15 Qershor 2024, 07:31
Nga r.ll
kate midleton
BRITANI- Princesha e Uellsit njoftoi të premten se po bën përparim të mirë me kurën ndaj kancerit dhe se do të marrë pjesë të shtunën në paradën ceremoniale për nder të ditëlindjes së mbretit Charles III. Kjo është hera e parë që princesha Kate shfaqet në publik që kur u mësua diagnoza e saj.
Bashkëshortja 42-vjeçare e princit William nuk është shfaqur në publik gjatë këtij viti. Ajo njoftoi më herët në muajin mars se po bënte kimio-terapi për një lloj kanceri, për të cilin nuk dha detaje.
“Po bëj përparim të mirë, por siç mund ta dijë çdokush që ka bërë kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha princesha Kate nëpërmjet një deklarate të premten, duke shtuar se i kanë mbetur edhe “disa muaj të tjerë” kurimi.
“Pres me padurim të ndjek paradën për ditëlindjen e mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj se do të jem edhe në disa aktivitete publike gjatë verës, por gjithnjë duke e ditur se nuk e kam kaluar ende rrezikun”, tha princesha Kate.
Ky njoftim është një moment i rëndësishëm, megjithëse nuk parashikon një rikthim të plotë të princeshës Kate tek funksionet e saj publike. Pallati mbretëror qarkulloi një fotografi të princeshës Kate, të marrë më herët këtë javë në pallatin Windsor, ndërsa ajo qëndron pranë një peme, me veshje të thjeshtë, xhinse dhe xhaketë.
Pallati mbretëror tha se mbreti e priti me kënaqësi lajmin për pjesëmarrjen e princeshës. Parada për ditëlindjen e mbretit mbahet çdo vit në muajin qershor. Mbreti Charles, i cili gjithashtu po kurohet për një lloj kanceri për të cilin nuk dihen detaje, pritet të mbikqyrë ceremoninë, gjatë së cilës forcat ushtarake parakalojnë me veshje ceremoniale dhe flamuj.
Princesha Kate pritet të udhëtojë me një karrocë me kuaj nga Pallati Buckingham së bashku me fëmijët: princin George, 10 vjeç; princeshën Charlotte, 9 vjeç; si dhe princin Louis, 6 vjeç. Ajo mund të marrë pjesë edhe tek shfaqja tradicionale e anëtarëve të familjes mbretërore në ballkonin e pallatit Buckingham./VOA
princesha kate
Bota
15 Qershor 2024, 07:12
r.ll
lideret e g7
ITALI- Drejtuesit e vendeve të Grupit të Shtatëshes përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimi...
Bota
14 Qershor 2024, 22:52
E. D
Vladimir Putin
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi këtë të premte se rreth 700,000 trupa janë aktualisht të p&eum...
Bota
14 Qershor 2024, 22:43
r.ll
foto ilustruese
FINLANDË- Një 34-vjeçar i ekstremit të djathtë ka sulmuar dhe plagosur rëndë me thikë ...
Bota
14 Qershor 2024, 22:34
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Policia e Kosovës gjatë një operacioni në veri të vendit ka sekuestruar sërish një ar...
Bota
14 Qershor 2024, 22:18
r.ll
kyriakos mitsotakis
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pas rezultatit të zgjedhjeve europiane ka kryer një rioganizim t&eum...
Bota
14 Qershor 2024, 22:13
E. D
Zachary Fritz
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një burrë qëlloi 50 herë me thikë gruan etij. Gj...
Bota
14 Qershor 2024, 22:07
r.ll
vladimir putin dhe kim jong un
KOREA E VERIUT- Kur udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vizitoi Rusinë lindore në shta...
Bota
14 Qershor 2024, 22:01
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një raport i publikuar të premten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike me seli në veri të...
Bota
14 Qershor 2024, 21:54
E. D
Dimtry Medvedev
RUSI- Ish-prsesidenti rus Dimtry Medvedev tha se Rusia ka kërkuar vazhdimisht të zgjidhë krizën e Ukrainës pë...
Bota
14 Qershor 2024, 21:56
r.ll
foto ilustruese
KINË- Diskutimet se a po e shpërndan Pekini pareshtur sistemin e vet autoritar nëpër botë nuk kanë pushtuar p...