26 Qershor 2022, 08:34
Nga d.d
Lufta ukraine-rusi
MOSKA- Presidenti Vladimir Putin, ka njoftuar se Rusia do t'i dërgojë aleatit të saj Bjellorusisë sisteme raketore bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në muajt e ardhshëm.
Putin tha se sistemet Iskander-M "mund të lëshojnë raketa të lundrimit, konvencionale dhe ato bërthamore".Sistemet kanë një distancë deri në 500 km.
Sipas BBC, tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, pas vendimit të Putin për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.Putin ka bërë disa referenca për armët bërthamore që atëherë, të cilat disa i kanë interpretuar si një paralajmërim për vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë.
Duke folur në Shën Petersburg, Putin tha se Rusia do të ndihmonte në modifikimin e avionëve luftarakë bjelloruse SU-25 në mënyrë që ata të mund të mbanin armë bërthamore.
Të premten në mbrëmje Rusia ka hedhur një breshëri raketash në veri dhe perëndim të Ukrainës. Të paktën tre persona u vranë dhe të tjerë mund të varrosen nën rrënoja në qytetin Sarny në perëndim të Kievit, tha një zyrtar lokal.
Disa nga raketat u hodhën nga Bjellorusia, tha Ukraina. Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Rusinë, por ushtria e saj nuk po merr pjesë zyrtarisht në luftë.
Shërbimi inteligjent i Ukrainës tha se sulmet me raketa ishin pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të tërhequr Bjellorusinë në luftë.
lufta ukraine-rusi vladimir putin
Bota
26 Qershor 2022, 08:14
d.d
Lufta ne Ukraine
UKRAINË-Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 123 ku sulmet ruse ndaj ukrainasve janë të vazhd...
Bota
26 Qershor 2022, 07:59
d.a.
Lideret e G7
Kush bën pjesë në G7?
"Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italin&eu...
Bota
26 Qershor 2022, 07:53
d.a.
Arben Bobani
KOSOVË- Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka ku...
Bota
26 Qershor 2022, 07:49
d.a.
Foto Ilustruese
BULLGARI- Një ditë pasi Parlamenti Bullgar miratoi propozimin francez të plotësuar, me pozicionet e saj që jan&eum...
Bota
26 Qershor 2022, 07:42
d.a.
Udheheqesit e G7
GJERMANI- Udhëheqësit e G7 do mblidhen sot në Gjermani në një takim që do të dominohet n...
Bota
26 Qershor 2022, 07:37
d.a.
Shperthime ne Kiev
UKRAINË- Disa shpërthime ndodhën herët të dielën në lagjen Shevchenkivskiy të kryeqytetit ukrain...
Bota
26 Qershor 2022, 07:29
d.a.
Foto Ilustruese
KOSOVË- Kompania Elektrosever që do të bëjë furnizimin dhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri ...
Bota
25 Qershor 2022, 23:29
F.M
SHBA- Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pritet që shpejt të nisin n...
Bota
25 Qershor 2022, 22:49
F.M
Edi Rama, liderët e Ballkanit dhe të BE
TIRANË- Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për t'i dhënë U...
Bota
25 Qershor 2022, 22:48
F.M
Kardiologjia, Prishtinë
KOSOVË- Një specialist i kardiologjisë është kërcënuar me jetë nga persona ende të...