LIVE UPDATES
Bota

"Për 12 orë na kanë marrë në pyetje tre herë"/ Shqiptarët e Kosovës flasin për ndalimin në kufi nga Serbia: Na pyetën për luftën e viteve 1998/1999

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë. Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

18 Prill 2024, 20:25 Nga r.ll
"Për 12 orë na kanë marrë në pyetje tre
foto nga kufiri ku u ndaluan shqiptaret

KOSOVË- Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani. Në mëngjesin e 17 prillit, derisa po kthehej nga Cyrihu i Zvicrës për në Kosovë me autobus dhe pasi arriti në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, Kastrati ishte në mesin e shumë kosovarëve që u ndaluan për orë të tëra nga autoritetet serbe.

“Aty na kanë ndalur, gjatë kontrollit të dokumenteve, [dhe autoritetet serbe] çdo autobusi ia ndanin nga dy pasagjerë dhe një shofer, për t’i mbajtur peng”, tregon Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Pa ndonjë arsye specifike, thotë Kastrati, ai dhe dhjetëra udhëtarë të tjerë - të gjithë kosovarë - u ndaluan për t’u marrë në pyetje nga autoritetet serbe.

“Nga tre herë na kanë marrë në pyetje aty brenda, diku 12 orë e gjysmë kemi qëndruar aty. Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 6 e gjysmë në mbrëmje”, thotë Kastrati.

Pyetjet, sipas 37-vjeçarit, me aq sa e kuptonte serbishten ai, kishin të bënin me luftën e Kosovës të viteve 1998/1999.

“Prindërit [tuaj] në 99-tën, ku kanë qenë? A kanë qenë në luftë? A ka pasur UÇK [Ushtria Çlirimtare e Kosovës] te ju? A ka veteranë në pjesën ku jetoni ju?” këto ishin disa nga pyetjet që i mban mend Burimi t'i jenë bërë nga zyrtarët serbë.

Sipas Kastratit, në mes të rundeve të pyetjeve, të ndaluarit nuk janë lejuar të lëvizin nga ndërtesa ku po mbaheshin.

Në korridor kemi qëndruar. Afër 30 veta kemi qenë, ka pasur njerëz të sëmurë që nuk mund të qëndronin. Nuk na kanë lënë të pimë ujë apo të hamë bukë”, tregon ai.

Kastrati thotë se policët që e morën në pyetje nuk u prezantuan, por se, sipas tij, nëpër fletoret e disave, shihej akronimi "BIA", që është Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Informacionit.

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë. Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviçit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë. Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë "nuk është kufizuar".

“Maltretim dhe lodhje”

Ndonëse thotë se nuk e preferon shumë udhëtimin me autobus, një ndryshim planesh në minutë të fundit, bëri që Mentor Berisha të merrte rrugën nga Italia për në Prizren të Kosovës, më 17 prill. Porsa hyri në Serbi nga kufiri me Kroacinë, autobusin me të cilin po udhëtonte Berisha, e ndaloi policia kufitare serbe.

“I kanë marrë dokumentet, na kanë ndaluar dhe i kanë thënë shoferit të skajohet. Kemi pritur ndoshta gjysmë ore, ose një orë dhe kanë filluar të interesohen shoferët. Ata kanë thënë se është urdhër nga lart”, thotë Berisha.

Ai thotë se, më pas, autoritetet serbe filluan t’i përzgjidhnin njerëz për t’i marrë në pyetje, por Berisha qëndroi në autobus.

“Ka qenë një lloj maltretimi, ka qenë një lodhje e jashtëzakonshme”, thotë Berisha duke përshkruar pritjen pothuajse 12 orëshe në pikën kufitare.

Berisha, 39 vjeç, i tha Radios Evropa e Lirë se vetëm gjatë ndalesës së tij ka parë dhjetëra autobusë në kufi dhe rreth “një mijë njerëz” të ndaluar.

“Fatmirësisht, ishte një sikur lokal i vogël, që ka pasur ujë dhe kafe, por dikur mbaruan edhe ato. Për fëmijë dhe pleq ishte shumë e vështirë”, thotë Bajrami.

Shumë rrugë tokësore që lidhin udhëtarët nga Kosova me vendet evropiane përshkojnë Serbinë. Linjat dhe oraret e udhëtimit nëpër këto destinacione janë shtuar sidomos pas 1 janarit të vitit 2024, kur kosovarëve iu hoq regjimi i vizave për shumë vende evropiane.

Në lidhje me ndalimin e udhëtarëve kosovarë si dhe pjesëtarëve policorë të Kosovës, pati reagime nga krerët e shtetit si dhe nga ndërkombëtarët. Në një reagim dhënë Radios Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe tha se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit më 18 prill.

Marrë nga REL.

kosove serbi

Sondazh

Poll
Bota 18 Prill 2024, 19:15 E. D

Biden në fushatë, Trump në gjyq penal

foto ilustruese SHBA- Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi p&eum...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen