19 Shkurt 2024, 16:42
Nga N.F
Alexei Navalny
RUSI- Gazeta ruse "Novaya Gazeta" pas vdekjes së kritikut të Putin, Alexei Navalny përmes një artikulli ka zbuluar se çfarë ndodhi pak përpara vdekjes së tij në koloninë penale. Informacioni më i ri e bën edhe më të pabesueshëm versionin zyrtar të Kremlinit se Navalny u rrëzua dhe vdiq pas një shëtitje të premten në mëngjes.
Gazeta investigative ruse ka arritur të flasë me një nga shokët e burgut të Navalny-t, i cili është i burgosur në koloninë e largët penale IK-3, e njohur ndryshe edhe si "Ujku Polar". Sipas shokut të qelisë një "rrëmujë misterioze" shpërtheu në qendrën e paraburgimit të enjten në mbrëmje, disa orë përpara se të shpallej vdekja e Navalny-t.
“Gjithçka filloi kur na përshpejtuan kontrollet e darkës. Kjo ndosh zakonisht në ditë festash, kur gardianët nxitojnë të festojnë. Por as e enjtja dhe as e premtja nuk ishin ditë pushimi.
Më pas na mbyllën, ndaluan çdo lëvizje mes kazermave dhe forcuan masat e sigurisë. Dëgjuam makinat që po lëviznin drejt ambienteve të burgut natën vonë, por nuk mund të shihnim se çfarë ishin ato nga dritaret e qelisë sonë,” thotë i burgosuri.
Të nesërmen në mëngjes, rojet thuhet se kanë kontrolluar tërësisht qelitë e të burgosurve dhe kanë konfiskuar telefona, lojëra me letra, madje edhe bobina ngrohëse, që nuk i kishin parë më parë. Mësohet se rojet kishin përshtypjen se pritej një inspektim i jashtëm.
Kjo ishte jashtëzakonisht e pazakontë, thekson i burgosuri, pasi normalisht si administrata, ashtu edhe të burgosurit, marrin vesh për kontrolle të tilla rreth një muaj përpara sepse nuk ka interes që inspektorët të konstatojnë shkelje.
“Dhe kështu ne po prisnim një inspektim të papritur. Diçka duhet të ketë ndodhur,” thotë i burgosuri.
Rreth orës 10 të mëngjesit të së premtes, lajmi për vdekjen e Navalny-t u përhap mes të burgosurve të ‘Ujkut Polar’.
Zona ku ishte strehuar Navalny ishte disi larg nga kazermat, por të burgosurit pamë një ambulancë që lëvizte atje lart. Të premten në mëngjes, kur Navalny vdiq, sipas autoriteteve penale, nuk kishte ambulancë në koloni. Ajo u shfaq vetëm kur u bë e ditur vdekja e Navalny-t.
“Kështu që unë mendoj se ai ka vdekur shumë më herët nga sa është njoftuar zyrtarisht- me shumë mundësi një natë më parë. Përndryshe pse do na mbyllnin plotësisht dhe do na kontrollonin kaq imtësisht?” shtoi ai.
Sipas të burgosurit, drejtori i burgut dhe kreu i kolonisë penale u shfaqën të shqetësuar pas njoftimit për vdekjen e Navalny-t. Përveç kësaj, inspektorët nga qendra thuhet se kanë shkuar në koloni në të njëjtën kohë me njoftimin e vdekjes. Informatori i gazetës e sheh këtë si dëshmi se Navalny në të vërtetë vdiq më herët se sa pretendojnë autoritetet.
Përveç kësaj, Kremlini vazhdon të refuzojë t’ia dorëzojë trupin familjes. Sipas "Novaya Gazeta", trupi po mbahet në spitalin e qarkut në qytetin Salekhard në veriun e Siberisë. Mësohet se trupi i të vdekurit ka të nxira. Për një punonjës të shërbimit të urgjencës, mavijosjet tregojnë se Navalny ka pasur konvulsione para vdekjes së tij dhe mbahej nga punonjësit e burgut. Një mavijosje në kraharor është gjithashtu një tregues se në të vërtetë janë bërë përpjekje për ta sjellë në jetë.
putin alexei navalny
Bota
19 Shkurt 2024, 16:23
N.F
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Trump u shpreh se ...
Bota
19 Shkurt 2024, 16:29
S.N
Josep Borell
BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u zotua se presidenti rus, Vladimir Putin, do t&eum...
Bota
19 Shkurt 2024, 16:15
S.N
Foto Ilustrim
RUSI- Rusia po hyn në vitin e tretë të luftës në Ukrainë me një sasi të paprecedent&eu...
Bota
19 Shkurt 2024, 15:49
N.F
Foto ilustruese
SUEDI- Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake i Suedisë (MUST) në një deklaratë së fu...
Bota
19 Shkurt 2024, 15:46
S.N
Foto Ilustrim
MBRETËRI E BASHKUAR- Forcat Speciale të Mbretërisë së Bashkuar bllokuan trupat afgane që kishin luftuar së...
Bota
19 Shkurt 2024, 15:42
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sot filloi një seancë historike mbi ligjshmërinë e pushtim...
Bota
19 Shkurt 2024, 15:33
N.F
Avioni
GREQI- Një incident është regjistruar në aeroportin e Beogradit kur një avion i një kompanie grek...
Bota
19 Shkurt 2024, 15:18
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është i mirë, p...
Bota
19 Shkurt 2024, 15:13
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Imagjinojeni një rrjet prej dhjetëra faqesh online që përhap vazhdimisht lajme të rreme në internet....
Bota
19 Shkurt 2024, 15:14
S.N
Ulf Kristerson
SUEDI- Kryeministri suedez Ulf Kristerson tha se mezi po pret të takohet me kryeministrin hungarez Vikor Orban që Suedia të b...