19 Dhjetor 2022, 22:30
Nga k.m.
Foto ilustruese
11 organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiç, i arrestuar nën dyshimet për organizimin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ato kanë argumentuar se Pantiçit po i shkelen të drejtat. Përmes një njoftimi, këto organizata thanë se nga deklarimet e avokatit mbrojtës të Pantiçit, kanë mësuar se ai ende ndodhet në bazën e Policisë së Kosovës në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës dhe “as avokatët e as familjarët e tij nuk lejohen ta vizitojnë apo të kontaktojnë atë përmes telefonit”.
Institucionet e Kosovës nuk i janë përgjigjur më herët pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se ku po mbahet Pantiçi.
Sipas OJQ-ve, ai po mbahet jashtë qendrës së paraburgimit, në ambiente “që sigurisht nuk i plotësojnë standardet e paraburgimit as sipas rregulloreve në Kosovë apo konventave ndërkombëtare”.
“Kushtet e paraburgimit të tij, si dhe pamundësia e kontaktit me familjarët dhe mbrojtësit e tij, paraqesin shkelje të rëndë të të drejtave të tij njerëzore dhe kërkojnë përfshirjen urgjente të institucioneve kompetente në Kosovë, si dhe përfshirjen e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.
Nënshkruese të këtij reagimi janë organizatat: Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC), Forumi për zhvillim dhe bashkëpunim multietnik (FDMC), Qendra humane Mitrovicë, Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER), Komunikimi për zhvillim të shoqërisë (CSD), Iniciativa e re sociale (NSI), NVO Aktiv, Gracania online, Shoqata e grave afariste Avenija, Qendra për iniciativa sociale dhe Veprimtaria e Partesh Rinore.
Më herët, zyrtarët serbë kanë akuzuar autoritetet në Kosovë se nuk po i ofrojnë trajtim të dinjitetshëm Pantiçit. Policia e Kosovës javën e kaluar hodhi poshtë këto pretendime dhe tha se ai po trajtohet mirë, dhe janë duke “respektuar të drejtat njerëzore që i takojnë personit të ndaluar”.
Të njëmbëdhjetë OJQ-të kanë kërkuar nga institucionet, misionet dhe organizatat ndërkombëtare të merren me të drejtat e njeriut të përfshihen në rastin e Pantiçit, që t’i garantojnë atij të drejtat dhe t’i mundësohet që të kontaktojë avokatët dhe familjarët.
“Gjithashtu presim që të angazhohen në përputhje me mandatin e tyre dhe ta vizitojnë Pantiç për t'u siguruar për shëndetin e tij dhe kushtet në të cilat po mbahet”, thuhet në reagim.
Arrestimi i Pantiçit më 10 dhjetor në Jarinjë – një nga pikat kufitare në veri, që lidh Kosovën dhe Serbinë – nxiti disa serbë lokalë që të vendosnin barrikada. Ndaj Pantiçit, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 dhjetor, shqiptoi një muaj paraburgim.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se i është kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të ndërmjetësojë transferimin e Pantiçit.
“Në linjë me mandatin tonë, misioni po monitoron këtë rast për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës. Ne përsërisim se është shumë e rëndësishme që të drejtat e D.P. të respektohen plotësisht në bazë të ligjit”, tha EULEX më 16 dhjetor.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka thënë se në veri të Kosovës janë ngritur nëntë barrikada, që po pengojnë lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës. Pas ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë mbyllur për qarkullim dy pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak./REL
dejan pantiç
Bota
19 Dhjetor 2022, 21:40
k.m.
Foto nga mbledhja
SHBA- BBC ka listuar katër akuzat e rekomanduara kundër ish-presidentit Donald Trump dhe shpejgon se përse komiteti i ka z...
Bota
19 Dhjetor 2022, 21:28
k.m.
Donald Trump
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol, zhvilloi seancën e f...
Bota
19 Dhjetor 2022, 21:28
A.B
Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për situatën në të cilë...
Bota
19 Dhjetor 2022, 20:36
A.B
Donald Trump
Analiza e Anthony Zurcher, BBC
Donald Trump duhet të akuzohet për krime që lidhen me sulmin në Kapitol, sipas komite...
Bota
19 Dhjetor 2022, 20:37
k.m.
Edmond Papa
ATHINË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Org...
Bota
19 Dhjetor 2022, 20:27
k.m.
Donald Trump
SHBA- Jamie Raskin konfirmon se komiteti po rekomandon katër akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump. Mes tyre; pengim...
Bota
19 Dhjetor 2022, 20:05
A.B
Protesta
IRAN- Punëtorët dhe punonjësit e industrisë së naftës janë në grevë. Ato protestojnë kund&e...
Bota
19 Dhjetor 2022, 20:05
Dmitry Peskov
RUSI- Rusia sot vlerësoi vendimin e BE për të kufizuar çmimin e gazit si "të papranueshëm. Zëdh&eum...
Bota
19 Dhjetor 2022, 19:58
A.B
Pap
ITALI- Papa Françesku, edhe pse argjentinas, nuk ndoqi finalen e Kupës së Botës. Kjo e ka një arsye serioze. Ditën...
Bota
19 Dhjetor 2022, 19:55
k.m.
Robert De Niro
NJU JORK- Një hajdut serial i dyshuar u kap të hënën teksa po përpiqej të merrte dhuratat për Krishtlind...