Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Zyrtarët serbë, veçmas zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, kanë mbajtur raporte të ngushta me Moskën që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
PRAGË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai po ashtu hodhi poshtë idenë se kandidatura e shtetit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte një “Kali i Trojës” për Moskën, pavarësisht se shteti i tij ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve evropiane për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për shkak të dallimeve të tjera me bllokun.
Duke folur në konferencën Globsec në Pragë më 31 gusht, Vuçiç tha se ai nuk është takuar apo nuk ka biseduar me Putinin në të paktën dy vjet e gjysmë, që kur trupat ruse nisën pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
“Ne jemi në rrugën e BE-së. Po, ne tradicionalisht kemi raporte të mira – nuk po i fshehim ato dhe unë nuk turpërohem nga kjo – me Rusinë, gjithmonë ka qenë kështu mes serbëve dhe rusëve”.
Ai tha se përderisa së fundi ka pasur një bisedë “të mirë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po ashtu këtë javë po qëndron në Pragë, “askush në Evropë nuk pajtohet me mua për këtë çështje, por të gjithë në Evropë e kuptojnë pozicionin tim”.
Ai shtoi se mendon se Serbia është duke zbatuar agjendën e saj të rritjes dhe reformave “më mirë se kushdo tjetër”.
Serbia dhe Turqia janë shtetet e vetme kandidate të BE-së që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Zyrtarët serbë, veçmas zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, kanë mbajtur raporte të ngushta me Moskën që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
Vuçiç u bëri thirrje partnerëve evropianë që të tregojnë më shumë besim ndaj qëllimit të Serbisë për t’iu bashkuar bllokut evropian.
Ai tha se procesi varet jo në raportet e Serbisë me Rusinë, por në normalizimin e raporteve me Kosovën.
“Po, ne jemi në rrugën evropiane dhe problemi më i madh për Serbinë.... është raporti ynë me Prishtinën”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo çështje është e vështirë për shtetin e tij.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të raporteve që nga viti 2011, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Qëllimi është të krijohet besim i ndërsjellë mes Serbisë dhe BE-së, e jo Serbia të shihet si “Kali i Trojës” për Rusinë”, tha Vuçiç./REL
vjosa osmani PRAGË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në forumin "GLOBSEC" në Pragë ka folur pë...
foto ilustruese MOSKË- Rusia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për “vjedhje” pasi blloku njoftoi këstin e parë të ndihma...
Ushtria izraelite GAZA- Ushtria izraelite tha më 31 gusht se dy palestinezë janë vrarë gjatë natës teksa po përgatisnin ...
Jan Lipavsky PRAGË- Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka insistuar se Ukraina ka të drejtë të mbrojë veten, pë...
Foto Ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Gjuha shqipe rrezikon mos të jetë më gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Mediat maqedon...
Ushtria amerikane IRAK- Në një operacion të përbashkët të forcave amerikane dhe irakiane janë vrarë 15 anëtar&...
Policia KOSOVË- Policia e Kosovës tha se pas mesnatës është hedhur një mjet shpërthyen në afërsi të objek...
PRAGË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim “konkret dhe të qartë...
KFOR KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më...
foto ilustruese SHBA- Një medikament i njohur, i përdorur për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe obezitetit mund të ngadal&e...