Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Lufta/ Izraeli godet Gazën, raketat e Hamasit në Tel Aviv dhe Ashkelon
Sipas mediave palestineze, sulmet e rënda ajrore filluan të premten mbrëma në të gjithë Rripin e Gazës, veçanërisht në pjesën veriore të saj. Në fakt, pamjet tregojnë shtëllunga tymi dhe topa zjarri që ngrihen mbi qytet
27 Tetor 2023, 21:50Nga A.TH
Lufta
GAZA- Izraeli intensifikon bombardimet në Rripin e Gazës e pritet që nata e sotme të jetë ndër më të vështirat në Lindjen e Mesme. Raketat e Izraelit goditën Gazën, ndërsa raketat e Hamasit goditën Tel Aviv dhe Ashkelon. Sipas mediave palestineze, sulmet e rënda ajrore filluan të premten mbrëma në të gjithë Rripin e Gazës, veçanërisht në pjesën veriore të saj. Në fakt, pamjet tregojnë shtëllunga tymi dhe topa zjarri që ngrihen mbi qytet. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk kanë komentuar ende për valën e sulmeve ajrore.
Kjo është një taktikë e ndjekur nga ushtria izraelite në të kaluarën përpara se forcat tokësore të pushtonin pjesën veriore të Rripit të Gazës për të kryer operacione në shkallë të kufizuar. Mediat izraelite raportuan disa lëndime civile dhe dëme të mëdha. Izraeli po ecën përpara me planin e tij për të shkatërruar Hamasin dhe për të avancuar operacionin e tij tokësor.
“Granatimet janë më të rëndat që nga fillimi i luftës më 7 tetor”, tha Hamasi, duke akuzuar Izraelin për përgatitje për masakra.