LIVE UPDATES
Bota

"Nuk lejohet noti": Romët në Bullgari diskriminohen në pishina publike

Sikurse në secilin vend në Evropë, romët në Bullgari përballen me diskriminim. Nga rreth 700.000 sa janë – ndonëse shifra e saktë nuk dihet pasi shumica frikësohen të identifikohen hapur – shumica e romëve në Bullgari jetojnë me plot kufizime në shoqëri, dhe me raste, edhe në ambient armiqësor. Tani, kur pjesa më e madhe e Evropës përballet me temperatura rekorde, rastet e diskriminimit kundër romëve në pishina publike në Bullgari sa shkojnë e rriten, dhe për incidente të ngjashme është raportuar në disa qytete.

12 Gusht 2023, 09:55 Nga k.m.
"Nuk lejohet noti": Romët në Bullgari diskriminohen në
Arso Ganev

Për ta mposhtur të nxehtin, Arso Ganev e ka marrë familjen e tij dhe është nisur në një pishinë në vendlindjen e tij, Kistendil, në perëndim të Bullgarisë. Kur kanë arritur pasdite në hotelin me pishinë, të hapur për mysafirë dhe publikun, Ganev dhe vajza e tij i janë afruar një gruaje të re që ka punuar aty, për ta pyetur se në sa ora mbyllet vendi, me shpresën që do të mund të freskohen për pak.

“Ajo më ka thënë se është e hapur deri në orën 20:00, që i binte se kemi mjaftueshëm kohë për ta shfrytëzuar pishinën. Mirëpo më vonë një grua më në moshë është inkuadruar dhe ka thënë se 50 mysafirë i kanë në hotel dhe nuk mund të na lënë brenda,”- ka thënë Ganev.

Ndonëse ata janë bllokuar, personat tjerë kanë hyrë në pishinë pa u penguar nga askush. Duke menduar se atë ditë ka pasur probleme në menaxhim, Ganev ka pyetur nëse mund të shkojnë aty një ditë tjetër, mirëpo shpejt e kanë kuptuar se është e kotë.

Ai e ka kuptuar se bashkë me familjen do t’i ndalohet hyrja, pavarësisht se kur shkon. Ganev dyshon se krejt kjo lidhet vetëm pse janë romë.

“Komuniteti i romëve është dorëzuar ndaj diskriminimeve. Ata thonë se bizneset private mund të vendosin vetë se kush mund të hyjë e kush jo. Unë nuk pajtohem. Mendoj se sapo të hapet një biznes, ai duhet të jetë i qasshëm për të gjitha grupet etnike”, ka thënë Ganev, këshilltar për edukim, në disa përgjigje për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.

Sikurse në secilin vend në Evropë, romët në Bullgari përballen me diskriminim. Nga rreth 700.000 sa janë – ndonëse shifra e saktë nuk dihet pasi shumica frikësohen të identifikohen hapur – shumica e romëve në Bullgari jetojnë me plot kufizime në shoqëri, dhe me raste, edhe në ambient armiqësor. Tani, kur pjesa më e madhe e Evropës përballet me temperatura rekorde, rastet e diskriminimit kundër romëve në pishina publike në Bullgari sa shkojnë e rriten, dhe për incidente të ngjashme është raportuar në disa qytete.

Javën e kaluar, Ganev, në zemërim e sipër, e ka ndarë përvojën e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shpejt kanë reaguar edhe romë tjerë, të cilët kanë treguar eksperienca të ngjashme. Ognyan Isaev, aktivist në organizatën joqeveritare, Besimi për Alternativa Sociale, që u ndihmon grupeve të cenueshme të dalin nga varfëria, ka thënë se raste të tilla të diskriminimit kundër romëve janë raportuar edhe në një pishinë lokale në Bankia, në një paralagje të Sofjes. Në një postim në Facebook, Isaev ka thënë se një çifti i është ndaluar hyrja në kompleksin Aquabankya, ndonëse të tjerëve u është mundësuar hyrja, duke e shtyrë Isaevin të mendojë se vendi ka qenë vetëm për “njerëzit e bardhë”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar koment nga Aquabankya për këtë çështje por nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë, në disa postime në rrjetet sociale është kuptuar se çifti e ka takuar pronarin e pishinës dhe ai ka kërkuar falje. Pas incidentit në Bankia, Komisioni bullgar për Mbrojtje kundër Diskriminimit, ka thënë se është duke e hetuar rastin. Në disa komente për Radion Evropa e Lirë, Komisioni ka thënë se është duke e hetuar një incident të ngjashëm në një pishinë publike në Sliven, qytet më 120.000 banorë, rreth 300 kilometra në lindje të Sofjes. Vetëm më 2023, ky Komision ka hetuar dhe i ka konfirmuar disa raste të diskriminimit të tillë nëpër pishina në qytete të ndryshme të Bullgarisë.

Në Velingrad, qytezë me rreth 22.000 banorë në jug të Bullgarisë, një pishinë e ka mohuar se nuk i ka pranuar romët në kompleks, duke thënë se situata s’ka pasur të bëjë me racizmin, por me numrin e madh të njerëzve.

Më vonë, ajo e ka tërhequr deklaratën. Më 2021, një raportim i televizionit të pavarur bullgar Nova TV, e ka shpërfaqur diskriminimin që u është bërë romëve në një pishinë publike në Veliko Tarnovo, qytet historik me rreth 71.000 banorë, në qendër të Bullgarisë.

Më herët gjatë vitit, Komisioni bullgar për Mbrojtje kundër Diskriminimit, ka ardhur në përfundim se pishina ka bërë diskriminim dhe i ka vënë gjobë pronarit. Në të njëjtin raport janë përmendur edhe tri raste të ngjashme, që kanë ndodhur nëpër pishina tjera në Bullgari.

Sikurse Ganev, Danail Filipov, rom që jeton në Kisendil, po ashtu është përballur me diskriminim në një pishinë publike.

Filipov ka thënë se ai me familjen dhe miqtë janë dëbuar më 2018 nga një pishinë, pasi pronarët u kanë thënë se brenda po organizohet një festë private.

“I kam pyetur se pse ka rëndësi nëse është festa private, kur njerëzit afër nesh kanë mundur të hyjnë brenda”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka treguar se më pas është tensionuar situata mes Filipovit dhe pronarëve të pishinës. Kur policia është thirrur për të intervenuar, vetëm romët janë akuzuar Filipov ka folur edhe për pasojat e asaj përvoje.

“Fëmijët e mi janë traumatizuar”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk është përballur me racizëm të tillë në pjesët tjera.

“Ne jemi përballur me njerëz të ndryshëm, me qasje të ndryshme. Këtu në Kistendil po përballemi me një tjetër lloj të primitivizmit nga bashkëkombësit tanë bullgarë”, ka thënë ai.

Me gjithë këtë situatë, është shumë i familjarizuar Ganev. Ai i ka treguar Radios Evropa e Lirë se i ka ndodhur edhe që të përjashtohet nga klubet e natës dhe restorantet në Kistendil. 

“Për shkak të këtyre situatave, për vite kam tentuar të mos dal prej lagjes, dhe në rastet kur dilja, kam shkuar në restorantet e afërta”, ka thënë Ganev.

Daniela Mihailova, avokate që ka punuar në rastet e diskriminimit të romëve, ka thënë se bizneset në Bullgari e kanë sajuar një mënyrë për t’u mbrojtur nga akuzat për racizëm, kur romëve u ndalohet hyrja diku.

“Shumë biznese kanë dalë me rregulla të brendshme për ta mbrojtur veten. Shembull, ata ofrojnë kartela për konsumatorë të rregullt, i rezervojnë disa ulëse… këto janë gjithmonë vetëm arsyetime për të dalë nga situata”, ka thënë Mihailova për Radion Evropa e Lirë.

Për Filipovin dhe Ganevin, trajtimi i njerëzve në pishinë varet nga ngjyra e tyre e lëkurës.

“Kur një grup i romëve tenton të hyjë, asnjëri nuk lejohet. Kur ata kthehen ndaras më vonë, vetëm ata me ngjyrë më të bardhë të lëkurës, lejohen brenda”, ka thënë ai.

Luftimi i një racizmi të tillë në Bullgari është bërë edhe më i vështirë për shkak të mosgatishmërisë së shumë romëve për të folur hapur.

“Njerëzit nuk duan të flasin, ata janë të frikësuar. Janë të frikësuar të bëjnë ankesa zyrtare”, ka thënë Dora Petkova, sociologe e fokusuar në çështje të integrimit.

Sipas Petkovas, në atë frikë ka kontribuuar edhe mosveprimi i autoriteteve bullgare ndaj akteve të racizmit ndaj romëve.

“Mendoj se ka tensione gjithandej në shoqëri – gjuhë të urrejtjes dhe akte me bazë urrejtjen. Siç edhe mund ta shohim, kemi edhe akte anti-semite dhe homofobike. Të gjitha bëhen publikisht dhe pa asnjë ndëshkim”, ka thënë Petkova.

Megjithatë, ajo e ka përmendur se situata është përmirësuar pak, prej kur Bullgaria është anëtarësuar në Bashkimin Evropian më 2007. Një raport i publikuar së fundi nga Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Jotolerancës, ka treguar se “Bullgaria ka shënuar përparim prej vitit 2014 në luftim të jotolerancës, e ka luftuar antisemitizmin, e ka promovuar integrimin e romëve dhe i ka mbështetur refugjatët”. Megjithatë, në raport është përmendur se “urrejtja dhe paragjykimi ndaj komunitetit LGBT dhe romëve, është i vazhdueshëm dhe duhet të adresohet”.

Avokatja Mihailova ka thënë se ka raste kur komuniteti rom është duke iu adresuar Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, me seli në Strasburg, në kërkim të drejtësisë. Në tetor të vitit 2022, kjo gjykatë e ka urdhëruar Bullgarinë t’iu paguajë kompensim 56 romëve, të cilët janë dëbuar më 2019 nga një fshat afër Plovdivit, për shkak të racizmit.

Por, në përgjithësi Ganev beson se romët duhet mësojnë nga njëri-tjetri se si të mbrohen.

“Po tentoj ta krijoj një refleks brenda komunitetit rom. Sepse nëse ne nuk i mbrojmë të drejtat tona, nuk do të mund të mbijetojmë”./REL

arso ganev bullgari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj