LIVE UPDATES
Bota

Papunësia në Kosovë ka arritur në 11.8 për qind

Raporti pohon se femrat kishin shkallën më të theksuar të joaktivitetit.

22 Gusht 2023, 16:37 Nga m.s
Papunësia në Kosovë ka arritur në 11.8 për qind
foto ilustruese

KOSOVE- Papunësia në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka arritur në 11.8 për qind. Kurse, dy të tretat e popullsisë ishte në moshë pune. Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka arritur në 11.8 për qind, dhe se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune.

Kështu thuhet në raportin “Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se mbi 38 mijë të papunë ishin më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Popullsi aktive ishin 29,508 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa joaktivë ishin 27,010 më pak. Persona të punësuar ishin 8,789 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”.

Agjencia thotë se shkalla e punësimit ishte 2.3 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 4.1 për qind më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 0.3 për qind më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e papunësisë ishte më e ulët për 7.2 për qind sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse te të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për 15.6 për qind sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”.

Raporti pohon se femrat kishin shkallën më të theksuar të joaktivitetit.

“Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaftë e lartë me 61.5 për qind, duke u rritur me 0.6 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e joaktivitetit te femrat ishte shumë e theksuar prej 78.8 për qind, krahasuar me meshkujt me 44.2 për qind”, thekson raporti.

ASK-ja tregon se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim.

“Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 18.7 për qind, ndërtimtaria me 12.1 për qind, arsimi me 10.3 për qind, administrata publike dhe mbrojtja me 9.2 për qind dhe prodhimi me 8.2 për qind”.

Në fund, raporti tregon se femrat kryesisht ishin të punësuara në sektorët e arsimit, derisa meshkujt në atë të tregtisë dhe ndërtimtarisë.

“Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor me 55.2 për qind të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, administratës publike dhe mbrojtjes, prodhimit, si dhe në sektorët e aktivitetit për akomodim dhe shërbim me ushqim me 62.6 për qind”. /Burimi i lajmit Monitor 

papunesia kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj