LIVE UPDATES
Bota

Paketa anti-krizë! Zv.kancelari gjerman: Vishni çorape dhe triko në dimër. Lahuni për 5 minuta

Në një intervistë të gjatë me gjermanin Der Spiegel, ai shpjegoi se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është të përdorë çmimet e larta të gazit për të provokuar ndarje në shoqërinë perëndimore.

26 Qershor 2022, 10:48 Nga k.m.
Paketa anti-krizë! Zv.kancelari gjerman: Vishni çorape dhe triko
Robert Habek

BERLIN- Zëvendëskancelari gjerman Robert Habek po përballet me probleme që nuk i kishte ëndërruar kurrë. Udhëheqësi i të Gjelbërve gjermanë u detyrua të mbrojë rindezjen e termocentraleve me qymyr për shkak të krizës së gazit dhe të negociojë me regjimet e tjera të njohura për mbytjen e të drejtave të njeriut për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Në një intervistë të gjatë me gjermanin Der Spiegel, ai shpjegoi se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është të përdorë çmimet e larta të gazit për të provokuar ndarje në shoqërinë perëndimore.

"Unë mendoj se shumica e njerëzve kanë një ide se çfarë është në rrezik. Unë shoh një vendosmëri të madhe për të mos lejuar që Putini të largohet nga kjo luftë pa u ndëshkuar. Kontributi ynë aktual synon të garantojë se paqja dhe sundimi i ligjit do të jenë të mundshme në të ardhmen,"-tha Habek.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm se sakrificat që do të duhet të bëjnë njerëzit nuk janë të vogla dhe se barra nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

"Ata që fitojnë shumë mund t'i përballojnë çmimet e larta. Por njoh edhe shumë njerëz, paratë e të cilëve nuk u zgjasin deri në fund të muajit. Ka edhe nga ata që dimrin e kaluar nuk mundën as të ngrohnin të gjitha dhomat e apartamentit. Këta janë ata që kanë shumë para,”- tha ai. Duhet të jemi të sinqertë: Nuk ka mbaruar ende. Më shumë njerëz do të ndjejnë pasojat.

I pyetur nga Spiegel se çfarë bën ndryshe si individ nga më parë, ai u përgjigj se ndjek këshillat e ministrisë së tij.

“Kam shkurtuar në mënyrë drastike kohën që kaloj në dush, por jam shembull i keq. Si ministër fitoj një rrogë që të tjerët vetëm mund ta ëndërrojnë. Plus, kthehem vonë në shtëpi, zgjohem në gjashtë të mëngjesit dhe largohem nga shtëpia me shtatë. Me atë orar, nuk kam pse të ngrohem as në dimër. Për njerëzit që punojnë nga shtëpia, pensionistët me pensione të vogla dhe familjet, historia është krejtësisht ndryshe."

Gazetarja u interesua edhe se sa kohë i duhet Habekut në dush.

"Kolegja ime nga Holanda më tha së fundmi me krenari se ata nisën një fushatë me synimin për të ulur kohën mesatare të dushit nga dhjetë minuta në pesë. Më duhej të qeshja. Nuk kam bërë dush kurrë për pesë minuta në jetën time. Dush i shkurtër".

Më pas, ai u tha qytetarëve se mbajtja e çorapeve të trasha dhe pulovrave të ngrohta në dimër është gjithmonë një ide e mirë dhe se në verë është e mençur të bëhet balancimi hidraulik i sistemit të ngrohjes, i cili mund të kursejë deri në 15% të energjisë dhe shpenzimeve në dimër.

Sa i përket qymyrit, Habeku duket i shkatërruar.

"Më lëndon shumë. Madje më ka dëshpëruar. Do të doja që të mos merrja kurrë atë vendim. Tani do të duhet të lëvizim edhe më shpejt drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, madje kjo nuk mund të bëhet pa kompromis. Sepse mullinjtë e erës dhe panelet diellore, ne kemi nevojë për metale të rralla, minierat e të cilave dëmtojnë mjedisin.Si një vend i përparuar, rritja jonë, konsumi i energjisë dhe mënyra e jetesës krijon probleme, duke përfshirë probleme për mjedisin dhe për njerëzit që jetojnë gjetkë."

Ai shpjegoi gjithashtu se pse kundërshton zgjatjen e punës së termocentraleve të mbetura bërthamore në Gjermani, të cilat duhet të mbyllen të gjitha deri në fund të vitit. Sipas Habek, e vetmja mënyrë për të zgjatur punën e tyre është reduktimi i prodhimit të energjisë tani. Instalimi i karburantit të ri radioaktiv do të zgjaste të paktën një vit dhe të gjitha termocentralet bërthamore gjermane do t'i nënshtroheshin një riparimi të shtrenjtë dhe të gjatë dhe një kontrolli sigurie, i cili është shtyrë për tre vjet për shkak të mbylljes së planifikuar të termocentralit./Marrë nga Alo!

robert habek gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj