LIVE UPDATES
Bota

Biden në fushatë, Trump në gjyq penal

Kandidatët për president Joe Biden dhe Donald Trump patën angazhime krejt të ndryshme këtë javë.

18 Prill 2024, 19:15 Nga E. D
Biden në fushatë, Trump në gjyq penal
foto ilustruese

SHBA- Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Trump akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit. Ndërkohë siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, kundërshtari i tij demokrat, presidenti Joe Biden vazhdon fushatën elektorale duke vënë theksin tek vizionet e ndryshme të dy kandidatëve për një ekonomi që duhet t’u shërbejë të gjithëve.

Kandidatët për president Joe Biden dhe Donald Trump patën angazhime krejt të ndryshme këtë javë.

Ish-presidenti Trump u gjend në sallën e gjykatës në Nju Jork ku përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.

“Nuk e di se si mund të kesh një gjyq që zhvillohet në mes të zgjedhjeve. Nuk është e drejtë”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti Biden po bën fushatë elektorale në shtetin e Pensilvanisë.

Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump ka të bëjë me pagesat që ai ka bërë përpara zgjedhjeve të vitit 2016 për të siguruar heshtjen e dy grave, të cilat pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me të. Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit për t’i fshehur pagesat që ishin bërë nëpërmjet ish-avokatit të tij.

Zoti Trump ka deklaruar pafajësinë për këto akuza dhe avokatët e tij thonë se pagesat ishin shpenzime të ligjshme.

Ish-presidenti thotë se prania i tij në gjykata është ndërhyrje në zgjedhje nga një gjyqësor që po përdoret politikisht.

“Ky është një sulm ndaj vendit tonë dhe është një vend që po dështon. Është një vend që drejtohet nga një njeri i paaftë që është shumë i përfshirë me këtë çështje. Është vërtet një sulm ndaj një kundërshtari politik. Kjo është e gjitha”, tha zoti Trump.

Ish-presidenti nuk është i detyruar të dëshmojë në këtë proces gjyqësor, por ish-prokurori federal Neama Rahmani thotë se ai do të dëshmojë për arsye politike.

“Kjo çështje gjyqësore është jo vetëm për sallën e gjykatës, por edhe për opinionin publik. Dhe Trump-i është në një vit zgjedhor dhe ai do të ulet në bankën e dëshmitarëve dhe do t’i drejtohet popullit amerikan dhe votuesve të pavendosur. Mendoj se nëse do të vendoste të mos fliste, kjo do t’i kthehej kundër tij në sytë e votuesve të pavendosur”, thotë zoti Rahmani.

Ndërsa kundërshtari i tij politik ndodhet në gjykatë, presidenti Biden vazhdon me fushatën e tij elektorale.

“Donald Trump-i e shikon botën ndryshe nga ju dhe unë. Ai zgjohet në Mar-a-Lago duke menduar për veten. Se si mundet të ndihmojë miqtë e tij miliarderë të marrin pushtetin dhe të imponojnë ndaj ne të tjerëve axhendën e tyre ekstreme. Dëgjojeni se çfarë thotë. Ai thotë, po e citoj, ‘Do të jem diktator në ditën e parë’. Po e citoj, ‘unë jam shpagimi juaj’,” tha presidenti Biden.

Dy kandidatët kanë “vizione të kundërta” për ekonominë amerikane, thotë presidenti Biden, duke “ngritur pikëpyetje themelore për atë se çfarë është e drejtë”.

“Ka rëndësi origjina jonë. Kur unë e shoh ekonominë, unë nuk e shoh me sytë e Mar-a-Lagos. Unë e shoh me sytë e Scranton-it, dhe kjo nuk është hiperbolë, është fakt. Aty ku ndershmëria dhe dinjiteti kanë rëndësi, ku besimi ka rëndësi. Ku familja është gjithçka”, tha presidenti Biden.

Ish-presidenti Trump tha se nuk është e drejtë që ai të qëndrojë i bllokuar në gjykatë, ndërsa presidenti Biden të jetë në aktivitete fushate.

“Duhet të isha tani duke bërë fushatë në Pensilvani, në Florida, në Karolinën e Veriut dhe në shumë shtete të tjera. E gjitha kjo po vjen nga Shtëpia e Bardhë Biden, pasi ky njeri nuk është në gjendje të lidhë dy fjali bashkë. Ai nuk mundet të bëjë fushatë. Ai po e përdor këtë për t’u përpjekur që të fitojë zgjedhjet”, tha zoti Trump.

Ai ka arritur të planifikojë disa aktivitete elektorale në Nju Jork ndërsa vazhdon gjyqi, por mundësitë që i mbeten për aktivitete në shtetet e tjera që kanë rëndësi për zgjedhjet presidenciale, janë të kufizuara vetëm gjatë fundjavave.

Ish-presidenti Trump u takua me mbështetësit në Pensilvani të shtunën e kaluar dhe ka një aktivitet të planifikuar në Karolinën e Veriut këtë fundjavë./VOA

donald trump joe biden

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë