LIVE UPDATES
Bota

Numri i faqeve me lajme të rreme në internet në SHBA, më shumë se faqet e mediave legjitime

Puna kërkimore e organizatës NewsGuard që mbikëqyr dezinformimin, tregon se ka një rritje të faqeve të njohura për qarkullimin e përmbajtjes me cilësi të ulët ose të dezinformimit.

21 Qershor 2024, 07:29 Nga M.B
Numri i faqeve me lajme të rreme në internet në SHBA, më
Foto ilustruese

SHBA- Numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, të kamufluara si faqe lajmesh, tashmë ua kalon numrit të faqeve legjitime të mediave vendase, ndërsa Rusia po luan rolin e saj për shtimin e tyre, thonë analistët e mediave. Puna kërkimore e organizatës NewsGuard që mbikëqyr dezinformimin, tregon se ka një rritje të faqeve të njohura për qarkullimin e përmbajtjes me cilësi të ulët ose të dezinformimit.

Këto faqe interneti krijohen zakonisht nga entitete të njëanshme, ose ato që prodhojnë përmbajtje të krijuar me qëllim tërheqjen e lexuesve drejt materialeve të paguara që sjellin fitim, thotë NewsGuard. Sipas kësaj organizate mbikëqyrëse, përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ka mundësuar shtimin e faqeve të tilla.

Redaktorja në organizatën NewsGuard për çështjet e inteligjencës artificiale dhe influencës së huaj, McKenzie Sadeghi, i tha Zërit të Amerikës se shifrat e rritura janë një zhvillim i zymtë që mund të përbëjë rrezik për lirinë e shtypit dhe për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kjo kontribuon më tej për rënien e besimit tek mediat në internet, thotë ajo.

“Numri i këtyre faqeve është rritur, po kështu edhe për nga përmasat, gama dhe sofistikimi”, tha zonja Sadeghi. “Numri që regjistrohet tashmë, prej 1265 faqesh, ia tejkalon numrit të gazetave të përditshme në Shtetet e Bashkuara. Kjo është alarmuese”.

Sipas një tjetër projekti, Iniciativës Medill për Lajmet Lokale, pjesë e Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit Northwestern, numri i faqeve legjitime të lajmeve lokale në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët historik, në 1213.

“Kemi një përshpejtim të humbjes së organizatave lokale të lajmeve në mbarë vendin”, tha Tim Franklin, drejtor i këtij projekti. “Mbi gjysma e qarqeve në Shtetet e Bashkuara janë tashmë si shkretëtira pa lajme, ose kanë vetëm qasje të kufizuar tek lajmet vendase”.

Të mbiquajturat “shkretërirat e lajmeve” janë zona të gjera gjeografike ku komunitetet kanë pak ose aspak qasje tek informacioni. Dy ndër faktorët që kontribuojnë për këtë rënie janë pakësimi i fitimeve dhe i audiencave.

“Mendoj se aktorë të tillë cinikë që menaxhojnë këto operacione e kuptojnë se po ndodh kolapsi i modelit të biznesit të mediave lokale të lajmeve në mbarë vendin”, tha zoti Franklin.

“Do të përpiqen të zënë boshllëkun e krijuar nga humbja e faqeve legjitime lokale”, shtoi ai. “Mendoj se do të goditemi nga një cunami keqinformimi dhe dezinformimi”.

Zonja Sadeghi tha se mbi 150 faqe të mbështetura nga Rusia po kontribuojnë për shumëfishimin e lajmeve të rreme.

“Këto faqe mbështeten së tepërmi tek inteligjenca artificiale për të prodhuar materialet e tyre”, tha zonja Sadeghi. “Për gjithçka, deri tek teksti, imazhet dhe logot. Ato përhapen gjerësisht në mediat sociale dhe njerëzit janë mashtruar duke menduar se janë publikime normale dhe të besuara vendase”.

Një ndër lojtarët kryesorë për faqet e mbështetura nga Rusia, thotë organizata NewsGuard, është John Mark Dougan, ish-zëvendës sherifi nga Florida që u largua për në Moskë në vitin 2016 për t’i shpëtuar akuzave penale në Shtetet e Bashkuara. Organizata NewsGuard thotë se të 167-të faqet e rrjetit rus, duket se janë të lidhura me zotin Dougan.

Sipas NewsGuard, zoti Dougan jeton nën mbrojtjen e Kremlinit dhe propagandon faqe të rreme lajmesh amerikane, me emra si DC Weekly dhe Boston Times. Qendra për analizimin e mediave në Universitetin Clemson arriti t’ia atribuojë autorësinë e faqes DCWeekly.org zotit Dougan në Moskë, duke gjurmuar adresën IP të kompjuterit të tij. Kjo qendër gjithashtu thotë se faqja në fjalë me të gjitha gjasat mbështetet nga qeveria ruse. Organizata NewsGuard thotë se kur e pyeti zotin Dougan për faqet e internetit, ai mohoi të jetë i përfshirë.

“Kjo skemë ruse për pastrimin e lajmeve mund të jetë një shembull se si do të zhvillohen në të ardhmen operacionet e influencimit”, shkruhet në një raport të vitit 2023 të Qendrës për mediat e Universitetit Clemson.

“Inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e tjera dixhitale u mundësojnë po këtyre aktorëve keqdashës të krijojnë sisteme dhe organizata false, publikime të tëra, të cilat nëse nuk shqyrtohen me imtësi, duket se mund të ofrojnë besueshmëri edhe për versionet më absurde”, thuhet në raport.

Zoti Franklin beson se shtimi i këtyre faqeve me lajme false ka të bëjë me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

“Mund të kemi një përzierje toksike keqinformimi dhe dezinformimi në vjeshtë”, tha ai. “Dhe në një volum që nuk është parë ndonjëherë dhe kjo më jep shqetësim të madh për zgjedhjet këtë vjeshtë”.

Sadeghi gjithashtu mendon se qëllimi i vetëm i këtyre faqeve të reja është që të influencojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

“Për herë të fundit që patën rritje, ishte për zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022”, tha zonja Sadeghi. “Shumohen sërish gjatë viteve zgjedhore dhe rriten në përmasa dhe gamë, për të influencuar votuesit dhe për të fuqizuar kandidatë”./ VOA

fake news

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj