LIVE UPDATES
Bota

Një samit, dy kriza: BE mes Ukrainës dhe Izraelit

Përpjekje të mundimshme të BE për unitet: BE do të vazhdojë të mbështesë luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë. Edhe Lindja e Mesme luajti rol në ditën e dytë të samitit.

28 Tetor 2023, 08:43 Nga I.A
Një samit, dy kriza: BE mes Ukrainës dhe Izraelit
lideret e BE

BRUKSEL- BE donte të tregonte se i menaxhon edhe dy konflikte të rënda: sulmet e rënda terroriste të Hamasit militant-islamik kundër Izraelit dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Por krerët e shteteve dhe qeverive të BE e kishin të vështirë të gjenin qëndrime të përbashkëta për të dyja vatrat e krizës. Të premten (27.10.) fokusi ishte përqëndruar tek Ukraina. Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel edhe njëherë siguroi. "Ne e përsërisim, mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e patundur për sa kohë është e nevojshme."

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk mori personalisht pjesë në samit, por përmes videos. Sipas Michel, kriza në Lindjen e Mesme nuk na heq vëmendjen nga kërcënimi që paraqet Rusia për BE. Gjermania i ka siguruar Ukrainës në tre javët e fundit, se "mbështetja nuk do të bjerë", megjithë sulmet e tmerrshme të Hamasit, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Orban dhe Fico frenojnë ndhmat për Ukrainën

Kritika pati ndaj kryeministrit hungarez, Vikotr Orban që javën e kaluar takoi agresorin rus, Vladimir Putin në një samit ekonomik në Pekin dhe i dha dorën miqësisht. Orban konsiderohet mes shumë diplomatëve si lloj nëndetësjeje e Putinit në Bashkimin Europian, edhe për shkak se Hungaria vazhdon të mbajë lidhje të mira ekonomike me kundërshtaren e Ukrainës, Rusinë.

Orban së bashku me kryeministrin e sapozgjedhur të Sllovakisë, Robert Fico i shkaktojnë shqetësime Brukselit. Të dy populistët vunë në pikëpyetje financimin e ndihmave të tjera buxhetore për Ukrainën në vlerë 50 miliardë euro. Të dy e refuzuan propozimin, që të ketë një fond shtesë të gatshëm 20 miliardë euro për furnizimin me armë të Ukrainës. Mosdakordimi për Ukrainën bëri që kuadri disavjetor i buxhetit të BE nuk u përshtat me krizat e shumta të viteve të fundit. Grindja buxhetore pritet të marrë fund në dhjetor.

Pozicioni gjerman është i pandryshuar: ndihmat shtesë për Ukrainën dhe migracionin duhet të gjenden përmes rishpërndarjes së brendshme në buxhet. Berlini nuk do të japë financime shtesë. KE kërkon deri në vitin 2027 65 miliardë euro shtesë për shpenzimet e reja. Gjermania si donatorja më e madhe neto e BE duhet të merrte përsipër 25% të shumës. Charles Michel e paraqiti debatin për ndihmat ndaj Ukrainës si procedurë normale. "Ky është i njëjti ushtrim gjithmonë. Ne takohemi. Ne grindemi dhe në fund jemi prapë të bashkuar." Buxheti i BE duhet të miratohet unanimisht.

Presidenti francez kritikon Izraelin

Korridoret humanitare, ndalimi i shkëmbimit të zjarrit dhe një konferencë ndërkombëtare e paqes, që samiti i BE kërkoi të premten (27.10.) pas diskutimesh të gjata në lidhje me luftën e Izraelit kundër Hamasit terrorist-islamit, ishin lëndë për debate të reja. Presidenti francez, Emmanuel Macron që kishte propozuar një konferencë të paqes, bëri të ditur themelimin e një "aleance humanitare" me Greqinë dhe Qipron për të furnizuar popullsinë në Rripin e Gazës. Izraeli vazhdon bombardimet pas sulmeve terroriste më 7 tetor të Hamasit,që kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe. Popullsisë në Rripin e Gazës i është kërkuar të largohet nga veriu i Rripit të Gazës 30 kilometra i gjatë, por mundësitë për largim janë të kufizuara. Kombet e Bashkuara e cilësojnë gjendjen në Rripin e Gazës të rrethuar ndërkohë si katastrofike. Macron kritikoi para gazetarëve në Bruksel sulmet ajrore si "të padiferencuara" dhe kërkoi sërish armëpushim.

Scholz në krah të Izraelit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i qëndroi deklaratave të mëparshme, se Izraeli ka të drejtën të mbrohet. Kjo duhet të bëhet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Ai beson, se Izraeli do ta respektojë këtë. Pozicioni i përbashkët i BE është "shumë, shumë i vlefshëm", tha Scholz, pa komentuar qëndrimin e presidentit francez.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nuk ia doli të bindte të gjithë vendet e BE me kërkesën e tij për një armëpushim zyrtar. Kryeministri irlandez, Leo Varadkar u shpreh se atmosfera e krijuar në favor të Izraelit pas sulmeve terroriste të Hamasit, ndryshon ngadalë për shkak të veprimit të Izraelit në Rripin e Gazës. Kancelari, Olaf Scholz nuk e mbështeti këtë qëndrim. "Unë e shoh të pandryshuar që ka një mbështetje të gjerë për politikën nga qeveritë dhe vendet europiane, të veprohet përgjatë qëndrimit që kemi përcaktuar tani." Izraeli mbrohet kundër një sulmi. Qëndrimi i qytetareve dhe qytetarëve për këtë nu ka ndryshuar. Një diplomate izraelitë tha për DW pas samitit, se vendimet e BE nuk do të kenë ndonjë ndikim atje. Izraeli nuk lejon që t'i kërkohen as pauza dhe armëpushim. Një gjë e tillë nuk mund të ketë, sepse lufta kundër strukturave të Hamasit në tokë nuk ka filluar ende.

"BE kërkon lirimin e menjëhershëm të pengjeve"

BE iu drejtua me një thirrje Hamasit të lirojë menjëherë 200 pengjet e marra. Kryetari i qeverisë së Luksemburgut në largim, Xavier Bettel kujtoi, se edhe popullsia palestineze në Rripin e Gazës duhet të shikohet si peng. Ajo përdoret si mburojë njerëzore nga Hamasi, gjë që është e ndaluar në të drejtën e luftës. "Ne duhet të kemi kujdes të mos e përziejmë Hamasin dhe palestinezët. Hamasi i mban palestinezët si peng në moment, ky është fakt", tha Bettel. Kryeministri i Luksemburgut në largim, tha se mësimi i tij pas 10 vitesh në post, është se BE gjithmonë ia ka dalë që të mposhtë të gjitha krizat, por duke qenë e bashkuar. Në politikën e jashtme kjo është më e vështirë. Këtu megjithë fuqinë ekonomike, BE ka probleme të ushtrojë influencën e saj. "Ne jemi të mëdhenj, por veprojmë si të vegjël." Ndërkohë që BE duhet "të përzihet për të mënjanuar shkallëzimin", tha Xavier Bettel.

Marrë nga DW

xavier bettel olaf scholz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj