LIVE UPDATES
Bota

Pak denoncime për rastet e përdorimit të gjuhës seksiste

jo, thekson Behadini, flet qartë se sa e papranueshme mbetet pjesëmarrja e gruas në jetën aktive në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

10 Shtator 2023, 22:30 Nga I.A
Pak denoncime për rastet e përdorimit të gjuhës seksiste
Foto ilustruese

SHKUP- Gjuha paragjykuese, seksiste dhe ofenduese ndaj grave dhe vajzave, të cilat guxojnë të shprehin qëndrimet e tyre në opinion ndaj dukurive të caktuara gjithnjë e më shumë po bëhet e pranishme në eterin mediatik, veçanërisht në rrjetet sociale.

Rita Behadini, gazetare dhe aktiviste për të drejtat e grave, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kur ngre zërin për pabarazinë gjinore jo rrallëherë atakohet me shprehje ofenduese madje dhe kërcënime. Kjo, thekson Behadini, flet qartë se sa e papranueshme mbetet pjesëmarrja e gruas në jetën aktive në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

“Gjuha seksiste vjen për më shumë arsye, zakonisht për mua, si gazetare, vjen kur unë shkruaj për çështjet gjinore. Çështjet gjinore janë ato që nxisin debat zakonisht kur flitet për temat tabu që nuk trajtohen në shoqërinë këtu dhe në momentin që trajtohet një temë e tillë, atëherë reagimi i publikut është më i ashpër”, thekson Behadini.

Ajo njëherësh shton se gjuha seksiste bëhet më e pranishme në momentin që vë theksin te pabarazia gjinore.

“Rastet kur unë kam marrë kërcënime ose ofendime, kanë qenë pasi unë kam reaguar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, religjionin, rolin e gruas në shoqëri. Kjo për arsye se jetojmë në një shoqëri ku burrat ndihen rehat me rolin aktual të gruas, dhe nuk duan të debatohet për çështje që ata (burrat) e konsiderojnë të cenueshme nga avancimi i të drejtave të grave”, konsideron ajo.

Të dhënat e anketës së realizuar nga Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza, tregojnë se 81 për qind e gazetareve në Maqedoninë e Veriut janë ngacmuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Në këtë anketë janë përfshirë 103 gazetare nga media të ndryshme të vendit.

Mbi 29.7 për qind e gazetareve kanë deklaruar se fotografitë e tyre janë shpërndarë në grupe të ndryshme të mediave sociale me qëllim diskriminimin e tyre. Gati gjysma e gazetareve të anketuara, përkatësisht 43.7 për qind, shqetësimin në rrjete sociale, përfshirë dhe gjuhën seksiste, nuk e kanë denoncuar askund. Ndërkohë, që 32 për qind ngacmimet dhe gjuhën seksiste të përdorur ndaj tyre e kanë denoncuar në redaksinë ku punojnë.

Komentet me gjuhë joadekuate ndaj gazetareve zakonisht bëhen nën postimin shkrimeve në mediat sociale. Leunora Kaliqi, kryetare e Këshillit Etik për Media inkurajon gazetaret që t’i denoncojnë rastet e trysnisë përmes gjuhës së urrejtjes që u bëhet gazetarëve në Komisioni për shqyrtimin ankesave në kuadër të Këshillit për Etikë në Media.

“Ne, si Këshill, në kuadër të Komisionit të Ankesave, si organ më i lartë i këtij institucioni, kemi pasur një numër të vogël të denoncimeve të ngjashme që trajtohen si vendime për diskriminimin e të drejtave të përgjithshme të njeriut dhe vendimet merren sipas Kodit të gazetarëve dhe Udhëzimeve etike në mediat online. Prandaj, inkurajojmë të gjitha vajzat dhe gratë e reja t’i raportojnë rastet e ngjashme”, thekson për REL-in Kaliqi.

Ajo nënvizon se mediat online në asnjë mënyrë nuk guxojnë të bëhen fushë mejdani ku do të përdoret gjuha e urrejtjes, megjithëse thekson se mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes është një vijë shumë e hollë.

“Ne do t'i kushtojmë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje në periudhën e ardhshme, kur së bashku me organizatat tona partnere do të punojmë për krijimin e Kodit të ri të gazetarëve”, thotë ajo.

Gjuha e urrejtjes, ku përfshihen dhe shprehjet seksiste, paraqesin vepër penale në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Marta Gusari, avokate dhe aktiviste për të drejtat e grave thotë për Radion Evropa e Lirë se gjuha jo e përshtatshme që përdoret ndaj grave nuk denoncohet pasi zakonisht ajo bëhet përmes profileve të rrejshme dhe vështirë të gjinden aktorët e vërtetë.

“Edhe kur gjinden autorët e gjuhës së urrejtjes, është dekurajuese rruga shumë e gjatë deri tek arritja epilogut gjyqësor”, thotë Gusari.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se mbeten të angazhuar në përforcimin e kapaciteteve për sa i përket përdorimit të gjuhës së urrejtjes në internet. Nga ky dikaster theksojnë se nga viti 2021 deri në qershor 2023 nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për krime të regjistruara nga urrejtja mbi bazë të gjinisë dhe identitetit gjinor.

Organizatat që në fokus kanë të drejtat e grave theksojnë se përderisa mungojnë mekanizmat funksionalë që do të dënonin autorët që përdorin gjuhë seksiste, gratë dhe vajzat të sillen indiferente ndaj zhvillimeve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Marrë nga REL

rita behadini leunora kaliqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj