LIVE UPDATES
Bota

Nuk u takua me zyrtarët më të lartë shtetërore në Beograd/ Raportuesi i PE-së për Serbinë: Vuçiç fajtor për dështimin!

Picula shkoi në Beograd pasi që më 20 shkurt, në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u prezantua draft-raporti, i cili u përball me kritika nga autoritetet serbe.

3 Mars 2025, 13:08 Nga M.B
Nuk u takua me zyrtarët më të lartë shtetërore në
Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula.

BEOGRAD- Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, pas vizitës së tij në Beograd, gjatë së cilës nuk u takua me zyrtarët më të lartë shtetërore, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte planifikuar një gjë të tillë.

“Vendimin që kontaktet e drejtpërdrejta me mua, në emër të pushtetit, të reduktohen ekskluzivisht në bisedime në Kuvendin Popullor dhe në Ministrinë për Integrime Evropiane e mori, natyrisht, presidenti Vuçiç, pasi vetëm ai vendos për lëvizje të tilla,” konfirmoi Picula për Radio Evropa e Lirë.

Picula shkoi në Beograd pasi që më 20 shkurt, në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u prezantua draft-raporti, i cili u përball me kritika nga autoritetet serbe. Takimin me raportuesin për Serbinë e refuzoi Vuçiç, i cili e quajti Piculën “gënjeshtar”. Përveç Vuçiç, takimin e refuzoi edhe kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiç– Serbia nuk duhet të ndalet” në Kuvendin e Serbisë, Milenko Jovanov. Picula pretendon se qëndrimi negativ i qeverisë ndaj draft-raportit për situatën në vend ishte promovuar që para mbërritjes së tij.

“Nga ana tjetër, nuk do të ishte e drejtë të reduktohej kuptimi dhe rezultatet e qëndrimit tim në Serbi vetëm në takimet që nuk pata me presidentin e shtetit, kryeministren në detyrë dhe ministrin e Punëve të Jashtme”, tha Tonino Picula.

Gjatë qëndrimit të tij në Serbi, ndodhi gjithashtu një aksion policor në ambientet e disa organizatave joqeveritare në Beograd. Picula konfirmon se edhe ky element, së bashku me të gjitha përshtypjet nga vizita, do të përfshihen në vijimin e punës për raportin mbi gjendjen në Serbi. Ai vlerësoi se misioni katërditor në kapacitetin e raportuesit të përhershëm të Parlamentit Evropian për Serbinë ka treguar se nuk do të jetë e mundur të kapërcehen lehtësisht dallimet në vlerësimet për situatën në vend mes tij dhe përfaqësuesve të pushtetit me të cilët nuk pati mundësinë të bisedojë.

“Ngjarjet më të rëndësishme në Serbi prej muajsh janë protestat masive të udhëhequra nga studentët, të cilët po bllokojnë institucionet arsimore. Protestat janë përhapur pothuajse në të gjithë vendin. Sipas mendimit tim, bëhet fjalë për një presion të përgjithshëm shoqëror mbi politikën, me qëllim çlirimin e institucioneve të shtetit nga gjithçka që i ka bllokuar për vite me radhë”, thekson Picula.

Sipas tij, zhvillimet e ardhshme do të varen nga marrëdhëniet mes katër faktorëve që ai i konsideron më me ndikim: pushtetit, i cili nuk po arrin t’i shpërndajë protestat; opozitës institucionale, e cila nuk i drejton zhvillimet; komunitetit ndërkombëtar, që kryesisht po mban distancë; dhe studentëve, të cilët kanë një bazë të gjerë legjitimiteti, por ende nuk kanë zgjeruar listën e kërkesave përtej atyre fillestare.

Studentët, të cilët nga fundi i nëntorit kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete në të gjithë vendin, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024 u rrëzua çatia e Stacionit Hekurudhor, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave.

Studentët kërkojnë gjithashtu ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmet ndaj tyre dhe qytetarëve të tjerë gjatë protestave. Pushteti, i udhëhequr nga presidenti Vuçiç, pretendon se në Serbi po tentohet një “revolucion me ngjyra” dhe këmbëngul se kërkesat e studentëve janë plotësuar. Studentët dhe opinioni akademik i hedhin poshtë këto pretendime./ REL

pe serbia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj