LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën në rrugëtimin drejt KiE, BE "bie në heshtje"

Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

5 Prill 2024, 15:36 Nga M.B
Paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën në
Foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nga blloku evropian vetëm përsëritën thirrjet ndaj të dyja palëve që të zbatojnë me urgjencë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve një vit më parë. Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Qeverisë serbe që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Neni 4 i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt të vitit 2023, thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Në pyetjen se a është Serbia duke e shkelur këtë marrëveshje, arritjen e së cilës e ka lehtësuar BE-ja, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dha një përgjigje të përgjithësuar.

“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha Stano.

Ai përsëriti thirrjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë që të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes si çështje urgjente dhe se kjo, sipas këtij zëdhënësi, po u komunikohet palëve nga ana e bllokut.

“Nëse ata dështojnë, apo nëse vazhdojnë të dështojnë në zbatimin e asaj për çfarë janë pajtuar, kjo do të ketë pasoja serioze. Këto pasoja janë të lidhura me integrimin e tyre në BE”, tha Stano.

Në pyetjet e përsëritura se pse BE-ja nuk deklarohet nëse Serbia, me veprimet e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po e shkel marrëveshjen, Stano përsëriti se “Këshilli i Evropës është një organizatë e ndryshme nga BE-ja”. Edhe në pyetjen se a e marrin seriozisht kërcënimin e Serbisë se do të largohet nga Këshilli i Evropës në rast se Kosova bëhet anëtare, ky zëdhënës i BE-së ka përsëritur se nuk i takon BE-së të komentojë për këtë çështje.

“Këshilli i Evropës është një organizatë krejtësisht e ndryshme nga Bashkimi Evropian. Pra, kjo nuk duhet të ngatërrohet. Nëse një vend vendosë të nisë diskutimet për t’u larguar nga anëtarësia në Këshillin e Evropës apo të modifikojë anëtarësinë, kjo vërtetë nuk është diçka që i takon Bashkimit Evropian të komentojë”, u shpreh Stano.

Ai shtoi se, megjithatë, Këshilli i Evropës është një organizatë shumë e rëndësishme për demokraci dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj./ REL

be serbia kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj