6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Deputetët gjeorgjianë e kaluan në lexim të parë këtë projektligj, përkundër thirrjeve nga grupet e shoqërisë civile dhe nga disa qeveri perëndimore, sipas të cilëve projektligji është kopje e ligjit rus për “agjentët e huaj”, të cilin Moska e ka përdorur për t’i luftuar zërat kundërshtarë.
GJEORGJI- Mijëra gjeorgjianë kanë protestuar para ndërtesës së Parlamentit të enjten në Tbilisi, duke kërkuar që Qeveria ta tërheqë menjëherë një projektligj kontrovers për “agjentët e huaj”.
Deputetët gjeorgjianë e kaluan në lexim të parë këtë projektligj, përkundër thirrjeve nga grupet e shoqërisë civile dhe nga disa qeveri perëndimore, sipas të cilëve projektligji është kopje e ligjit rus për “agjentët e huaj”, të cilin Moska e ka përdorur për t’i luftuar zërat kundërshtarë.
Poeti Rati Amaglobeli, duke folur në protestë të enjten, tha se Qeveria e ka një orë kohë për ta shfuqizuar projektligjin, në të kundërtën “do të përballet me vullnetin e pathyeshëm të popullit gjeorgjian”.
Pak orë më herët, 83 deputetë e mbështetën projektligjin në leximin e parë, ndërsa asnjë nuk votoi kundër.
Nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga zyrtarët qeveritarë, apo nga partia në pushtet e Gjerogjisë, Ëndrra Gjeorgjiane, e cila e risolli këtë projektligj që do t’i detyronte kompanitë e financuara nga jashtë të regjistrohen si agjente të huaja.
Ky legjislacion, i cili nxiti protesta të mëdha kur u soll vitin e kaluar, duke e nxitur Qeverinë ta tërheqë projektligjin, parasheh gjithashtu edhe kompetenca të mëdha mbikëqyrëse për autoritetet dhe dënime të mundshme penale për vepra të paspecifikuara penale.
“Pyes, a është kërkesë e jona tërheqja e këtij ligji sot? Po, sot! Ata duhet ta bëjnë një deklaratë politike sot, siç e bënë vitin e kaluar”, tha Amaglobeli para turmës.
Ai nuk tregoi se çfarë planesh kishin protestuesit, nëse projektligji nuk shfuqizohet.
Leximi i dytë dhe përfundimtar i këtij projektligji është caktuar të mbahet më 17 maj.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha për BBC se ajo do të përdorë veto kundër projektligjit, nëse ai kalon në leximin e dytë.
Zurabishvili tha se shqetësimi i saj kryesor është se projektligji në fjalë është “tamam kopje e ligjit të [presidentit rus Vladimit] Putin”.
Megjithatë, Zurabishvili tha se partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane ka mjaft deputetë për ta rrëzuar veton e saj.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të shqetësuar me kalimin e këtij projektligji në lexim të parë./REL
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim t&e...
foto ilustruese Kompania ndërkombëtare e taksive, Uber publikoi një listë të gjërave që pasagjerët i harruan në...
foto nga vendngjarja DUBAI -Dubai u përball me detyrën e madhe të enjten për të pastruar rrugët e tij të bllokuara me uj...
foto ilustruese BOSNJE HERCEGOVINA- Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë e ka miratuar të enjten një ...
foto nga kufiri ku u ndaluan shqiptaret KOSOVË- Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajra...
Itamar Ben-Gvir IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir ka pohuar se zgjidhja e vërtetë për t’i dhën&eum...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rinisi një sulm të ashpër kundër Izraelit dhe shprehu edhe një h...
foto ilustruese IRAN- Gjashtë persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një zjarr në një kantier ndërtimi n&e...
foto ilustruese SHBA- Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi p&eum...
donald trump SHBA- Gjykatësi që udhëheq gjyqin penal të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shkarkoi sot dy anëtarë t&eum...