LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Kurti bëri një truk të mirë në Bruksel, por do të jetë jetëshkurtër

Presidenti serb deklaroi se Kurti ka ofruar idenë për të firmosur të tri dokumentet, dhe sipas tij e ka bërë këtë meqë e ka ditur që Serbia nuk do të pranonte.

27 Tetor 2023, 21:24 Nga f.i
Vuçiç: Kurti bëri një truk të mirë në
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas takimeve në Bruksel. Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit në Bruksel me liderë të Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së, ka “manipuluar situatën”. Presidenti serb deklaroi se Kurti ka ofruar idenë për të firmosur të tri dokumentet, dhe sipas tij e ka bërë këtë meqë e ka ditur që Serbia nuk do të pranonte, raportojnë mediat serbe.

“Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër dje. E ka provuar më parë, por dje ishte hera e fundit që e nxori, sepse nuk mendoj se mund të kalojë më. I pari ishte një takim me krerët e BE-së dhe më pas me Borell dhe Lajçak. I ka paraqitur idenë, të firmosim të tre dokumentet. Bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë, Bruksel, Ohër. E pranoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte”, ka thënë Vuçiç.

Më tej Vuçiç tha se Kurti nuk është i gatshëm të themelojë Asociacionin dhe beson se kjo është një mundësi që Kurti të fitojë kohë dhe të vazhdojë persekutimin e serbëve.

"Nuk do ti përmbushë të gjitha, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë. Kurti nuk do të bëjë asgjë, e them paraprakisht, siç e kam thënë qindra herë. Ne do të vazhdojmë të ruajmë stabilitetin dhe të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë"-theksoi Vuçiç.

Takimi i 26 tetorit në Bruksel

Më 26 tetor, krerët evropianë dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell kanë mbajtur takime veçmas në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në përpjekje për të rënë dakord lidhur me dokumentin e propozuar për zbatimin e marrëveshjes së Bazë e që përmbante edhe një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti pas takimit me liderët evropianë, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshinë edhe draftin evropian për Asociacionin. Ndryshe ka vepruar president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas deklaratës nga Qeveria e Kosovës, ai ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër me të cilën praktikisht zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor, 2023.

aleksander vucic takimi kurti-vucic bruksel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet