LIVE UPDATES
Bota

REL: Trepça në pritje të kredisë prej 20 milionë eurosh

Ministria e Ekonomisë e Kosovës tha në një deklaratë me shkrim për REL-in se për shpërndarjen e tyre “janë kërkuar standarde më të larta të kontrollit të brendshëm operativ e financiar, si dhe përgatitje e hulumtim i tregut”.

19 Shkurt 2024, 17:22 Nga N.F
REL: Trepça në pritje të kredisë prej 20 milionë
Minatorët e Trepçës

KOSOVË- Krim e kishte konsideruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mungesën e investimeve në kombinatin metalurgjik Trepça.

“Nuk është krim vetëm kur bën diçka keq, por edhe kur s’bën diçka mirë e e ke përgjegjësinë për diçka të tillë”, kishte deklaruar ai në fund të janarit të vitit 2021, përpara se të merrte pushtetin për herë të dytë.

Rreth dy vjet më vonë, në shkurt të vitit 2023, Qeveria e tij miratoi një kredi prej 20 milionë eurosh për investime në Trepçë. Por, edhe një vit pas, këto mjete nuk u ekzekutuan. Ministria e Ekonomisë e Kosovës tha në një deklaratë me shkrim për REL-in se për shpërndarjen e tyre “janë kërkuar standarde më të larta të kontrollit të brendshëm operativ e financiar, si dhe përgatitje e hulumtim i tregut”.

Ajo nuk dha ndonjë afat se kur pritet të ndahen mjetet dhe nuk iu përgjigj pyetjes se a është planifikuar ndonjë investim konkret.  Udhëheqës të ndërmarrjes thonë se këto mjete do të zgjidhnin shumë probleme në kombinatin që ka sektorë në jug dhe në veri të Mitrovicës. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, i përshkruan si “jashtëzakonisht të rënda” kushtet e punës për kolegët e tij. Nevoja e parë e tyre, thotë ai, është ndihma mjekësore, përkatësisht vendosja e një ekipi mjekësor në dispozicion të minatorëve.

“Një aksident të ndodhë, ne nuk kemi mundësi t’iu dalim direkt në ndihmë, në vendin e aksidentit”, thotë Januzi për Radion Evropa e Lirë.

Ai tregon se edhe pajisja e minatorëve me rroba pune, helmeta e llamba ndriçuese, që bëhet nga menaxhmenti i kompanisë, është shpesh sfiduese. Sipas tij, disa minatorë i kanë marrë pajisjet në janar, por për disa të tjerë ka pasur vonesa. REL-i ka raportuar më herët se minatorët, nganjëherë, detyrohen t’i blejnë edhe vetë pajisjet personale.

Januzi thotë se mjetet e punës janë të vjetra po ashtu, gjë që, sipas tij, ngadalëson punën dhe rrit rrezikun.

“Zakonisht në shfrytëzim janë ekskavatorët dhe lokomotivat si mjete të punës. Në to nuk ka pasur fare investime viteve të fundit. Për herë të fundit ka pasur para pesë vjetësh në transportin kryesor, ku është blerë një lokomotivë e re, ndërsa këto në minierë janë që nga koha e paraluftës”, thotë ai.

Ish-kryeshefi i Trepçës, Basri Ibrahimi, thotë se në këtë ndërmarrje ka “vetëm improvizime afatshkurta”. Ai thotë se derisa ka qenë në krye, në periudhën 2019-2020, mjetet e ndara kanë shkuar kryesisht për paga të punëtorëve.

“Kur nuk ke para, atëherë çka mund të presësh tjetër”, pyetet ai.

Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Ata nuk kanë pasur kurrë as sigurime shëndetësore, as jetësore, ndërsa incidente në kombinat ka vazhdimisht.

Një i tillë ndodhi në janar kur, gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës, u lënduan 13 minatorë.

Sfidë për minatorët është edhe pensioni. Shumica e tyre marrin pension prej 100 eurosh në muaj, pasi nuk e kanë të regjistruar gjithë përvojën e kërkuar të punës - sidomos gjatë viteve ’90, kur Kosova ishte nën masa të dhunshme të regjimit të atëhershëm të Serbisë.

Përvoja e punës dhe kualifikimi arsimor janë kritere kryesore për kategorizimin e shkallës së pensionistëve në Kosovë. Kryeshefi i tanishëm i Trepçës, Bashkim Kurti, i cili e mori këtë pozitë më 12 janar, thotë se prioritet do ta ketë qëndrushmërinë financiare të ndërmarrjes.

“Plane për investime kapitale në Trepçë nga ana e Qeverisë ka. Jemi duke punuar në caktimin e prioriteteve dhe justifikimin e investimeve në pajisje, sepse na duhet edhe llogaridhënie për secilin investim që do të bëhet”, thotë Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se është çështje javësh kur kredia prej 20 milionë eurosh, e miratuar nga Qeveria, do të kalojë te Trepça, por nuk specifikon më shumë. Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, deklaroi në një konferencë për media, në tetor të vitit të kaluar, se realizimi i kredisë prej 20 milionë eurosh “varet kryekëput nga ndërmarrja, në kuptimin e përgatitjes së procedurave të prokurimit dhe identifikimit të furnizuesve”.

“Po flasim për teknologji që prodhohen nga një numër i kufizuar i furnizuesve - kryesisht në Kanada, Suedi dhe Britani”, tha Rizvanolli atëkohë.

Më 5 shkurt, ajo bëri edhe një vizitë në Trepçë, pas së cilës, tha:

“Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes, për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni”.

Qeveria aktuale hyn në mars në vitin e fundit të mandatit dhe Kurti, në disa raste, është zotuar se do ta bëjë Trepçën “ndëmarrje fitimprurëse”. Megjithatë, sipas raporteve të Zyrës së Auditorit, ndërmarrja ka operuar me humbje viteve të fundit, duke mos arritur të jetë efikase në shfrytëzimin dhe përpunimin e burimeve minerare. Trepça pritet të kalojë nën Fondin Sovran të Qeverisë së Kosovës, i cili do t’i marrë në pronësi të gjitha asetet strategjike të vendit, për të investuar më pas në rritjen e vlerës së tyre. Ligji për Fondin Sovran është miratuar në fund të vitit të kaluar, por është dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Marrë nga REL

miniera e trepces kredi per biznesin rovena kurti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj