LIVE UPDATES
Bota

Nisma e Bujar Osmanit për daljen nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?

Osmani tha se Serbia ka vepruar në kundërshtim me synimet e kësaj nisme, përfshirë pajtimin për të krijuar parakushte për mbylljen e kontestit Kosovë-Serbi dhe për njohjen reciproke dhe liberalizimin e tregut rajonal.

19 Prill 2024, 07:26 Nga N.F
Nisma e Bujar Osmanit për daljen nga Ballkani i Hapur, reale apo për
Foto ilustruese

MAQEDONI- Maqedonia e Veriut do ta shqyrtojë largimin nga nisma Ballkani i Hapur, pasi tashmë ka informacione se Serbia ka qenë e përfshirë në incidentin në Banjskë të Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, më 24 shtator, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Osmani tha se Serbia ka vepruar në kundërshtim me synimet e kësaj nisme, përfshirë pajtimin për të krijuar parakushte për mbylljen e kontestit Kosovë-Serbi dhe për njohjen reciproke dhe liberalizimin e tregut rajonal.

“Kur ndodhi sulmi në Banjskë të Kosovës, unë pata një deklaratë dhe thashë se nëse ka përfshirje të drejtpërdrejtë të Serbisë në Banjskë, atëherë duhet të rishikohet pjesëmarrja në nismën Ballkani i Hapur. Meqenëse tani kam më shumë informacion se çfarë ka ndodhur në Banjskë, planifikoj ta informoj Qeverinë në një seancë të mbyllur dhe ajo do të vendosë se si do të veprohet”, ka deklaruar Osmani.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thanë të enjten se “në Qeveri ende nuk ka arritur një kërkesë e tillë nga MPJ-ja për t’u diskutuar nga ekzekutivi”. Deklarata e Osmanit pason një reagim të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, të hënën më 15 prill.

“Disa ditë pas sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit që na vrau heroin Afrim Bunjaku, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pati deklaruar se Serbia duhet të dëshmojë se nuk kishte përfshirje shtetërore, përndryshe Maqedonia e Veriut do të rishqyrtonte pjesëmarrjen në nismën Ballkani i Hapur. Ndodhi e kundërta. U dëshmua përfshirja e Serbisë, por Bujar Osmani nuk e rishqyrtoi pjesëmarrjen në Ballkan të hapur”, ka shkruar deputetja Bunjaku në Facebook.

Përplasjet e tilla po ndodhin në kohën e fushatës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut. Bujar Osmani është kandidat për president nga radhët e Frontit Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
 Reagimi i VV-së ka të bëjë me faktin se ajo tashmë mbështet kandidatin e opozitës së bashkuar shqiptare për president, Arben Taravari. Lidhur me paralajmërimin e Osmanit, ka reaguar edhe Taravari duke akuzuar atë dhe BDI-në për “lidhje me Serbinë dhe Rusinë”.

Por, paralajmërimi i Osmanit që të rishikohet nga Qeveria pjesëmarrja e mëtejmë e Maqedonisë së Veriut në nismën Ballkani i Hapur, ka shkaktuar edhe reagime tjera, përfshirë atë të Lidhjes Social-Demokrate që është pjesë e Qeverisë.

“Kemi insistuar që kjo nismë të mbetet e hapur dhe ka mbetur e hapur. Dhe, përderisa ka pasur dhe ka mbështetje nga partnerët tanë strategjikë, ne duhet të marrim pjesë në të dhe të fokusohemi në përfitimet konkrete pa tema të mëdha politike, sepse ato tema të mëdha politike bllokuan proceset e tjera rajonale dhe nuk sollën asgjë të mirë. Ne i shohim si pozitive Procesin e Berlinit, Ballkanin e Hapur dhe të gjitha iniciativat tjera dhe ne duhet të marrim maksimumin prej tyre”, ka deklaruar Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane.

Nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut thanë për Radion Evropa e Lirë se, “nuk janë konsultuar për mundësinë e largimit nga nisma Ballkani i Hapur, siç nuk janë konsultuar as për vendimin e Osmanit që Maqedonia e Veriut të jetë bashkësponsore e Rezolutës për Srebrenicën në OKB”.

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, më parë i ka dhënë mbështetje iniciativës, por ka theksuar sfidat me të cilat përballet pasi në të nuk janë përfshirë të gjitha shtetet e rajonit. Deklaratat e Osmanit për Ballkanin e Hapur, vendimi për Srebrenicën dhe çështje të tjera, nga njohësit e çështjeve politike dhe ndërkombëtare, thuhet se janë funksion të fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale.

Ish-diplomati maqedonas, Lupço Arsovski, beson se Osmani me paraqitjet e tij si shef i diplomacisë, ka shfrytëzuar foltoren në MPJ për të përfituar në fushatën presidenciale.

“Si ministër del nga kuadri i zakonshëm i dikasterit që përfaqëson politikën e shtetit. Shpall procedura që ende nuk i ka paraqitur në Qeveri në mënyrë që ekzekutivi t'i miratojë ato. Pra, ai del nga korniza e Qeverisë dhe mbi të gjitha nga Kuvendi, i cili ka marrë vendimet e duhura për të gjitha këto çështje. Kjo sjellje nuk është aspak diplomatike”, thotë Arsovski.

Njohësi i çështjeve politike, Besim Nebiu, thotë se ndërrimi brenda “natës” i qëndrimit të zyrtarëve të BDI-së, flet se ata nuk udhëhiqen nga “ndonjë vizion i madh politik”.

“Osmani dhe shefi i tij, Ali Ahmeti, [kryetar i BDI-së] ishin promotorët kryesorë të Ballkanit të Hapur gjatë gjithë këtyre viteve dhe e bindën opinionin se ky është një projekt evropian. Ndryshimi i qëndrimit të përmasave kaq drastike, brenda natës, tregon për qëndrimin e tyre ndaj politikës – se nuk udhëhiqet nga ndonjë vizion i madh politik, siç pretendojnë ata”, thotë Besim Nebiu, njohës i çështjeve politike.

Nisma Ballkani i Hapur, që fillimisht quhej Mini Shengeni Ballkanik, filloi më 10 tetor 2019 në Novi Sad dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Nisma u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Në kuadër të saj u arritën disa marrëveshje, përfshirë edhe ato për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë.

Marrë nga REL

maqedonia e veriut ballkan i hapur bujar osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj