3 Gusht 2022, 22:28
Nga I.A
Foto Ilustruese
FRANCË- Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejtave të njeriut kur ia ndaloi një gruaje që të mbante shaminë gjatë kohës kur ajo vijonte mësimet në një shkollë, thuhet në vendimin e një komiteti të Kombeve të Bashkuara. Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së tha se me këtë rast Franca ka shkelur Paktin ndërkombëtar për të drejta civile dhe politike.
Vendimi vjen pas një ankese të bërë më 2016 nga një shtetase franceze e lindur më 1977, avokati i së cilës tha se ajo nuk dëshiron që t’i publikohet emri. Kjo grua kishte qenë duke ndjekur një kurs profesional për të rritur më 2010 dhe kishte kaluar intervistën dhe testin pranues.
Por, drejtori i shkollës së mesme Langevin Wallon, që gjendet në periferi të Parisit, kishte refuzuar që ta linte të hynte në shkollë për shkak të një ndalese që kishte të bënte me veshjen e simboleve fetare në institucionet publike të arsimit.
Komiteti i OKB-së tha se “ndalimi që iu bë asaj që të marrë pjesë në kurs për shkak të shamisë përbën një kufizim të lirisë së saj fetare dhe është në kundërshtim me traktatin”. Ky vendim i komitetit ishte miratuar në mars, por vetëm më 3 gusht iu dorëzua avokatit të ankueses.
“Ky është një vendim i rëndësishëm që tregon se Franca ka punë për të bërë në kuptimin e të drejtave të njeriut dhe në rastin konkret në respektimin e minoriteteve fetare, veçanërisht të komunitetit mysliman”, tha për AFP-në, Sefen Guez, avokati i gruas që iu ndalua ndjekja e kursit për shkak të shamisë.
Marrë nga REL
sefen guez okb
Bota
3 Gusht 2022, 22:11
I.A
Peter Kalmus
SHBA- Peter Kalmus, një shkencëtar i NASA-s, u arrestua në Chase Bank pasi u mbyll në një hyr...
Bota
3 Gusht 2022, 21:35
I.A
Anibal Torres
PERU- Kryeministri i Perusë, Anibal Torres ka dhënë dorëheqjen, mes një hetimi të zgjeruar penal të fokusu...
Bota
3 Gusht 2022, 21:24
I.A
FBI
SHBA- Deri të dielën, kreu i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahri ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë...
Bota
3 Gusht 2022, 20:57
I.A
Senati Amerikan
SHBA- Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NA...
Bota
3 Gusht 2022, 20:54
I.A
Fermeret
TAJLANDË- Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të luftës në Ukrainë, ekspertët n&eum...
Bota
3 Gusht 2022, 20:46
I.A
Kondicioneret
SPANJË- Qeveria spanjolle ka rënë dakord të prezantojë masa urgjente për të kursyer energji për shkak...
Bota
3 Gusht 2022, 20:24
I.A
Ushtaret
ARMENI- Armenia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojë që të ndalë “v...
Bota
3 Gusht 2022, 19:43
I.A
Nagorno Karabakh
ARMENI- Përleshjet midis forcave armene dhe azerbajxhanas rifilluan të mërkurën në rajonin separatist të Nag...
Bota
3 Gusht 2022, 19:33
k.m.
Foto ilustruese
KIEV- Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i NATO-s në Kosovë. Këtë e ko...
Bota
3 Gusht 2022, 19:13
I.A
Bozhidar Deliç
SERBI- Bozhidar Deliç, që komandoi në brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, q&eum...