LIVE UPDATES
Bota

Fitoi zgjedhjet, Merz shpreh dëshirën "e guximshme": Dua të ftoj Netanyahun në Gjermani pavarësisht urdhër-arrestit nga Gjykata Ndërkombëtare

Friedrich Merz dëshiron si kancelar të gjejë "mënyra dhe mjete" që Benjamin Netanjahu të vizitojë Gjermaninë. Kjo kur Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka lëshuar një urdhër arresti për kryeministrin izraelit.

3 Mars 2025, 08:14 Nga M.B
Fitoi zgjedhjet, Merz shpreh dëshirën "e guximshme": Dua
Friedrich Merz takohet me Benjamin Netanjahu

GJERMANI- Të hënën, pas fitores së zgjedhjeve parlamentare, kryetari i CDU-së Friedrich Merz ishte në humor shumë të mirë para gazetarëve në selinë e partisë në Berlin. Merzi pritet të bëhet kancelari i ri federal, ndoshta me SPD-në si partner koalicioni. Ndaj 69-vjeçari ka marrë urime të shumta nga mbrëmja e së dielës dhe gjatë natës, siç ka treguar. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ishte mes atyre që e uruan. Merzi foli për një bisedë të gjatë telefonike dhe shtoi se e kishte marrë në telefon Netanjahu. Dhe pikërisht atëherë Merzi shqiptoi një fjali, e cila që atëherë ka shkaktuar njëfarë eksitimi në politikën gjermane.

Në rast se Netanjahu planifikon një vizitë në Gjermani, "...i premtova gjithashtu se do të gjenim mënyra për ta lejuar atë të vizitojë Gjermaninë dhe të largohet pa u arrestuar në Gjermani". Dhe Merzi vazhdoi: "Unë e konsideroj një ide krejtësisht absurde që një kryeministër izraelit të mos lejohet të vizitojë Republikën Federale të Gjermanisë".

Urdhër-arrestet e Gjykatës duhet të zbatohen

Përfaqësuesit e partive të tjera politike të përfaqësuara në Bundestag shprehën zemërim. Në fakt, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë, Holandë, lëshoi ​​një urdhër arresti nëntorin e kaluar kundër Netanjahut dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes Joav Gallant.

Akuza kundër të dyve: ka arsye të mjaftueshme për të besuar se ata ishin bashkëfajtorë në krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës duke zhvilluar luftën në Rripin e Gazës. Haga kishte lëshuar gjithashtu një urdhër arresti për liderin ushtarak të organizatës terroriste palestineze Hamas, Mohammed Deif, i cili u vra më vonë në një sulm ajror izraelit.

Për SPD-në, e cila po përgatitet të krijojë një koalicion me partitë CDU/CSU nën udhëheqjen e Merzit, eksperti i politikës së jashtme Nils Schmidt tha për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve (ICC): "Ne respektojmë procedurat e saj si dhe vendimet e organeve të saj. Kjo vlen pa përjashtim."

Megjithatë, Schmidi i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se diplomacia e zgjuar kërkon që qeveria "të gjejë mënyra e rrugë të përshtatshme për të vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me qeverinë izraelite në të ardhmen". Me fjalë të tjera, takimet me Netanjahun duhet të bëhen diku tjetër, jo në Gjermani.

Gjermania është një nga 125 shtetet nënshkruese

Sepse: Republika Federale konsiderohet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, shkurt ICC, e cila e nisi veprimtarinë e saj në korrik 2002 dhe ka 125 shtete anëtare. Megjithatë, shtete të rëndësishme globale si SHBA dhe Rusia nuk janë pjesë e saj. Dhe as Izraeli.

E rëndësishme në rastin aktual: Gjykata nuk ka mundësi t'i ekzekutojë vetë urdhër-arrestet. Por shtetet e saj anëtare – përfshirë Gjermaninë – janë zyrtarisht të detyruara të arrestojnë personat e kërkuar nëse gjenden në territorin e tyre. Pra, nëse Netanjahu do të vinte në Gjermani, atë duhet ta arrestojnë. Merzi nuk e specifikoi se çfarë "mjete e rrugë" mund të ketë për të shmangur një arrestim të tillë.

Qeveria izraelite: "Vendim skandaloz”

Netanjahu, gjithsesi, e shfrytëzoi bisedën me Merzin për të sqaruar edhe një herë këndvështrimin e tij. Qeveria izraelite tha se ftesa e Merzit ishte bërë "në kundërshtim të hapur ndaj vendimit skandaloz të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ta kategorizuar kryeministrin si kriminel lufte".

Muajt ​​e fundit, qeveria gjermane ende në pushtet u përpoq ta anashkalonte në mënyrë elegante këtë çështje delikate. Pas shpalljes së urdhërarresteve në nëntor, zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit foli hapur për dilemën e Gjermanisë:

"Nga njëra anë është rëndësia e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, të cilën ne e mbështesim fuqishëm. Dhe nga ana tjetër, është përgjegjësia historike. Unë prirem të them se e kam të vështirë të përfytyroj se si do të kryenim arrestime në Gjermani mbi këtë bazë".

Vizita e fundit e Netanjahut në Berlin ishte dy vjet më parë

Sepse edhe pa fiksim në ligj në Gjermani ekziston diçka që përcaktohet si kauz shtetërore për të mbrojtur gjithmonë dhe kudo të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Por a vlen kjo edhe për kreun përkatës të qeverisë izraelite? Qeveria e udhëhequr nga Olaf Scholz ishte në çdo rast dukshëm e kënaqur që nuk parashikohej një vizitë e Netanjahut në Gjermani. Në fakt, vizita e fundit e kryeministrit izraelit në Berlin për bisedime politike ishte në mars të vitit 2023, pra më shumë se gjashtë muaj para sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Ashtu si edhe me rreth dhjetë shtete të tjera, Gjermania mban "konsultime qeveritare" me Izraelin, d.m.th. takime të kabineteve të plota të të dyja palëve. Kjo synon të nxjerrë në pah marrëdhëniet e veçanta dypalëshe. Në vitin 2008, një takim i tillë u zhvillua për herë të parë në Jeruzalem nën kancelaren e atëhershme Angela Merkel (CDU), dhe në tetor 2018 ishte takimi i fundit.

Ambos: "Kjo vë në pikëpyetje ndarjen e pushteteve”

Në blogun e tij, specialisti i shquar i së drejtës ndërkombëtare Kai Ambos i Universitetit të Göttingen-it shpjegon se qeveria nuk ka hapësirë interpretimi po të vijë Netanjahu në Gjermani. Gjykatat dhe autoritetet gjermane do të detyroheshin ta dorëzonin një person që është subjekt i një urdhri arresti. Kjo sipas tij është çështje e drejtësisë, jo e politikës".

Ambosi vazhdon: "Nëse kryeministri izraelit Netanyahu do të udhëtonte faktikisht në Gjermani, kjo jo vetëm që do të provokonte një konflikt - krejtësisht të panevojshëm -me GJNK-në, por do të vinte në pikëpyetje edhe ndarjen e pushteteve në nivel kombëtar. Sepse për të parandaluar arrestimin e Netanjahut, ekzekutivi - si në nivel federal ashtu edhe në atë të landeve federale - do të duhej të ndërhynte në mënyrë masive në procedurën e dorëzimit dhe në këtë mënyrë në pavarësinë e gjyqësorit.

Orbani e ftoi Netanjahun në mënyrë demonstrative

A i tha Merzi i tha fjalët e tij lehtë, në gëzimin e suksesit elektoral? Që në fushatën zgjedhore përpara, Merz kishte përsëritur se kryeministri izraelit nuk do të arrestohej në Gjermani nëse do të bëhej kancelar. Ngjashëm tingëlloi nëntorin e kaluar pas shpalljes së urdhër-arrestit edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, duke e ftuar në mënyrë demonstrative Netanjahun në Budapest./ DW

gjermanaia izraeli

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër