20 Maj 2022, 15:58
Nga DOSJA
Foto nga Bucha
UKRAINË- Pamje tronditëse tregojnë se si të paktën tetë ukrainas u ekzekutuan në Bucha më 4 mars. Ky është një dokument i një rëndësie të veçantë pasi mund të provojë një krim të tmerrshëm lufte në qytetin martir, i cili u bë simbol i luftës së Ukrainës.
Një video e regjistruar dhe publikuar nga NYT nga një kamera sigurie dhe e gjetur në posedim të gazetës tregon ushtarët rusë që drejtojnë një grup të burgosurish ukrainas në një oborr, ku ata do të ekzekutoheshin pak çaste më vonë. Materiali, së bashku me pamjet e marra nga një fqinj, është prova më e qartë e gjetur ndonjëherë se burrat ishin arrestuar nga rusët përpara se të ekzekutoheshin.
Në dy video të publikuara nga New York Times dje, parashutistët rusë duket se po drejtojnë një grup të burgosurish ukrainas nën kërcënimin e armëve në oborrin e shtëpisë së një shtëpie në Bucha, një periferi e Kievit. Disa nga të burgosurit ecin të strukur nëpër rrugë, duke mbajtur rripin e personit që kanë përballë. Të tjerë i kanë duart ngritur mbi kokë.
“Shkoni djathtas” u bërtet një ushtar duke i sharë.
"Aty, pranë gardhit, janë të shtrirë pengjet”, tha njeriu që ka xhiruar njërën nga videot. Gjithsej nëntë persona janë arrestuar. Ushtarët i detyrojnë burrat të shtrihen në tokë. Mes të burgosurve ukrainas është një burrë me një xhup blu me kapuç.
Videoja e publikuar nga NYT tregon se të burgosurit ukrainas po dërgohen në bazën e improvizuar ruse dhe më pas përfundon pa treguar asgjë më shumë. Megjithatë, tetë dëshmitarë zbuluan në gazetën amerikane vazhdimin e tmerrshëm. Ushtarët rusë i çuan burrat pas një ndërtese zyre që kishin zënë, duke e kthyer përkohësisht në një bazë për operacionet e tyre. U dëgjuan të shtëna. Të burgosurit nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre.
Një video e marrë nga një dron një ditë më vonë, më 5 mars, është dëshmia e parë vizuale që konfirmon atë që përshkruan dëshmitarët okularë. Ajo rregon trupat e pajetë të ukrainasve të kapur të shtrirë pranë ndërtesës së zyrës në rrugën Jablunska 144 dhe dy ushtarë rusë që ruanin trupat e tyre.
(d.a/dosja.al)
Bota
20 Maj 2022, 15:23
Ekrem Rrahmani
KOSOVË- Një përplasje verbale gati në përshkallëzim ndodhi sot në Kuvendin Komunal të ...
Bota
20 Maj 2022, 15:17
SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë skeptikë se çdo ndryshim në opinionin publik rus kundër luftës së K...
Bota
20 Maj 2022, 15:09
Gazi
Gazpromi rus ka informuar Finlandën se do të ndërpresë furnizimet e gazit natyror nga mëngjesi i së shtunës, më...
Bota
20 Maj 2022, 15:06
Joe Biden
Presidenti Joe Biden u nis për në Korenë e Jugut dhe Japoni në një udhëtim gjashtë-ditor që synon ndë...
Bota
20 Maj 2022, 14:55
Gruevski
MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua m...
Bota
20 Maj 2022, 14:50
Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të flasë nesër me përfaqësues të Finlandës në lidhje me ofert...
Bota
20 Maj 2022, 14:35
Vladimir Putin
RUSI- 'Hija' e Vladimir Putin është bërë ekipi mjekësor që e monitoron atë, siç pre...
Bota
20 Maj 2022, 14:30
Lija e majmunit
AUSTRALI-Australia ka raportuar rastin e parë të lisë së majmunit re një burrë rreth të 30-tave, i cili ...
Bota
20 Maj 2022, 14:22
Zjarr ne Greqi
GREQI- Me rritjen e temperaturave rritet edhe rreziku i zjarreve në Greqi ku ditën e sotme flakët kanë përfshir&eum...
Bota
20 Maj 2022, 13:58
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden mbërriti sot në Korenë e Jugut në një mision për të riafirmuar një a...