LIVE UPDATES
Bota

'Nuk ka zgjedhje nëse nuk hiqen masat ndëshkuese'/ BE i përgjigjet kushtit të Bislimit: Të shpallen sa më shpejt, serbët mund të marrin pjesë

Kreu i ekipit negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në një deklaratë të bërë të hënën ka thënë se Kosova s’duhet të shpall zgjedhjet e reja në katër komunat në veri derisa Bashkimi Evropian nuk i heq masat ndaj Kosovës.

25 Korrik 2023, 12:40 Nga a.l
'Nuk ka zgjedhje nëse nuk hiqen masat ndëshkuese'/ BE i
Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- Një zëdhënës i Bashkimit Evropian në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Brukseli s’komenton deklarimet e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri dhe kushtëzimin që një gjë e tillë të ndodh nëse BE-ja heq masat ndaj Kosovës. Nga Brukseli zyrtar megjithatë kanë përsëritur se në deklaratën e 3 qershorit të 27 shteteve anëtare theksohet qartë që zgjedhjet duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jenë gjithëpërfshirëse. Ky zëdhënës i BE ka potencuar se serbët pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në një qëndrim të përbashkët të publikuar më 3 qershor kishin bërë të qartë hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë për de-eskalim në veri të vendit. Në këtë komunikatë zyrtare është thënë se BE pret që Kosova të veprojë për të de-përshkallëzuar situatën, duke pezulluar menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale, që kryetarët e rinj të kryejnë detyrat e përkohësisht në objekte alternative komunale dhe të shpallen sa më shpejt zgjedhjet në katër komunat në veri në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke specifikuar se presin që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje.

Refuzimi i Kosovës për të vepruar në përputhje me kërkesat e BE-së kishte bërë që Brukseli zyrtar të vendos edhe zyrtarisht masa ndaj Kosovës.

Kreu i ekipit negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në një deklaratë të bërë të hënën ka thënë se Kosova s’duhet të shpall zgjedhjet e reja në katër komunat në veri derisa Bashkimi Evropian nuk i heq masat ndaj Kosovës.

Lidhur më këtë kushtëzim të Qeverisë së Kosovës, në një përgjigje për Gazetën Express, një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë se nuk i komentojnë deklarimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe ka theksuar se në qëndrimin e 27 shteteve anëtare përcaktohet qartë që zgjedhjet e reja të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të jenë gjithëpërfshirëse në katër komunat.

Ky zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë për Gazetën Express se pritet që serbët lokalë të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Ne nuk komentojmë komentet. Ne, megjithatë, shfrytëzojmë rastin të ritheksojmë se BE-ja pret që palët t’i zbatojnë kërkesat e BE-së siç janë përshkruar në deklaratën e BE-së 27 nga 3 qershori 2023. Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat serbe të Kosovës në veri. Serbët e Kosovës pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje”, ka thënë për Gazetën Express ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Sa i përket masave dhe largimit të tyre, një zëdhënës i Bashkimit Evropian kur ia kishte konfirmuar Gazetës Express hyrjen në fuqi të tyre, kishte thënë se ato masa janë të përkohshme dhe mund të hiqen në varësi të veprime në terren dhe vendimet për de-eskalim që mund të merren nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti”, kanë thënë nga Brukseli për Gazetën Express më 1 korrik. 

Marrë nga Express

besnik bislimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj