3 Tetor 2023, 13:34
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës është ende duke kryer hetime në zonën malore të Banjskës, ku më 24 shtator janë sulmuar pjesëtarë të këtij institucioni. Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në operacionin e së martës, Policia, përfshirë njësitin special, është në kërkim të armëve.
Megjithatë, ai ka njoftuar se kontrollet e shtëpive në atë zonë nuk janë pjesë e operacionit.
“Sapo i kemi tërhequr njësitet speciale nga Banjska, do të thotë niveli i rrezikut ulet, por na duheshin më shumë njerëz. Nuk është e pazakontë. Po mundohemi ta çojmë aksionin deri në fund, por varet nëse do të gjendet diçka”, ka thënë Elshani për Radion Evropa e Lirë.
Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit në këtë zonë edhe më 30 shtator. Në mesin e pajisjeve të gjetura janë përmendur: raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jelekë anti-plumb.
FotogaleriNga fishekët deri tek autoblindat - Policia shfaq armatimin që gjeti në veri
Pas sulmit të 24 shtatorit, zyrtarët policorë kanë ekspozuar edhe granatahedhës, pushkë të shumta automatike, pushkë snajper, automjete ushtarake, eksplozivë, detonatorë, të cilat i kanë gjetur në operacionet e kërkimit në këtë fshat në veri të Kosovës.
Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai gjendet në “Serbinë qendrore” dhe autoritetet atje e kanë marrë në pyetje "në cilësinë e qytetarit".
Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo autoritetet në Beograd e kanë hedhur poshtë këtë akuzë.
Sulmi ndaj Policisë në Banjskë është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e sulmuesve me drejtësinë.
tensionet në veri të kosovës
Bota
3 Tetor 2023, 13:15
r.ll
Ramzan Kadyrov dhe Aishat Kadyrov
RUSI- Ramzan Kadyrov, i njohur për sundimin e tij autoritar në rajonin rus të Kaukazit të Veriut t&eu...
Bota
3 Tetor 2023, 13:03
r.ll
foto nga vendngjarja
TAJLANDË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një qendër tregtare në qendër t...
Bota
3 Tetor 2023, 12:40
r.ll
foto ilustruese
TURQI- Policia i ka ndaluar të paktën 67 persona të martën në Turqi, teksa e kryen një aksion për t&rsqu...
Bota
3 Tetor 2023, 12:19
r.ll
foto ilustruese
SUEDI- Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur që Çmimin Nobel për Fizikë t’ua ndajë shke...
Bota
3 Tetor 2023, 12:07
r.ll
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se sipas informatave të autoriteteve të Kosovës sh...
Bota
3 Tetor 2023, 10:15
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Pas tensioneve në veri të Kosovës, liderët e Luginës së Preshevës shprehën frikën se mu...
Bota
3 Tetor 2023, 10:07
A.B
KFOR
KOSOVË- KFOR-i do shtojë praninë e forcave dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në veri.
...
Bota
3 Tetor 2023, 09:26
A.B
Familja
BRITANI E MADHE- Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike është vendosur në shënjestër të një sulmi ki...
Bota
3 Tetor 2023, 08:51
A.B
Doug Larsen dhe familja
SHBA-Senatori amerikan, Doug Larsen, së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tyre kanë ndërruar je...
Bota
3 Tetor 2023, 08:49
A.B
Frank Walter Steinmeier
GJERMANI- Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier u shpreh në “Tagesthemen” në ARD, se nj&...