LIVE UPDATES
Bota

O’Brien: Mali i Zi është partner i fuqishëm i NATO-s

O’Brien u prit të hënën në Podgoricë nga kryeministri malazez, Millojko Spajiç. Paraprakisht, ai u takua edhe me prokurorin e lartë dhe special të Malit të Zi.

19 Shkurt 2024, 17:49 Nga N.F
O’Brien: Mali i Zi është partner i fuqishëm i NATO-s
James O’Brien dhe Spajiç

MAL I ZI- Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Mali i Zi është një “partner i fuqishëm i NATO-s” dhe shprehu bindjen se Qeveria malazeze mund të nisë një integrim më të thellë evropian dhe transatlantik. O’Brien u prit të hënën në Podgoricë nga kryeministri malazez, Millojko Spajiç. Paraprakisht, ai u takua edhe me prokurorin e lartë dhe special të Malit të Zi.

“Jam i bindur për përkushtimin e Malit të Zi në rrugën evropiane. Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë, është një arritje e madhe e qeverive të fundit. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e qytetarëve”, tha O’Brien.

Më 27 janar, Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Millorad Markoviçin prokuror të lartë të shtetit - pesë vjet pasi kjo pozitë u mbajt nga ushtrues detyre. Komisioni Evropian e vlerësoi emërimin e tij si jetik për sundimin e ligjit. Spajiç tha se në fokus të bisedës së tij me zyrtarin amerikan ishte ekonomia. Ai tha se pret që ekonomia amerikane të jetë shumë më e interesuar për tregun malazez.

“Mali i Zi nuk mund të ecë përpara pa një ekonomi si ekonomia amerikane prej 25 trilionë eurosh. Ne i vlerësojmë miqtë tanë amerikanë që ishin vërtet shumë konstruktivë në lidhje me dialogun ekonomik malazezo-amerikan”, tha Spajiç.

Ai tha se Mali i Zi ka përgatitur një plan prej rreth 90 reformash, të cilat do ta afrojnë atë me tregun e BE-së dhe shtoi se Uashingtoni po e ndjek atë. O’Brien deklaroi se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një paketë për Malin e Zi, e cila duhet t’i zvogëlojë kostot financiare, ta përshpejtojë transportin dhe ta lehtësojë punën e komunitetit të biznesit.

Qeveria e Spajiqit u zgjodh tetorin e kaluar me mbështetjen e Lëvizjes së tij Evropa Tani, Demokratëve, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe, Frontit Demokratik pro-rus dhe partive kombëtare shqiptare. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mendon se një pjesë e Qeverisë në Mal të Zi është pro-ruse dhe pro-serbe dhe si reflekton kjo në integritetin e vendit si anëtar i NATO-s, O’Brien tha se Qeveria ka paraqitur disa qëllime - mes të cilave edhe rrugën evropiane - dhe se vendi do të mbetet partner i besueshëm i NATO-s.

“Nëse ka nevojë, ne do t’ia tërheqim vërtejtjen Qeverisë [malazeze]”, tha O’Brien.

Marrë nga REL

james o’brien millojko spajiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj