LIVE UPDATES
Bota

Fillon fushata për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Koalicioni i partive shqiptare i njohur si “Fronti Evropian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim zgjodhi që fushatën parlamentare ta hapë përmes një seance simuluese të parlamementit, ku drejtuesi i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët do të zgjidhej kryetar i parlamentit.

18 Prill 2024, 18:58 Nga r.ll
Fillon fushata për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut
foto ilustruese

SHKUP- Sot filloi fushata e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që partitë politike tashmë dy javë po bëjnë fushatë për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit. Koalicioni i partive shqiptare “Fronti Evropian” e nisi fushatën me anë të një seance simuluese ku zgjodhi “kryetarin e parlamentit dhe presidentin e vendit”. Koalicioni opozitar shqiptar premton rritje ekonomike dhe rroga minimale prej 800 eurosh.

Social-demokratët thonë se “nuk do të ndalen” deri sa vendi të bëhet anëtar i BE-së. Edhe pse partitë kanë nënshkruar Kodin për zgjedhje të lira dhe të drejta, në fushatë duket se po shtohet gjuha e urretjes.Fushata e zgjedhjeve parlamenatare zyrtarisht filloi të enjten, ndërkohë që partitë politike po zhvillojnë fushatën e zgjedhjeve presidenciale me një retorikë të ashpër ku nuk mungojnë as ofendimet e ndërsjella.

Koalicioni i partive shqiptare i njohur si “Fronti Evropian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim zgjodhi që fushatën parlamentare ta hapë përmes një seance simuluese të parlamementit, ku drejtuesi i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët do të zgjidhej kryetar i parlamentit:

"Konstatoj se me 120 vota për deputeti Ziadin Sela është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas një votimi të simuluar.

Ndërkohë që nuk dihet nëse Fronti Evropian do të ngulte këmbë që zoti Sela vërtet të kandidohej për kryetar parlamenti nëse ky koalicion arrin të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme, ajo që është e qartë është se partitë shqiptare duan që presidenti të zgjidhet në parlament dhe jo në zgjedhje të drejpërdrejta.

“Ne jemi Republikë parlamentare dhe duhet të ushtrohet demokracia parlamentare që kryetari i ardhshëm të zgjidhet me shumicë të kuvendarëve dhe me parimin e Badinterit”, shtoi zoti Ahmeti.

Kandidati presidencial Bujar Osmani kërkon një konsensus politik sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit drejt BE-së. Fronti Evropian synon dhe ndryshimin e kushtetutës:

“Krijues i konsensusit shtetëror në një shtet multietnik mund të jetë vetëm një president, i cili ka vullnetin e të gjitha komuniteteve të vendit në një proces gjithpërfshirës dhe i cili do të zgjidhet me 2/3 e votave të deputetëve dhe me shumicë të dyfishtë”, tha zoti Osmani.

Nga ana tjetër, koalicioni i partive opozitare shqiptare i njohur si “VLEN”, akuzon pushtetin dhe në veçanti BDI-në për ikjen e të rinjve nga vendi dhe për një sërë devijimesh të tjera në shoqëri. Arben Taravari i krahut tjetër të Aleancës për Shqiptarët premton rritjen e pagës minimale në 800 euro:

“Ekonomia kërkon përgjigje; emigrimi kërkon po ashtu përgjigje. Nuk mund të vazhdohet kështu me një qeveri të korruptuar dhe zhvatëse dhe ne na duhet patjetër ndryshim. Për këtë arsye ne si koalicion ‘Vlen’ në qeverisje duhet të garantojmë edhe rritjen e rrogës dhe rroga do të jetë minimum 800 euro”, tha zoti Taravari.

Izet Mexhiti i këtij koalicioni tha se një ndër masat ekonomike që do të nërmerren (nëse bëhen pjesë e qeverisë) do të jetë “vënia e ndërmarrjeve shtetërore në duar të qytetarëve”. “Ne do t’u shpërndajmë të gjithë qytetarëve 49 për qind të aksioneve të sipërmarrjeve shtetërore; aksione me vlerë 10 mijë euro për secilin individ”, shtoi ai.

Sipas sondazheve, partia nacionaliste VMRO-DPMNE ka mbështetje më të madhe të elektoratit dhe pritet të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Megjithatë, një pjesë e analistëve parashikojnë se formimi i qeverisë së re do të jetë një proces i vështirë, teksa nuk përjashtojnë mundësinë e bashkimit të të gjitha subjekteve politike shqiptare në një koalicion qeverisës me socialdemokratët; të dëshmuar për qëndrimet e qarta proevropiane./VOA

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet