LIVE UPDATES
Bota

Nusja dhe dhëndri arratisen nga dasma luksoze në Itali, pa paguar faturën prej 8800 eurosh

Nusja një 25 vjeçare dhe dhëndri, 40 vjeç biznesmen në fushën e ndërtimit vendosën që të celebronin dashurinë e tyre në Frosinone, në juglindje të Romës.

3 Tetor 2023, 16:01 Nga h.k

Nusja dhe dhëndri arratisen nga dasma luksoze në Itali, pa paguar

ITALI-Një çift që kishte vendosur ta zhvillonte ceremoninë e martesës në Itali me 80 të ftuar është larguar nga restoranti që i kishte organizuar banketin pa paguar faturën prej 8800 eurosh. Nusja një 25 vjeçare dhe dhëndri, 40 vjeç biznesmen në fushën e ndërtimit vendosën që të celebronin dashurinë e tyre në Frosinone, në juglindje të Romës. Restoranti kishte organizuar një banket për 80 të ftuar por kur pronari  Enzo Fabrizi shkoi për t’i dërguar faturën e shpenzimeve kuptoi që çifti jo vetëm që ishte larguar nga qyteti por ishte arratisur nga vendi bashkë me familjarët e ngushtë. Pronari ka bërë denoncimin në polici e cila është vënë në ndjekje të çiftit që e nis jetën bashkëshortore me një borxh prej 8000 eurosh dhe një akuzë për mashtrim.

Dasma u mbajt më 24 shtator dhe sipas mediave italiane gjithçka ishte organizuar disa muaj përpara ditës së dasmës.  Nusja dhe dhëndri, së bashku me prindërit e dhëndrit, kishin vizituar restorantin “La Rotonda” shtatë muaj para ditës së madhe, duke shijuar menytë e ndryshme që ofroheshin. Ata kishin paguar paradhënie 3,300 euro dhe ranë dakord të paguanin faturën përfundimtare  e cila arriti në 8,800 euro pas dasmës.

“Fillimisht gjithçka shkoi sipas planit; çifti shkëmbeu betimet e lumtura para miqve dhe familjes së tyre në një ceremoni civile, të drejtuar nga një prift i ardhur nga Gjermania”, tha pronari.

Të 80 të ftuarit shijuan menynë e peshkut dhe pijet, duke mos i lënë stafit të restorantit asnjë arsye për të besuar se nuk do të paguhej për shërbimin e ofruar. Mirëpo, mediat italiane raportojnë se dhëndri nuk ka paguar të nesërmen e dasmës siç kishte rënë dakord me pronarin dhe kur erdhi afati zyrtar të porsamartuarit nuk u panë askund. Pronari, Enzo Fabrizi, priti që dhëndri të shfaqej në lokal deri në orët e vona të mbrëmjes, madje u përpoq ta telefononte por nuk mori përgjigje.-thuhet për Corriere DellaSera. 

Ai madje mundi të gjurmonte edhe prindërit e dhëndrit, të cilët kishin qenë në seancën e degustimit në fillim të vitit, por nuk kishte asnjë përgjigje as prej tyre.Kjo e shtyu atë të kontaktonte policinë lokale, e cila mundi të gjurmonte lëvizjet e çiftit pas dasmës. Sipas policisë çifti kishte udhëtuar me makinë për në Romë dhe kishte fluturuar në Frankfurt, Gjermani menjëherë pas festës.

“Kjo nuk më ka ndodhur kurrë në shumë vite biznes, më së shumti dikush ka paguar më vonë, por kurrë që bashkëshortët të zhdukeshin pa paguar faturën e banketit të dasmës”, i tha pronari Enzo Fabrizi gazetës Corriere Della Sera .

Ai u tha gazetarëve se me dhëndrin e kishte prezantuar një mik që e njihte prej 20 vitesh, i cili i kishte dhënë siguri. “Kam besuar sepse miku im e ka mbajtur gjithmonë fjalën. Më qetësoi duke thënë se babai i nuses punon në një bankë në Gjermani. Me pak fjalë, është një familje e pasur.” Pronari i restorantit i tha Corriere Della Sera se ai është i vendosur të rikuperojë paratë që i detyrohen për banketin bujar.

“Nuk do t’i jap paqe derisa të ketë paguar çdo qindarkë. Kam 40 vjet që punoj dhe nuk më ka ndodhur kurrë një fatkeqësi si kjo. Avokati im do të kujdeset për çështjen dhe shpresoj që sapo të shkelë sërish në Itali, t’i hiqet menjëherë pasaporta. Dhe të mendosh se më tha se do të kishte bakshishe edhe për kamarierët”, tha ai.

mashtrim ne itali nusja dhe dhendri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj