Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hetimi izraelit gjeti se forcat izraelite besuan gabimisht se po i sulmonin pjesëtarët e armatosur të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kur i sulmuan me dronë tre vetura të grupit bamirës, Kuzhina Qendrore Botërore.
IZRAEL- Ushtria e Izraelit ka thënë të premten se i ka shkarkuar dy oficerë të lartë dhe i ka qortuar tre të tjerë për rolin e tyre në sulmet me dronë në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilave u vranë shtatë punëtorë gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore.
Hetimi izraelit gjeti se forcat izraelite besuan gabimisht se po i sulmonin pjesëtarët e armatosur të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kur i sulmuan me dronë tre vetura të grupit bamirës, Kuzhina Qendrore Botërore.
Sipas hetimit, ata i shkelën procedurat standarde të ushtrisë. Vrasja e punëtorëve të bamirësisë të hënën, gjë të cilën Izraeli e pranoi, vjen pas akuzave të vazhdueshme nga aleatët kryesorë, përfshirë SHBA-në, se Izraeli nuk po bën sa duhet për t’i mbrojtur civilët e Gazës gjatë luftimit të Hamasit.
Gjetjet e hetimit pritet t'i rrisin dyshimet ndaj aftësive të ushtrisë izraelite për vendimmarrje. Palestinezët, grupet e bamirësisë dhe organizatat për të drejtat e njeriut, i kanë akuzuar forcat izraelite vazhdimisht se shtinë me armë në mënyrë të pakujdesshme ndaj civilëve gjatë konfliktit. Izraeli i mohon këto akuza.
“Është tragjedi”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
“Është një ngjarje serioze për të cilën jemi përgjegjës. Kjo nuk është dashur të ndodhte, dhe do të sigurohemi se nuk do të ndodhë më”, shtoi ai.
Është e paqartë nëse këto ndëshkime dhe kërkim falja do ta zbusin zemërimin ndërkombëtar për vrasjen e punëtorëve të Kuzhinës Qendrore Botërore, apo nëse do t’i bindin grupet ndërkombëtare të bamirësisë se ka siguri për rifillimin e punës së tyre në Gazë, ku një e treta e popullsisë është buzë urisë absolute.
Shtatë punëtorët e vrarë vinin nga vende si, Australia, Polonia, Britania e Madhe, si dhe një me shtetësi amerikano-kanadeze.
Marrë nga REL
Pamje nga zjarri KOSOVË- Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një depo të pajisjeve mjekës...
Policia FINLANDË- Finlanda e ka tashmë një ligj goxha “të rreptë” për armët dhe nuk është tani koh...
foto ilustruese SHBA- Kompania Apple ka shkurtuar më shumë se 600 vende pune pasi thuhet se ka hequr dorë nga planet e veturave vet&eum...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në takimin me kryetarët e komunave në lidhjë me procesin e reg...
Foto ilustruese BOSNJË- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi për bashkëpunimin dypalësh në një numër fus...
Foto ilustruese KOSOVË- Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistr...
Foto ilustruese RUSI- Rusia i sulmoi me dronë disa rajone të Ukrainës më 4 prill, duke i vrarë tetë njerëz përfshir...
Pamje nga aksidenti ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona n...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut u hap zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale. Në njëzet ditë...
Foto ilustruese KOSOVË- Kuvendi i Kosovës më 5 prill 2007 ka miratuar një deklaratë për përcaktimin e statusit të K...