LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë është skema e “qyteteve sfungjerë” në Kinë?

Kjo situatë i ka ngjallur dilemat nëse është duke pasur efekt iniciativa e vitit 2015 me “qytetet sfungjerë”, të cilat mëtojnë të zvogëlojnë rrezikun nga vërshimet në zonat urbane.

11 Gusht 2023, 19:24 Nga a.l
Analiza e REL: Çfarë është skema e “qyteteve
Foto ilustruese

KINË- Kina është goditur nga disa vërshime shkatërruese në javët e fundit, duke shkaktuar vdekje dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Kjo situatë i ka ngjallur dilemat nëse është duke pasur efekt iniciativa e vitit 2015 me “qytetet sfungjerë”, të cilat mëtojnë të zvogëlojnë rrezikun nga vërshimet në zonat urbane.

Iniciativa është lansuar për të rritur qëndrueshmërinë në qytetet e mëdha dhe për ta përdorur më mirë ujin e shiut përmes qasjeve arkitekturore dhe inxhinierike.
Megjithatë, qytetet në Kinë vazhdojnë të jenë shumë të cenueshme ndaj shirave të rrëmbyeshëm.

Vetëm në muajin korrik, vërshimet dhe katastrofat gjeologjike kanë shkaktuar 142 vdekje, i kanë shkatërruar 2.300 shtëpi dhe kanë shkaktuar humbje direkte ekonomike prej 2.19 miliardë dollarëve, ka thënë Ministria për Emergjenca e Kinës.

Pse është lansuar skema e “qyteteve sfungjerë”?

Kina ka tentuar vazhdimisht ta përmirësojë mënyrën se si përballet me mot ekstrem, për t’i bërë qytetet të banueshme dhe më pak të cenueshme ndaj vërshimeve dhe thatësisë. Iniciativa “qytet sfungjer” është dizajnuar për t’i aplikuar më shumë “zgjedhjet me bazë në natyrë”, për ta shpërndarë më mirë ujin dhe për ta përmirësuar akumulimin dhe kanalet e kullimit.

Iniciativa ka nënkuptuar përdorimin e asfaltit të depërtueshëm, ndërtimin e kanaleve të reja dhe përmirësimin e ligatinave, me qëllim të rregullimit të ambientit urban.

Mirëpo, urbanizimi në Kinë ka nënkuptuar se në rajone të mëdha ka beton të papërshkrueshëm nga uji, sidomos afër lumenjve që shpesh janë përmbytur.

Duke marrë parasysh edhe sasinë më të madhe sesa duhet nëpër ligatina, përhapja e ujit ku nuk duhet, ka qenë e pashmangshme.

Sipas të dhënave të vitit 2018, 641 prej 654 qyteteve të vogla dhe të mesme në Kinë janë të cenueshme nga vërshimet, dhe 180 prej tyre regjistrojnë kërcënim nga vërshimet çdo vit.

Çfarë është bërë deri më tani?

Studimet kanë treguar se shumë prej iniciativave lokale të testuara, kanë pasur efekt pozitiv, duke përfshirë aty çatitë e gjelbra dhe ristrukturimin e oborreve për t’i zvogëluar rrjedhjet.

Mirëpo, faza e implementimit ka çaluar. Një total prej 30 qytetesh janë përzgjedhur më 2015 dhe 2016 për ta testuar skemën.

Por, vitin e kaluar, vetëm 64 prej 654 qyteteve kineze e kanë ndryshuar legjislacionin për ta zbatuar skemën e “qytetit sfungjer”, kanë thënë hulumtuesit.

Sipas tyre, Qeveria ka ndarë “vëmendje minimale” për realizim të skemës, ndonëse ka bërë thirrje për hartim të legjislacionit kombëtar, sa më shpejt që është e mundur.

Cilat janë kufizimet e “qyteteve sfungjerë”?

Edhe nëse zbatohen të gjitha masat e përcaktuara për “qytetet sfungjerë”, ato prapëseprapë nuk do të mund t’i parandalonin fatkeqësitë natyrore të këtij viti. Zhengzhou në provincën Henan, ka qenë një prej vendeve më entuziaste për jetësim të skemës, duke i ndarë më shumë se 8 milionë dollarë për programin në periudhën 2016-2021.

Megjithatë, qyteti nuk ka arritur t’i kontrollojë shirat më të rrëmbyeshëm ndonjëherë, të regjistruar më 2021. Ekspertët besojnë se infrastruktura e “qytetit sfungjer” mund të përballojë vetëm rreth 200 milimetra të shiut në ditë.

Kur stuhitë e kanë goditur Pekinin në fund të korrikut, në një pjesë të qytetit reshjet kanë shkuar në 745 milimetra brenda tri ditëve e gjysmë.

Në korrik të vitit 2021, Zhengzhou ka regjistruar reshje përtej 200 milimetrave brenda vetëm një ore. Për më shumë, autoritetet janë duke u vënë në lojë edhe nga ndryshimet klimatike. Shirat e këtij viti i kanë goditur rajonet veriore, ku zhvillimi i “qyteteve sfungjerë” ka qenë më i vogël./REL

kine

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë