Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Së paku 1 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Havai ka vendosur të ngrijë çmimet për të gjitha mallrat në këtë ishull. Ngrirja e çmimeve do të thotë se mallrat duhet të shiten më të njëjtin çmim që shiteshin para situatës emergjente.
SHBA- Ka shkuar në 55 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në ishullin Maui, në shtetin e Havait ndërsa zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave pritet të rritet.
Së paku 1 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Havai ka vendosur të ngrijë çmimet për të gjitha mallrat në këtë ishull. Ngrirja e çmimeve do të thotë se mallrat duhet të shiten më të njëjtin çmim që shiteshin para situatës emergjente.
Masa pritet të jetë në fuqi së paku deri në fund të muajit, dhe përfshin prodhime si ushqimi, uji, akulli, benzina, bateritë, gjeneratorët, materialet e ndërtimit dhe furnizimet mjekësore.
Zyrtarët thonë se do të duhen vite dhe miliarda dollarë që ishulli Havai të ringrihet pas shkatërrimit nga zjarret që prekën anën perëndimore të ishullit. Qyteti turistik historik i Mauit, Lahaina, është bërë kryesisht hi.
Guvernatori Josh Green tha, pasi pa nga afër situatën, se Lahaina “është zhdukur tragjikisht”. Ai tha se “kur të shihni shkallën e plotë të shkatërrimit në Lahaina, do të tronditeni. Duket sikur ka shpërthyer një bombë.”
Guvernatori Green u bëri thirrje pronarëve të hoteleve dhe pronarëve të shtëpive që të strehojnë disa nga banorët të cilëve zjarri u shkrumboi gjithçka.
Ekipet e emergjencës në Lahaina po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar njerëzit që vdiqën në flakë, tha të enjten kryetari i bashkisë Maui, Richard Bissen.
Ai iu lut banorëve që nuk patën dëme në shtëpi nga zjarret, që të mos kthehen atje derisa derisa “të gjenden ata që humbën jetën”.
Tiffany Kidder Winn, një pronare biznesi në Lahaina, i tha agjencisë Associated Press se Lahaina “dukej si një zonë lufte, thjesht totalisht e shkatërruar”.
Personaliteti i njohur televiziv Oprah Winfrey, banore e ishulli Maui, vizitoi të enjten një qendër evakuimi në anën veriore të ishullit, ku shpërndau jastëkë, shampo, pelena dhe çarçafë.
Ajo tha se kishte qenë atje më parë për t’i pyetur të evakuuarit se për çfarë kishin nevojë. Zyrtarët thonë se zjarret në Maui pritet të jenë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e Havait, që nga një cunami i vitit 1961 që vrau 61 njerëz./VOA
Dmitry Medvedev Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev shprehet se kapitullimi i Ukrainës hap rrugën ...
Rusi RUSI- Shërbimet ukrainase kanë vënë në pranga një shtetase ruse pasi u akuzua se i kishte dhënë informacion FS...
Foto ilustruese RUSI- Shërbimi i përmbarimit gjyqësor i Rusisë ka filluar t’ua falë të gjitha borxhet ish të burgo...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shkarkuar të gjithë zyrtarët përgjeg...
Mianmar SHBA- Një varkë që transportonte emigrantë është mbytur në Rakhine të Mianmarit. Sipas mediave të huaj...
foto ilustruese SERBI- Lëkundje të forta tërmeti janë raportuar në Serbi pasditen e kësaj të premteje. Tërmet ishte...
Foto ilustruese KINË- Kina është goditur nga disa vërshime shkatërruese në javët e fundit, duke shkaktuar vdekje dhe d&e...
Donald Trump SHBA- Gjykatësja federale Tanya Chutkan i dha përgjithësisht të drejtë avokatëve të ish presiden...
Foto ilustruese Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Kiev mëngjesin e sotëm. Kryebashkiaku i kryeyqytetit Vitali Klitschko u ki...
Emmerson Mnangagwa Presidenti i Zimbabwe, Emmerson Mnangagwa u kërkon votuesve të tij një fitore dërrmuese përpara...