LIVE UPDATES
Bota

Opinion nga DW: Holodomor ishte gjenocid, një sinjal i qartë për pasardhësin e Stalinit në Kremlin

90 vjet më parë Stalini i la ukrainasit të vdisnin urie, Bundestagu gjerman e klasifikoi këtë aksion si gjenocid. Një vendim që duhej të ishte marrë prej kohësh, mendon Eugen Theise.

2 Dhjetor 2022, 12:14 Nga d.a.
Opinion nga DW: Holodomor ishte gjenocid, një sinjal i qartë për
Bundestagu

GJERMANI- "Tragjedi", "uri e madhe" ose "gjenocid": kur bëhet fjalë për vdekjen nga uria të rreth katër deri në shtatë milionë ukrainasve 90 vjet më parë, përzgjedhja e fjalëve nuk është thjesht një pyetje shkencore ose politike, por një çështje thellësisht ideologjike.

Kur Moska përdor fjalë të tilla si "uri" ose "tragjedi", ajo minimizon një krim të tmerrshëm si dëm kolateral të kolektivizimit të bujqësisë nga Stalini. Është më shumë se një eufemizëm. Është një gënjeshtër kriminale që Kremlini e propagandon me këmbëngulje në skenën ndërkombëtare.

Hera e fundit që Moska pati sukses me këtë ishte në vitin 2003, kur termi "tragjedi" u fut në një dokument pune të Kombeve të Bashkuara që shënonte 70-vjetorin e vrasjeve nëpërmjet urisë. Që atëherë, Kievi ka bërë përpjekje të mëdha për të siguruar që kujtimi i viktimave të Holodomorit - siç quhet në ukrainisht vrasja masive nëpërmjet urisë - të mos relativizohet ndërkombëtarisht me eufemizma. Njerëzit nuk vdiqën për shkak të thatësirës ose për shkak të një gabimi politik. Ata vdiqën, sepse ishin fshatarë ukrainas liridashës, te të cilët Kremlini nuk kishte besim.

Uria si armë e tiranit

Duke i vrarë me miliona nëpërmjet lënies në uri, Stalini ndoqi dy qëllime: të fshinte identitetin ukrainas, ku fshatarët ishin shtylla kurrizore e "hambarit" të Evropës, duke gjeneruar në të njëjtën kohë valutën e nevojshme për industrializim e duke eksportuar drithin e konfiskuar. Ndërsa popullsia ukrainase në fshatra vuante nga uria, në qytete ndërtoheshin fabrika. Nga të gjitha anët e perandorisë sovjetike vinin punëtorë - proletarë të ardhshëm, "popuj të rinj sovjetikë" pa identitet kombëtar.

Studiuesi Rafael Lemkin e përshkroi këtë krim 70 vjet më parë, si gjenocid. Ai - vetë një i mbijetuar i Holokaustit - filloi trajtimin juridik të vrasjes masive të hebrenjve të Evropës. Ishte Lemkin që përdori për herë të parë termin "gjenocid" në të drejtën penale ndërkombëtare si vrasje masive kundër një kombësie, një përkatësie etnike ose racore. Lemkin e quajti Holodomorin gjenocid, sepse vrasja e fshatarëve ukrainas ishte kulmi i shfarosjes së ukrainasve në Perandorinë Sovjetike, jo fillimi i saj. Tashmë kishte pasur të shtëna masive ndaj elitës së arsimuar ukrainase - shkrimtarë, shkencëtarë dhe mësues.

Koha për justifikime ka mbaruar

Por për dekada, politikanët në Berlin refuzonin ta përdornin fjalën gjenocid për këtë krim. Në vitin 2018, Gjermania iu bashkua një deklarate të OKB-së që fliste për "uri artificiale". Arsyetimi ishte i një natyre thjesht formaliste: nuk donte të adoptohej termi gjenocid për ngjarjet e viteve 1930, pasi kjo u regjistrua vetëm në ligjin ndërkombëtar në vitin 1951. Rezoluta aktuale e Bundestagut e demaskon këtë qëndrim si një pretekst të kotë. Miqësia me Ukrainën nuk duhet të prishë në asnjë mënyrë marrëdhëniet me Rusinë, kjo ishte mantra e politikës gjermane për dekada.

Vetëm më 24 shkurt 2022, kur agresini i gjerë rus kundër Ukrainës tronditi Evropën, edhe Berlini filloi reflektimin. Në media gjermane nisi të raportohej për krime lufte dhe mizoritë e kryera nga ushtarët rusë në Ukrainë, më pas "autorë të panjohur" hodhën në erë tubacionin e gazit Nord Stream përpara se "uria artificiale" të shpallej përfundimisht gjenocid. Në përballjen e saj me krimet staliniste, Gjermania më në fund ka mbërritur aty ku ishte Estonia e vogël në vitin 1993.

Gjermanët e dinë më mirë se çdo komb tjetër se sa e rëndësishme është të përkujtohen viktimat e vrasjeve masive dhe të autorët të përmenden me emër. Rezoluta e Bundestagut e bën Holodomorin pjesë të kulturës memoriale evropiane. Kjo kulturë është një shtyllë në kanunin e vlerave në të gjithë kontinentin. Është një shfaqje e rëndësishme solidariteti dhe respekti për popullin ukrainas, i cili është duke u përballur sërish  me terrorin e Moskës. Sot, Kremlini po vret ukrainasit me raketa dhe po rrezikon jetën e tyre duke shkatërruar në krye të dimrit furnizimet e tyre me energji elektrike dhe ngrohje. Për të njëjtën arsye Moska i la ukrainasit 90 vjet më parë që të vdisnin urie.

Një sinjal për sundimtarin në Kremlin

Klasifikimi i Holodomorit si gjenocid është gjithashtu një sinjal i rëndësishëm për Vladimir Putinin. Një ditë historianët, politikanët dhe ndoshta edhe gjyqtarët do të gjykojnë luftën e tij kriminale kundër Ukrainës. Bundestagu tani po i bën thirrje qeverisë federale që të kundërshtojë narrativat e rreme të Rusisë dhe të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Paralelet midis Holodomorit, mohimit të tij nga Rusia dhe krimeve ruse në luftën aktuale janë po aq të rëndësishme në deklaratën e Bundestagut sa edhe klasifikimi si gjenocid. Dhe kujtimi i krimit është gjithashtu një referencë për të përbashkëtën mes Putinit dhe Stalinit: Për asnjërin prej tyre nuk kanë vlerë jetët e njerëzve.

Klasifikimi i Holodomorit si gjenocid është edhe përgjigja e nevojshme për ata njerëz në Gjermani, që duke shfrytëzuar inflacionin rekord dhe rritjen e çmimeve të gazit, po bëjnë thirrje gjithnjë e më të madhe për negociatat e paqes midis Kievit dhe Moskës. Thua se Kremlini është vërtet i shqetësuar vetëm për situatën gjeopolitike ose anëtarësimin gjoja të afërt të Ukrainës në NATO. Dhe jo për një përpjekje tjetër për të zhdukur kombin ukrainas./DW/

holodomor ne ukraine lufta ukraine-rusi bundestagu gjerman

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj