LIVE UPDATES
Bota

Një javë pas samitit në Alaskë, ja gjërat që duhen ditur lidhur me përpjekjet për paqe në Ukrainë

Takimi Trump-Putin në Alaskë u pasua nga bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit evropianë që përfundoi me një thirrje për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Zelenskyt.

22 Gusht 2025, 16:18 Nga r.ll
Një javë pas samitit në Alaskë, ja gjërat që duhen
putin, trump

UKRAINË- Një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ia shtroi qilimin e kuq homologut të tij rus, Vladimir Putin, nuk ka ndryshuar shumë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Takimi Trump-Putin në Alaskë u pasua nga bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit evropianë që përfundoi me një thirrje për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Zelenskyt.

Me Rusinë që po zvarrit mbajtjen e një takimi të tillë, ajo që ka dalë në sipërfaqe nuk i ngjan një rruge të qartë drejt paqes, por është një portret i negociatave që përcaktohen nga fshehtësia, mosbesimi dhe rreziku i ngërçit.

Disa përparime mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën

Uashingtoni dhe shtetet evropiane janë afruar drejt përcaktimit se si mund të duken garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës.

Planifikues ushtarakë amerikanë dhe evropianë kanë nisur takimet për të shqyrtuar se çfarë mund të përfshijë paketa e përgjithshme e sigurisë, para se udhëheqësit politikë të marrin një vendim përfundimtar për të.

Kjo përfshin furnizime afatgjata me armë, shkëmbim të informacioneve të inteligjencës dhe planifikim të përbashkët të mbrojtjes. Trump ka lënë të kuptohet se fuqia ajrore amerikane mund të përfshihet në paketën e sigurisë.

Londra, Parisi dhe Berlini kanë përsëritur qëndrimin e tyre të kamotshëm se garancitë e sigurisë duhet të jenë të prekshme ose Moska do ta trajtojë çdo armëpushim si një pauzë të përkohshme para ofensivës së radhës. Rusia vazhdimisht ka përsëritur kundërshtimin e saj për praninë e forcave të NATO-s në Ukrainë.

Qëndrimi i Rusisë nuk ka ndryshuar

Teksa raportimet e mediave kanë thënë se Putini ka shtyrë përpara idenë e ngrirjes së vijave të frontit në disa zona, objektivat e tij të mëdha mbeten të pandryshuar: kontrolli i plotë mbi rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, njohja e aneksimit të Krimesë dhe zotime ligjërisht të detyrueshme që Ukraina të mos i bashkohet NATO-s.

Përveç këtyre, ka edhe kufizime të mëdha për forcat e armatosura të Ukrainës. Këto nuk duken si koncesione, por kërkesa për të institucionalizuar humbjet territoriale të Kievit dhe për të vulosur cenueshmërinë e Ukrainës.

Refuzimi i Kremlinit, deri më tani, për t’u pajtuar për një takim mes Putinit dhe Zelenskyt vë në pah se si Rusia thjesht ngul këmbë në vijat e kuqe ekzistuese. Ndërkaq, për Kievin, dhënia e tokës ndaj Rusisë do të ishte jo vetëm jokushtetuese, por politikisht dhe ushtarakisht dëmtuese.

Hezitimi i Uashingtonit për t’u angazhuar

Pas dy samiteve, Trump duket se po tërhiqet. Presidenti amerikan veçse kishte deklaruar në Uashington se jo domosdo ai duhet të jetë i pranishëm në një samit Putin-Zelenesky, dhe që atëherë ka sugjeruar se mund të marrë pjesë vetëm pasi udhëheqësit rusë dhe ukrainas të jenë takuar.

Trump ka theksuar se trupat amerikane nuk do të dislokohen në Ukrainë, vendim që kurrë nuk ka qenë në pikëpyetje.

Se cila realisht mund të jetë “përfshirja” e SHBA-së në garancitë e sigurisë dhe çfarë roli mund të luajë forca e saj ajrore, po ashtu mbeten të paqarta – të paktën për publikun.

Qëndrimi i Trumpit reflekton si kujdes strategjik – shmangie të një përshkallëzimi të drejtpërdrejtë me Rusinë – ashtu edhe llogaritje politike. Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë painteresuar që të mbështesë arkitekturën e sigurisë të Evropës.

Për Kievin, kjo reflekton një të vërtetë të dhimbshme: Evropa është angazhuar për mbrojtje, por SHBA-ja mund të mos e mbështesë mjaftueshëm.

Ndarjet transatlantike

Samiti i Uashingtonit ishte shfaqje e unitetit transatlantik, por ndarjet dhe mosbesimi mbesin. Nënpresidenti amerikan, JD Vance, qëndroi i heshtur kur Zelensky dhe Trump u takuan para kamerave në Zyrën Ovale. Por, gjatë një interviste dhënë më vonë për Fox News, ai tha se e kishe paralajmëruar Zelenskyn: “Zoti president, për aq kohë sa silleni mirë, unë nuk do të them asgjë”.

Kjo intervistë rikujtoi përplasjen me Zelenskyn gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, duke sugjeruar se antagonizmat e së kaluarës nuk janë harruar plotësisht.

Ndërkaq, CBS raportoi më 21 gusht se drejtoresha e inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard, në korrik lëshoi një udhëzim që klasifikonte të gjitha informacionet lidhur me negociatat e paqes si “NOFORN” – vetëm për përdorimin nga SHBA-ja – dhe këto informacione madje ndalohet që të ndahen me grupin Five Eyes.

Grupi Five Eyes bashkon SHBA-në me Britaninë, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re sa i përket këmbimit të inteligjencës. Përjashtimi i tyre nga një çështje kaq të ndjeshme do të lërë planifikuesit evropianë pa informacionin amerikan në momentin kur po u kërkohet të marrin udhëheqjen për garancitë e sigurisë.

Sulmet ruse kanë vazhduar

Ndërkaq, sulmet e Rusisë kanë vazhduar pa u ndalur. Më 21 gusht, Zelensky dënoi Rusinë për lëshoi qindra dronëve dhe dhjetëra raketave në një sulm masiv të kryer gjatë natës, duke e quajtur sjelljen e Moskës dëshmi se ajo nuk ka interes të përfundojë konfliktin.

“Ata po përpiqen t’i shmangen mbajtjes së një takimi. Ata nuk duan ta përfundojnë këtë luftë”, deklaroi ai.

Ndërsa diplomatët, përfshirë edhe zyrtarët rusë, flasin për dialog, forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet ukrainase, duke vrarë dhe plagosur civilë, përfshirë fëmijët, dhe duke shkatërruar infrastrukturën thelbësore./REL

samiti trump-putin ne alaske

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj