LIVE UPDATES
Bota

Një vit pas tragjedisë, plagët e Koçanit në Maqedoninë e Veriut thellohen

Në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, një vit pas tragjedisë, familjarët e viktimave dhe miqtë e tyre qëndruan në heshtje dhe i nderuan të ndjerët. Emrat e secilit prej tyre ishin shkruar në zemra të bardha, që ishin varur në rrethojat e diskotekës së mëhershme.

16 Mars 2026, 15:02 Nga E. D

Një vit pas tragjedisë, plagët e Koçanit në

MAQEDONIA E VERIUT- Kjo është data dhe ora që e ndryshuan përgjithmonë Koçanin, qytet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut. Aty ndodhi tragjedia më e madhe që përjetoi ky shtet në historinë e tij të re: një zjarr në diskotekën “Pulse” u mori jetën 63 personave dhe lëndoi mbi 200 të tjerë.

Në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, një vit pas tragjedisë, familjarët e viktimave dhe miqtë e tyre qëndruan në heshtje dhe i nderuan të ndjerët. Emrat e secilit prej tyre ishin shkruar në zemra të bardha, që ishin varur në rrethojat e diskotekës së mëhershme.

Dhimbja e të afërmve nuk ishte më e vogël as në ngjarjen që u organizua mëngjesin e 16 marsit në Parkun e Revolucionit në Koçan. Aty - nën organizimin e komunës dhe prindërve të viktimave - u vendosën 63 karrige të bardha.

“Gjashtëdhjetë e tri karrige të bardha, 63 emra, 63 jetë që mungojnë - çdo karrige bart heshtjen e një pranie të munguar, një trëndafil të bardhë për kujtim dhe një vend që kurrë nuk do të mbushet”, ishte mesazhi në hyrje të parkut.

Në qytet u zhvillua edhe një ngjarje përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Beli Mugri”.

“Ka kaluar një vit, e plagët jo vetëm që nuk mbyllen, por bëhen më të thella dhe më të frikshme”, ishte një nga mesazhet që mund të dëgjoheshin.

Shumë nga të lënduarit, sipas mjekëve në spitalin e Koçanit, do të vazhdojnë të kurohen për një kohë të gjatë dhe ende duhet të bëjnë ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale.

Çfarë ndryshoi?

Në kërkim të drejtësisë gjatë vitit të kaluar, prindërit e viktimave ishin më të zëshmit. Çdo të shtunë, ata organizuan “Marshimin e Engjëjve” nëpër rrugët e Koçanit dhe mbajtën disa tubime në Shkup. Menjëherë pas tragjedisë, u kryen kontrolle në klube dhe kafene, dhjetëra lokale u mbyllën, por ende pa ndonjë ndryshim thelbësor.

Një nga ndryshimet ka të bëjë me lëshimin e licencave për klubet e natës dhe lokalet e tjera të shërbimit të ushqimit - gjë që është nën juridiksionin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Ministri Besar Durmishi deklaroi për Radion Evropa e Lirë se ligji do të ndryshohet në pjesën ku “vetë pala, me një deklaratë personale, informon institucionet se i ka përmbushur kërkesat minimale teknike”. Ai tha se tashmë është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e të gjitha lokaleve të shërbimit të ushqimit për këtë temë.

“Ne i kemi informuar për të gjitha ndryshimet që do t'i prezantojmë në ligj. Prandaj, para së gjithash, do të duhet të paraqitet një kërkesë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Pas paraqitjes së kërkesës, inspektorët do të duhet të dalin në terren, të kryejnë inspektime dhe të përcaktojnë - përmes të dhënave dhe fotografive - nëse pala i përmbush vërtet kërkesat minimale teknike”, tha Durmishi.

Diskoteka “Pulse” operonte ilegalisht dhe nuk i plotësonte kërkesat teknike. Zjarri që shpërtheu natën kritike, gjatë një koncerti nga grupi DNK, u shkaktua nga aktivizimi i tri pajisjeve piroteknike. Paniku dhe dalja e ngushtë nga ndërtesa shkaktuan gjithashtu rrëmujë.

“Fatkeqësia që ndodhi në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan nuk u shkaktua vetëm nga neglizhenca e një personi... Kjo ngjarje nuk është një aksident apo një lojë e rastësishme e fatit. Bëhet fjalë për një rrjet të tërë dhe një seri neglizhencash të lidhura”, tha prokurori i Koçanit, Borçe Janev, në deklaratat hyrëse më 19 nëntor 2025.

Në atë datë filloi procesi gjyqësor, ku në bankën e të akuzuarve u ulën 35 persona. Në aktakuzë përfshihen edhe tri kompani. Midis të akuzuarve janë pronari dhe persona nga struktura e pronësisë së diskotekës, ish-ministra të Ekonomisë, ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit, inspektorë dhe zyrtarë të tjerë.

Të gjithë do të gjykohen për të njëjtën vepër penale: “shkaktim i krimeve të rënda kundër sigurisë publike”.

Edhe pse Prokuroria është e bindur se do të ketë sukses në vërtetimin e fajësisë, një pjesë e publikut është skeptike se aktakuza, ashtu siç është, do të sjellë drejtësi.

“Përveç sfidave formale, ka edhe çështje materiale që kontribuojnë në kompleksitetin dhe specifikën e këtij rasti. Për shembull, aktakuza i ngarkon të gjithë të akuzuarit me të njëjtën vepër penale, edhe pse rolet, veprimet e tyre, si dhe periudha kohore në të cilën ato kanë ndodhur, janë rrënjësisht të ndryshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Darko Avramovski, nga organizata joqeveritare “Koalicioni - të gjithë për një gjykim të drejtë”.

Sipas tij, kjo qasje “e bën të vështirë individualizimin e përgjegjësisë dhe përcaktimin e qartë të marrëdhënies shkak-pasojë për secilin person individualisht” - gjë që do të ndikojë edhe më tej në efikasitetin dhe drejtësinë e procesit.

Gjykimi është duke vazhduar, me një mesatare prej dy seancash dëgjimore në javë, dhe aktualisht janë duke u marrë në pyetje dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria. Përveç këtij procesi, në fillim të marsit filluan dy procedura gjyqësore kundër disa zyrtarëve të policisë për veprimet e tyre. Gjithashtu, në muajt e mëparshëm u krye edhe një operacion, në të cilin u ndaluan si të dyshuar inspektorë nga Zyra e të Ardhurave Publike./REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj