LIVE UPDATES
Bota

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka “dilema”

Duke folur gjatë ditës së dytë konferencës për siguri, Globsec, që po mbahet në Pragë, kryediplomati çek tha se po ashtu e pranoi se “ka shumë vështirësi dhe shumë disavantazhe” që aleatët të kenë të njëjtin mendim.

31 Gusht 2024, 14:33 Nga I.A
Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon
Jan Lipavsky

PRAGË- Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka insistuar se Ukraina ka të drejtë të mbrojë veten, përfshirë edhe përmes sulmeve në territorin rus. Kjo deklaratë vjen teksa po zhvillohet debati lidhur me kufizimet e vendosura nga Perëndimi sa i përket përdorimit të armëve, por Lipavsky e pranoi se aleatët e Pragës që e furnizojnë Ukrainën me armët më të sofistikuara përballen me “dilema strategjike”.

Duke folur gjatë ditës së dytë konferencës për siguri, Globsec, që po mbahet në Pragë, kryediplomati çek tha se po ashtu e pranoi se “ka shumë vështirësi dhe shumë disavantazhe” që aleatët të kenë të njëjtin mendim.

“Republika Çeke ka një qëndrim shumë të thjeshtë: Ukraina është viktimë e agresionit dhe sipas Kartës së OKB-së, agresori ka të drejtë të mbrojë veten”, tha Lipavsky për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo mbrojtje, logjikisht mund të kryhet edhe në territorin e agresorit. Kjo nënkupton se Republika Çeke nuk ka asnjë kufizim sa i përket sistemeve, armëve apo municioneve që furnizon ushtrinë ukrainase”, tha ai.

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, dhe shefi në largim i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, një ditë më parë u deklaruan kundër heqjes dorë nga kufizimet e vendosura se si Ukraina mund të përdorë armët që i janë dhuruar.

Me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, që thuhet se kanë vendosur kufizime të tilla, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vazhdimisht u ka bërë thirrje atyre dhe të tjerëve që të ndërmarrin “hapa vendimtarë” që Ukrainës t’i lejohet të shënjestrojë brenda teritorit të Rusisë me armët që ai ka ofruar Perëndimi.

Më herët gjatë këtij muaji, Ukraina nisi një ofensivë brenda territorit rus dhe Zelensky tha se Rusia “duhet të ndiejë at që ka bërë”.

“Në anën tjetër, tha Lipavsky, “le të jemi realist në atë se sistemet më të sofistikuara të armëve, që mund të kenë rreze të gjatë veprimi, apo thënë thjesht, këto furnizime nuk shkojnë nga Republika Çeke. Kjo nënkupton se ne nuk përballemi me dilema që kanë disa nga aleatët tanë”.

Sulmet ajrore ruse kanë dëmtuar infrastrukturën e energjisë dhe infrastrukturën tjetër të Ukrainës dhe kanë shkaktuar numër të madh të viktimave civile gjatë dy vjetëve e gjysmë luftë./REL

jan lipavsky

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet