17 Maj 2022, 15:20
Nga DOSJA
Fassakhov Bulat Lenaroviç
UKRAINË- Autoritetet ukrainase të sigurisë kanë arritur të identifikojnë personat pas përdhunimit në grup të një vajze të re brenda shtëpisë së saj pranë Kievit. Sipas informacioneve, është 21-vjeçari rus Fassakhov Bulat Lenaroviç, i cili së bashku me tre shokë të tjerë kanë dhunuar vajzën dhe tani përballet me akuzën e krimit të luftës.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) publikoi detaje rrëNqethëse për përdhunimin në grup të vajzës. Sipas SBU, 21-vjeçari pasi pushtoi shtëpinë e familjes me kërcënimin e armës, i ka çuar të gjithë anëtarët e saj në bodrum. Më pas ai përdhunoi vajzën e re, ndërsa të tre bashkëluftëtarët e tij bënë të njëjtën gjë.
21-vjeçari është anëtar i brigadës së qarkut ushtarak qendror të Federatës Ruse dhe sipas dëshmitarëve, batalioni i tij zotëronte qytete dhe fshatra përreth Kievit. Fotot e publikuara nga SBU tregojnë një burrë sa serioz aq dhe të buzëqeshur që ka pranë një grua që supozohet të jetë nëna e tij.
Në fotot e tjera ai paraqitet me dy persona të tjerë të moshës së tij që thuhet se janë miq të tij. Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë ai pas largimit nga posti.
Nga fillimi i pushtimit rus e deri më sot, agjentët e SBU pretendojnë se kanë identifikuar të paktën 1,140 ushtarë që kanë kryer krime lufte kundër civilëve ukrainas. Ditët e fundit, autoritetet ukrainase kanë hetuar në mënyrë aktive dhjetë përdhunime. Rastet kanë të bëjnë me përdhunimin e fëmijëve dhe burrave.
(d.a/dosja.al)
Bota
17 Maj 2022, 15:15
Vladimir Putin
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një sulm ndaj Evropës për politikën e saj energjetike dh...
Bota
17 Maj 2022, 15:07
Trupat ruse
UKRAINË- Ukrainasit u kanë dërguar imazhe të trupave të vdekur familjeve të ushtarëve rusë, i cili gjit...
Bota
17 Maj 2022, 14:58
Vladimir Putin
RUSI- Prej kohësh spekulohet dhe shkruhet se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë. Spekulimet për sh&e...
Bota
17 Maj 2022, 14:50
Foto ilustruese
FINLANDË- Parlamenti finlandez votoi në favor të kërkesës së vendit për anëtarësim në NAT...
Bota
17 Maj 2022, 14:23
Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINË- Milorad Dodik anëtari serb i Presidencës së BiH ka kërkuar sot që Sefik Xhaferoviç, ...
Bota
17 Maj 2022, 14:07
Ushtaret Azov
UKRAINË- Autoritetet ukrainase njoftuan të hënën vonë përfundimin e operacionit të tyre ushtarak në M...
Bota
17 Maj 2022, 14:07
Foto ilustruese
FINLANDË- Kompania finlandeze e gazit "Gasum" thotë se nuk do të paguajë për gazin rus në rubla ose nuk do t&...
Bota
17 Maj 2022, 13:52
Joe Biden dhe Kyriakos Mitsotakis
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin grek, Kyriakos Mi...
Bota
17 Maj 2022, 13:42
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit (NICE), i ka rekomanduar nj&eum...
Bota
17 Maj 2022, 13:54
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Rusia thotë se ka goditur një dërgesë armësh amerikane dhe evropiane në një sulm me raket...