LIVE UPDATES
Bota

PAKETA E MASAVE/ “Qeveria s’do lërë askënd vetëm në këtë kohë të vështirë”, Greqia mbron bizneset pas zjarreve masive

Për shkak të kushteve emergjente që janë krijuar në Greqi si pasojë e zjarreve, dhe me qëllim lehtësimin e qytetarëve dhe bizneseve në përmbushjen e detyrimeve të sigurimit dhe përfitimin e rregulloreve favorizuese, është nënshkruar një vendim ministror nga zëvendësministri i Punës dhe Sigurimet Shoqërore, Panos Tsakloglou.

29 Korrik 2023, 17:41 Nga m.s
PAKETA E MASAVE/ “Qeveria s’do lërë askënd vetëm
zjarret ne Greqi

GREQI- Për shkak të situatës së rëndë me zjarret në Greqi, autoritetet kanë marrë masat që qytetarët të mos i vuajnë dëmet. Për shkak të kushteve emergjente që janë krijuar në Greqi si pasojë e zjarreve, dhe me qëllim lehtësimin e qytetarëve dhe bizneseve në përmbushjen e detyrimeve të sigurimit dhe përfitimin e rregulloreve favorizuese, është nënshkruar një vendim ministror nga zëvendësministri i Punës dhe Sigurimet Shoqërore, Panos Tsakloglou. Në vendim përfshihen një sërë masash si pezullimi i pagesës së kontributeve të sigurimit dhe masat për lehtësimin e shlyerjes së detyrimeve të sigurimeve ndaj e-EFKA.

Kjo nismë e Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, vjen pas dhënies së ndihmës emergjente prej 534 euro për 3 muaj për punonjësit që kanë ndërprerë punën, nëse bizneset turistike në të cilat ata punojnë kanë pësuar një fatkeqësi të pjesshme ose totale, raportojnë mediat greke. 

Për bizneset, punëdhënësit dhe personat e siguruar që mbajnë një ndërmarrje biznesi ose ushtrojnë veprimtari në zonat e prekura, pavarësisht dëmit material, parashikohet që:

● Kontributet e sigurimit të prapambetura, për periudhën e punësimit deri më 31 korrik 2023, kapitalizohen dhe nuk ngarkohen me tarifa shtesë, interesa shtesa dhe tarifa të tjera 

● Pagesa e kontributeve aktuale të sigurimit pezullohet për 6 muaj, duke filluar nga data 1 gusht 2023 dhe nuk rëndohen gjatë kësaj periudhe me tarifa shtesë, interesa shtesë dhe tarifa të tjera deri më 31 janar 2024.

● Të gjitha borxhet e mësipërme, të kapitalizuara shlyhen me këste nga 12 deri në 24 këste mujore të barabarta dhe pagesa e tyre fillon nga shkurti 2024 me shlyerje deri në shkurt 2026.

Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Adonis Georgiadis u shpreh: “Në këtë situatë të vështirë që po përjetojmë në të gjithë vendin, është detyrë e Ministrisë së Punës të marrë çdo masë të mundshme që do të mbështesë dhe lehtësojë bizneset dhe punëtorët e prekur nga zjarret. Qeveria nuk do të lërë askënd vetëm në këtë kohë të vështirë”.

Zëvendësministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Panos Tsakloglou tha: “Është detyrim i shtetit të ndihmojë të prekurit nga zjarret. Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore po merr masa të jashtëzakonshme, për t’u qëndruar pranë bizneseve dhe punëtorëve të prekur nga zjarret e mëdha, për t’ua lehtësuar menaxhimin e ditës së nesërme”.

zjarret greqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj