LIVE UPDATES
Bota

OKB bën thirrje për respektim të armëpushimit në Sudan

Perthes akuzoi të dy palët ndërluftuese për shpërfillje të ligjeve të luftës duke sulmuar shtëpitë, dyqanet, tempujt e besimtarëve dhe infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike.

23 Maj 2023, 12:54 Nga k.m.
OKB bën thirrje për respektim të armëpushimit në Sudan
Foto ilustruese

I dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sudanin u bëri thirrje gjeneralëve të vendit të respektojnë një armëpushim shtatëditor që filloi të hënën mbrëma. Ai shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve etnike në konflikt, duke theksuar se kjo mund ta çojë Sudanin në një luftë të zgjatur dhe të përhapur.

Volker Perthes i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se konflikti, i cili filloi më 15 prill, nuk ka treguar shenja të ngadalësimit pavarësisht gjashtë deklaratave të mëparshme të armëpushimit nga të dyja palët. Të gjitha armëpushimet e mëparshme janë shkelur. Armëpushimi i së hënës është i shtati që shpallet që nga shpërthimi i konfliktit mes ushtrisë sudaneze. Duke folur disa orë përpara fillimit të armëpushimit, Perthes u bëri thirrje të dyja palëve t'i ndalojnë luftimet në mënyrë që ndihma humanitare e nevojshme të shkojë te personat në nevojë dhe civilët që kanë mbetur në mes të fushbetejës, të largohen të sigurt.

Perthes e quajti marrëveshjen për armëpushim "një zhvillim i mirëpritur", por paralajmëroi se "luftimet dhe lëvizjet e trupave kanë vazhduar edhe sot, pavarësisht angazhimit të të dyja palëve për të mos ndjekur avantazhin ushtarak përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi".

Perthes akuzoi të dy palët ndërluftuese për shpërfillje të ligjeve të luftës duke sulmuar shtëpitë, dyqanet, tempujt e besimtarëve dhe infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike.

“Objektet shëndetësore po shemben dhe më shumë se dy të tretat e spitaleve janë të mbyllura, shumë punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë, furnizimet mjekësore po mbarojnë dhe objektet shëndetësore thuhet se përdoren si pozicione ushtarake”, tha ai.

Raportet e dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave, po ndiqen nga OKB-ja, tha ai.

“Raportet e plaçkitjeve të shfrenuara të shtëpive dhe bizneseve sudaneze, frikësimi, ngacmimi dhe zhdukja me forcë e banorëve janë thellësisht shqetësuese”, tha Perthes, duke shtuar se ambientet, rezidencat dhe magazinat e OKB-së gjithashtu janë plaçkitur.

Ai tha se aktiviteti kriminal është shtuar nga lirimi i mijëra të burgosurve dhe përhapja e armëve të lehta. Intensiteti i dhunës ka qenë veçanërisht i rëndë si në kryeqytetin Kartum, ashtu edhe në rajonin perëndimor të Darfurit, ku Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë një prani të konsiderueshme të armatosur. Është raportuar se mbi 700 persona, përfshirë 190 fëmijë, kanë humbur jetën tragjikisht dhe rreth 6.000 njerëz janë plagosur. Për më tepër, më shumë se 1 milion persona janë zhvendosur, me një numër të konsiderueshëm që raportohet se janë të zhdukur. Dimensioni etnik i konfliktit, veçanërisht në rajonin e trazuar të Darfurit, ka ngritur shqetësim të madh.

Dhuna shpërtheu fillimisht në kryeqytet, Kartum, më 15 prill midis fraksioneve rivale ushtarake, që po luftojnë për kontrollin e Sudanit – shtetit të tretë më të madh në Afrikë. Që nga grusht-shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë./REL

volker perthes okb lufta ne sudan

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para