LIVE UPDATES
Bota

Osmani: Po kërkohet nga Kosova të bëjë dicka që nuk është në marrëveshje, asociacioni me përparësi dëmton bisedimet me Serbinë

Presidentja, Vjosa Osmani tha se Kosova nuk është pajtuar asnjëherë që një nen i caktuar të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një kërkesë e theksuar shpesh së fundmi nga diplomatët perëndimorë, por edhe nga Beogradi i cili me të e kushtëzon kthimin e serbëve vendas në institucionet e Kosovës që i braktisën në fund të vitit të kaluar por edhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

16 Maj 2023, 21:44 Nga f.i
Osmani: Po kërkohet nga Kosova të bëjë dicka që nuk
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti thanë të martën se kërkesat që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e pikave tjera të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dëmtojnë procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve. Ata i bënë këto komente një ditë pas takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç në Bruksel, i cili nuk solli përparim në rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe për zbatimin e së cilës palët u pajtuan me 18 mars në Ohër.

Natyrisht që neni 7 është pjesë e marrëveshjes, mirëpo marrëveshja nuk është vetëm neni 7. Nuk e përmban neni 7 marrëveshjen por marrëveshja e përmban nenin 7. Këtë gjë zëvendësi im dhe kryenegociatori Bislimi dje e ka bërë shumë të qartë në takimin që ka pasur me kryenegociatorin e Serbisë, nën ndërmjetësimin e zotit Lajcak”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Kosova kërkon një plan zbatimi “të hollësishëm, konkret, serioz, të balancuar dhe gjithpërfshirës”.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të hënën pas takimit se pala serbe në këto diskutime ishte e interesuar vetëm për pjesën që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa theksoi se në marrëveshjen e Ohrit thuhet qartë se “asnjë nga nenet nuk mund ta kushtëzojë nenin tjetër”. Ndërkaq kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç tha të hënën se Prishtina “nuk ka dashur të japë përgjigje konkrete për çështje të rëndësishme”.

Presidentja, Vjosa Osmani tha se Kosova nuk është pajtuar asnjëherë që një nen i caktuar të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes.

“Interpretimet e reja që kërkojnë nga Republika e Kosovës që të dalë përtej asaj që është e shkruar në letër qoftë në marrëveshjen bazë apo në aneks, por edhe në deklaratën për personat e zhdukur me dhunë, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut. Presim që edhe interpretimet nga miqtë tanë të jenë në përputhje me atë që jemi pajtuar e jo të kërkohet nga Kosova të bëjë dicka që fare nuk është në marrëveshje”, tha ajo.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një kërkesë e theksuar shpesh së fundmi nga diplomatët perëndimorë, por edhe nga Beogradi i cili me të e kushtëzon kthimin e serbëve vendas në institucionet e Kosovës që i braktisën në fund të vitit të kaluar por edhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Partitë politike serbe në Kosovë bojkotuan procesin zgjedhor të 23 prillit, për zgjedhjen e kryetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës. Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se këtë javë pritet betimi i kryetarëve të rinj, ndonëse Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës nëse Prishtina provon të zbatojë rezultatet e zgjedhjeve, sipas të cilave kandidatët e partive politike shqiptare do të drejtojnë komunat në veri.

“Sa i takon betimit të kryetarëve të rinj, nuk ka asnjë arsye të që të ketë tensione. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna që të mos bien pre e propagandës sepse këta kryetarë do të jenë aty për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe do të punojnë me institucionet qendrore në mënyrë që të gjitha projektet që shtyhen përpara të jenë në të mirë të qytetarëve që jetojnë në këto komuna”, tha presidentja Osmani të martën.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e mbështetur në shkallë të gjerë nga perëndimi, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që filluan në vitin 2011 por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve./ VOA

vjosa osmai asociacioni i komunave serbe në kosovë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj