries, pritet të fitojë mbështetjen e të 212 demokratëve kur vendimi të hidhet për një votim të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Republikanët kanë zgjedhur një kandidat për postin e kryetarit, i cili gjatë 16 viteve në këtë Kongres nuk ka miratuar asnjë projektligj të vetëm, sepse fokusi i tij nuk ka qenë tek populli amerikan. Ai ka qenë i përqendruar tek mashtrimet, teoritë konspirative dhe nxitja e ndarjes mes popullit amerikan”, tha demokrati Hakeem Jeffries.

Disa demokratë kanë sugjeruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me qëllim sigurimin e 217 votave të nevojshme për zgjedhjen e kryetarit.

Republikanët po shqyrtojnë gjithashtu dhënien e më shumë kompetencave kryetarit të përkohshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Patrick McHenry, për të miratuar legjislacione për një periudhë disa javore.

“Me një shumicë prej 218 votash mund të bëjnë pothuajse gjithçka, përfshirë ndryshimin e rregullave për të krijuar një precedent të ri. Pra, nëse ata duan t’i japin atij më shumë kompetenca, kryetarit në detyrë, ata mund ta bëjnë këtë”, thotë Casey Burgat, me Universitetin George Washington.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të mblidhet të hënën për një votim të plotë.

Marrë nga VOA

jim jordan casey burgat kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj