Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës për momentin nuk konsiderohet e arsyeshme si çështje.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka folur për një kërcënim që është bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që Ukraina të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur. Merezhko ka deklaruar se është e drejtë sovrane të vendosin nëse do ta njohim apo jo Kosovën.
“Jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo. Dhe nuk i takon zotit Vuçiq të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë apo të na kërcënojë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme. Sa i përket njohjes, sipas Kushtetutës sonë, është prerogativë e presidentit tonë, sepse presidenti është përgjegjës për zhvillimin e politikës së jashtme, përfshirë çështjet e njohjes”- ka thënë ai.
Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës për momentin nuk konsiderohet e arsyeshme si çështje. Ai ka thënë se ndoshta kjo do të thotë se një vendim për këtë çështje do të shtyhet deri në fund të luftës.
“Sigurisht, politikisht dhe juridikisht është një çështje e ndërlikuar. Por në të njëjtën kohë, në parlamentin tonë, dua të theksoj këtë pikë, se parlamenti nuk vendos nëse do ta njohë apo jo Kosovën, por në të njëjtën kohë ka disa nga kolegët e mi që janë avokatë të fortë të cilët shprehin mbështetjen e tyre për njohjen e Kosovës, për mua ka kuptim”- ka thënë ai në një intervistë për median N1.
Ai ka thënë se para se të merret vendimi duhet të merren parasysh të mirat dhe të këqijat e ligjit. Merezhko ka thënë se Kosova dikur ishte në një situatë të ngjashme si Ukraina.
“Ukraina aktualisht është e ekspozuar ndaj gjenocidit. Rusia po bën një luftë gjenocidale kundër Ukrainës, dhe me sa më kujtohet nga historia e Kosovës, Kosova ishte në një situatë të ngjashme. Kishte të ashtuquajtura spastrime etnike”- ka thënë ai.
Merezhko më 7 gusht tha se njohja e Kosovës nga Ukraina po diskutohet në Kiev. Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.
Dron RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë (MMR) ka thënë të mërkurën se i ka rrëzuar tre dronë ukrainas në jug...
Anije mallrash UKRAINË- Një anije mallrash është larguar nga porti ukrainas i Detit të Zi, Odesa, në një test të a...
Pamje nga droni SHBA- Shërbimet e sigurisë ukrainase kanë dhënë për CNN pamje ekskluzive që tregojn...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara po i ushtrojnw presion Iranit qw të ndalojë shitjen e dronëve të armatosur nw Rusi, si pjes&e...
Foto ilustruese KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut paralajmëron se të gjitha gratë që veshin pantallona të shkurtra do t&...
ushtari KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut tregon se një ushtar amerikan që kaloi kufirin e armatosur nga Jugu kërkon strehim pasi ndihet i di...
Aksident në Kosovë KOSOVË- Një aksident i rëndëështë raportuar mëngjesin e kësaj të mërkure n&e...
Shpërthim në Republikën Domenikane Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një zonë tregtare të qyte...
Ushtarët ukrainas UKRAINË- Ish-të burgorusit ukrainas kanë treguar disa nga torturat që kanë përjetuar teksa ishin n&eum...
G20 Në samitin e G20 në Nju Delhi më 9-10 shtator do të marrë pjesë presidenti rus Vladimir Putin, por lista e të ftuarv...