LIVE UPDATES
Bota

Osmani: Mbështetja e LVV-së për opozitën nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor

Këto komente Osmani i bëri pas takimit në Shkup sot me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili theksoi rëndësinë e unifikimit jo vetëm si shqiptarë, por edhe të të gjitha fuqive progresive në rajon për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

17 Janar 2024, 13:58 Nga M.B
Osmani: Mbështetja e LVV-së për opozitën nuk do të
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, “nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor”, por “mund të reflektohet në fragmentimin e politikës shqiptare, tendencë e nxitur nga faktorë të jashtëm”. Këto komente Osmani i bëri pas takimit në Shkup sot me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili theksoi rëndësinë e unifikimit jo vetëm si shqiptarë, por edhe të të gjitha fuqive progresive në rajon për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Vlerësimet e Osmanit pasuan reagimet që po vazhdojnë në Maqedoninë e Veriut pasi partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që njihet me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN). Kjo u bë e ditur më 24 dhjetor 2023 gjatë një ceremonie për hapjen e zyrave të opozitës në Shkup, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, që është edhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), tha se “tentime të tilla” ka pasur edhe më herët, ndërsa kujtoi rastin e Blerim Rekës nga Shkupi, të cilin opozita shqiptare e kishte caktuar kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e vitit 2019, në tubimet e të cilit kishte pasur edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Pas përfundimit të zgjedhjeve, Blerim Reka vazhdoi aktivitetin në Kosovë dhe më 3 shkurt 2020 ishte emëruar ministër i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e udhëhequr nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kjo nuk është asgjë e re, pasi përpjekje të tilla për mbështetje direkte ka pasur edhe më parë, siç ishte rasti me një kandidat për president, i cili më pas ishte ministër në Qeverinë e Kosovës. Nga eksponentë të lartë të Kosovës ai mori mbështetje në tubime dhe organizime tjera. Por, kjo tregoi se skena politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është e konsoliduar. Dhe ashtu siç nuk ndikoi atëherë, nuk pres që në ndonjë mënyrë të ndikojë edhe tani”, tha kryediplomati Osmani.

Pa saktësuar ndonjë emër të partive politike, Osmani foli edhe për “tendencat nga jashtë për fragmentimin e skenës politike të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në parti më të vogla politike”, e që sipas tij, “dobësojnë fuqinë e përfaqësimit të tyre të duhur në shtet”.

“Fragmentimi i skenës politike shqiptare në parti më të vogla politike, e dobëson fuqinë e përfaqësimit në mënyrë të duhur në shtet sepse ka pasur një tendencë shpesh e nxitur edhe nga faktorë të jashtëm, por pak edhe nga dinamika e brendshme që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të organizohen në çdo qytet, të kenë parti politike, çdo qytet të ketë liderin e vetë politik dhe të merren me njëri-tjetrin, që të mos kenë një platformë të përbashkët politike, që në nivel shtetëror i përfaqëson shqiptarët dhe ta përcjellë vullnetin e tyre politik në institucione”, u shpreh Osmani.

Veç kësaj, ai tha se praktikat e tilla nuk janë të mira, pasi “çdo legjitimim i pjesëmarrjes së shteteve tjera me partitë e tyre politike, përfshi këtu edhe Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën e të tjerë, mund t’i lëkundë dinamikat e vendosura këtu, duke reflektuar te marrëdhëniet ndëretnike dhe ato politike”.

Me herët kishte reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski, duke u shprehur “i befasuar”, pasi sipas tij, në të kaluarën ka pasur raste kur parti të huaja mbështesnin parti simotra në zgjedhje të vendeve të tjera, por jo edhe të merrnin pjesë vetë në to. Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar si subjekt politik në Maqedoninë e Veriut, por bashkëpunimi mes saj dhe tri partive opozitare – Lëvizjes Besa, partisë Alternativa dhe Lëvizjes Demokratike, pritet të konkretizohet me lista të përbashkëta për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj të këtij viti në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kodit Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, në zgjedhje mund të marrin pjesë vetëm partitë e regjistruara në regjistrin qendror. Ndërsa, lista zgjedhore mund të përmbajë emrin e ndonjë koalicioni, siç është edhe Lidhja Evropiane për Ndryshim, por në brendi të saj duhet të theksohen emrat e partive politike që përbëjnë koalicionin. Në listat për deputetë të koalicionit Lëvizja Evropiane për Ndryshim pritet të përfshihet Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Qoku më 24 dhjetor në Shkup, në tubimin e opozitës shqiptare, bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë partia e katërt e koalicionit opozitar, me qëllim për të sjellë, siç tha ai, “ndryshimin e munguar” në Maqedoninë e Veriut./REL

bujar osmani maqedonia e veriut lvv ne maqedoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj