LIVE UPDATES
Bota

"Një hap tjetër të vogël drejt solidaritetit ndërkombëtar", REL: Liderët botërorë mblidhen në samitin për Ukrainën

Një ditë para samitit dyditor që nisi më 15 qershor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje Kievit të heqë dorë nga synimet për t’u bërë pjesë e NATO-s, dhe t’i dorëzojë plotësisht katër provincat e aneksuara nga Moska.

15 Qershor 2024, 09:55 Nga M.B
"Një hap tjetër të vogël drejt solidaritetit
Reagimi i një ushtari ukrainas gjatë luftimeve në rajonin e Harkivit, Ukrainë.

ZVICRA- Dhjetëra liderë botërorë janë mbledhur në Zvicër në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare në Ukrainë, por mungesa e zyrtarëve rusë dhe kinezë i ka zbehur shpresat për ndonjë arritje të madhe. Një ditë para samitit dyditor që nisi më 15 qershor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje Kievit të heqë dorë nga synimet për t’u bërë pjesë e NATO-s, dhe t’i dorëzojë plotësisht katër provincat e aneksuara nga Moska. Propozimi i Putinit, të cilin Kievi e quajti “absurd” dhe “manipulues”, është shenjë e vendosmërisë së Putinit për ta vazhduar konfliktin.

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në takimet e samitit, i cili do të mbahet në një maje të një resorti bjeshkor në qytetin Burgenstok. Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Japonisë, janë në mesin e atyre që pritet të marrin pjesë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në këtë samit, gjithashtu, konfirmoi të premten Zyra e saj. India, Turqia dhe Hungaria, të cilat kanë marrëdhënie miqësore me Rusinë, pritet të marrin pjesë gjithashtu.

Zvicra u pajtua të jetë nikoqire e samtit me kërkesë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në përpjekje për ta hapur rrugën për një proces të paqes në të ardhmen, i cili do ta përfshinte edhe Rusinë. Por, Moska nuk u ftua fare në këtë samit, të cilin zyrtarët ukrainas e kanë cilësuar si “samiti për paqe”. Edhe para deklaratave të Putinit më 14 qershor, zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë samitin duke e cilësuar si të “pavlerë”. Kjo e ka nxitur Kinën, e cila është partnere e madhe e Moskës në tregti dhe i mbështet shumicën e qëndrimeve të Moskës në arenën ndërkombëtare, vendosi të mos marrë pjesë.

“Çfarë mund [Zelensky] të shpresojë nga ky [samit]? Një hap tjetër të vogël drejt solidaritetit ndërkombëtar me Ukrainën si viktimë të agresionit rus”, tha për Reuters Daniel Woker, ish-ambasador zviceran.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt 2022, nuk po tregon shenja përfundimi. Megjithëse i ka pësuar së paku 350.000 ushtarë të vrarë dhe plagosur, sipas zyrtarëve amerikanë, ushtria e Rusisë ka vazhduar të çajë përpara. Muajin e kaluar, Rusia e nisi një ofensivë në rajonin verior Harkiv. Por, Ukraina ia ka dalë ta frenojë atë, pasi dërgoi njësite të reja në atë pjesë dhe i përforcoi pozicionet. Megjithatë, mungesa e armëve nga Shtetet e Bashkuara – pasi furnizimi ngeci për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve në Kongres i dha përparësi në fushëbetejë Rusisë. Rusia përfitoi edhe nga paaftësia e Ukrainës për të sjellë trupa shtesë në fushëbetejë.

Besohet Ukraina ka pësuar pothuajse humbje të njëjta në personel sikurse Rusia gjatë kësaj lufte. Bisedimet në samitin në Zvicër pritet të përqendrohen në shqetësime më të gjëra të shkaktuara nga lufta si, ushqimi dhe siguria bërthamore, dhe liria e lëvizjes, sipas një drafti të parë nga Radio Evropa e Lirë. Shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i fëmijëve ukrainas të marrë nga Rusia një çështje që e nxiti Gjykatën Ndërkombëtare Penale të ngrejë aktakuzë kundër Putinit pritet të jetë në agjendë gjithashtu./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj