LIVE UPDATES
Bota

Mbajti meshën e parë në Kapelën Sistine, Papa Leo XIV: Kisha Katolike do t’i ndriçojë netët e errëta të botës

I veshur me petka relativisht të thjeshta në ngjyrë të bardhë dhe ari, Leo, i lindur në Çikago, i tha disa fjalë në anglisht para se të vazhdonte predikimin e tij me një italishte të rrjedhshme.

9 Maj 2025, 14:15 Nga r.ll
Mbajti meshën e parë në Kapelën Sistine, Papa Leo XIV: Kisha
papa leo

VATIKAN- Papa Leo XIV e mbajti meshën e tij të parë të premten në Kapelën Sistine, ku u zgjodh papë një ditë më parë, duke paralajmëruar për rreziqet që sjell mungesa e besimit dhe duke shpresuar se Kisha Katolike do të mund të jetë fener që ndriçon “netët e errëta” të botës.

Leo, ish-kardinali me emrin Robert Prevost dhe papa i parë amerikan, dukej i qetë derisa drejtonte meshën në kapelën e famshme të zbukuruar me afreske, përkrah të njëjtëve kardinalë që e zgjodhën si papën e 267-të dhe pasardhës të Papa Françeskut.

I veshur me petka relativisht të thjeshta në ngjyrë të bardhë dhe ari, Leo, i lindur në Çikago, i tha disa fjalë në anglisht para se të vazhdonte predikimin e tij me një italishte të rrjedhshme.

Gjatë meshës, Leo, 69 vjeç, përshkroi vizionin e tij për Kishën që dëshiron ta ndërtojë, duke thënë se synon të shërbejë si "administratori besnik" për të gjithë kishën.

Papa i ri - që udhëheq 1.4 miliard katolikë në mbarë botën - e pranoi se besimi i krishterë ndonjëherë "cilësohet absurd" dhe si diçka që u përket “të dobëtëve dhe të paarsimuarve”.

“Mungesa e besimit shpesh shoqërohet tragjikisht me humbjen e kuptimit të jetës, neglizhencën e mëshirës, shkelje të tmerrshme të dinjitetit njerëzor, krizën e familjes dhe shumë plagë të tjera që e godasin shoqërinë tonë”, tha ai.

Ai u zgjodh papë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë të konklavës.

Robert Prevost, 69 vjeç, misionar që e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke shërbyer në Peru, ishte ndër kandidatët kryesorë për papë – përveç se kishte një pengese: shtetësinë.

Prej kohësh ka ekzistuar një tabu ndaj përzgjedhjes së një pape amerikan, për shkak të fuqisë gjeopolitike që Shtetet e Bashkuara ushtrojnë në sferën sekulare.

Megjithatë, Prevost, me origjinë nga Çikago, duke qenë edhe shtetas i Perusë dhe kishte jetuar për vite të tëra atje – fillimisht si misionar dhe më pas si kryepeshkop – u pa si një figurë e pranueshme.

Papa Françesku kishte kthyer sytë te Prevost prej kohësh dhe, në shumë aspekte, e konsideronte atë si pasuesin e tij të mundshëm.

Në vitin 2023, e solli në Vatikan për ta emëruar në krye të dikasterit të fuqishëm që shqyrton emërimet e ipeshkvijve nga e gjithë bota – një nga detyrat më të rëndësishme në Kishën Katolike.

Si rrjedhojë, Prevost kishte një profil të lartë në konklavë, të cilin pak kardinalë të tjerë e gëzonin.

Pas zgjedhjes së papës së ri, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se "është shumë nder që ai është papa i parë që është amerikan".

"Çfarë emocioni dhe çfarë nderi të madh për vendin tonë. Mezi pres ta takojë Papë Leonin e 14-të. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm", tha Trump./REL

papa leo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj