LIVE UPDATES
Bota

Osmani: Nuk do të ndalet lufta për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Numri i saktë i grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë.

16 Tetor 2024, 13:37 Nga M.B
Osmani: Nuk do të ndalet lufta për drejtësi për viktimat e
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është zotuar se nuk do të ndalet lufta për drejtësi, për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Numri i saktë i grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë. Osmani ka thënë të mërkurën se dhunuesit menduan që përmes dhunës seksuale mund ta çnderojnë Kosovën, por “në fakt asnjëherë nuk kanë arritur dhe nuk do të arrijnë të bëjnë një gjë të tillë”.

“Ju jeni heroinat, ju jeni krenaria dhe ju jeni vetë nderi i Kosovës”, ka thënë Osmani, duke iu drejtuar viktimave.

Ajo i ka bërë këto deklarata në konferencën ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt, të organizuar për 25-vjetorin e Qendrës Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Presidentja Osmani e ka falënderuar Qendrën për punën e bërë, dhe ka thënë se ajo ka shërbyer ndër vite si shtëpi e sigurt dhe vendstrehim për viktima të panumërta, që kanë gjetur mbështetjen dhe janë siguruar që mund të flasin para popullit të Kosovës dhe para botës, për atë që u ka ndodhur.

“Duhet të luftojmë që historia mos të përsëritet. Padrejtësitë asnjëherë nuk duhet të kalojnë në heshtje, dhe drejtësia, e dimë të gjithë, nuk arrihet, pa i mbajtur autorët përgjegjës për krimet e bëra. Fokusi ynë i përbashkët duhet të jetë të lufta për drejtësi".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka vlerësuar lart viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke thënë se përkundur traumave të pashlyeshme, “të mbijetuarat kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të nisur jetë të re”.

Feride Rushiti, udhëheqëse e Qendrës, e ka përmendur periudhën e pas luftës dhe vështirësitë e mëdha.

“Periudha pas luftës ka qenë shumë e vështirë. Stigma që përjetonin gratë e mbijetuara të dhunës seksuale, heshtja, turpi në familje, ishte shume e vështirë për t’u ballafaquar”, ka thënë ajo.

Vasfije Krasniqi – Goodman, gruaja e parë që ka treguar publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se duhet bërë më shumë për të mbijetuarat dhe ka kritikuar autoritetet e Kosovës për procedurat që kanë hartuar për të konfirmuar statusin e një viktime. Ajo ka thënë se është e vështirë për viktimat që të dëshmojnë diçka që ka ndodhur 25 vjet më parë.

“Dikush të të thotë në fytyrë që ‘nuk je e mbijetuar’, edhe ai është një lloj përdhunimi, kur të mohohet”, ka thënë Krasniqi, e dërguar e posaçme e presidentes Osmani për të adresuar çështjet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Pjesë e konferencës ka qenë edhe, Denis Mukwege, laureat i Çmimit Nobel për Paqe. Edhe ai ka thënë se duhet të ndalet mospranimi dhe përjashtimi i viktimave të dhunës seksuale prej shoqërisë, pasi diçka e tillë ritraumatizon viktimat.

“Viktimat nuk janë kurrë fajtore për krimet që kanë përjetuar”, ka thënë Mukwege.

Ai i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës që të përkujdeset për këtë kategori të personave, t’iu ofrojë mbrojtjen që dikur nuk ka mundur t’ua ofrojë, dhe që aty të përfshihet e drejta për drejtësi, për të vërtetën, dëmshpërblimet dhe garancitë për mospërsëritje të rasteve. Marrja e statusit u siguron përfituesve një pension prej 230 eurosh në muaj dhe disa përfitime, si: lirimi nga tatimi në pronë, përparësi në punësim, shërbime shëndetësore, etj.

Në shenjë mbështetjeje për të mbijetuarit, Kosova ka shpallur 14 prillin si Ditë kombëtare të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës. Por, sipas të dhënave nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm gati 2.000 persona kanë aplikuar për ta marrë statusin e personit të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, statusi u është aprovuar rreth 1.600 personave.

Verifikimi i dëshmive të personave që duan ta marrin këtë status - gjatë periudhës nga 27 shkurti i vitit 1998 e deri më 20 qershor të vitit 1999 - bëhet nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Fillimisht, aplikuesve u kërkohet ta plotësojnë një formular dhe të grumbullojnë disa dokumente: raport mjekësor, raport psikologjik, raport juridik, deklaratë e dëshmitarit, fotografi që dëshmojnë lëndimet trupore, artikuj të gazetave... Në rast se Komisioni dëshiron sqarime shtesë për aprovimin e kërkesës, atëherë aplikuesit i kërkohet të paraqitet personalisht para Komisionit./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj