LIVE UPDATES
Bota

Hapet zyrtarisht sot fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Në mesin e kandidatëve ka premtime të ndryshme, slogane e forma të ndryshmë për ta tërhequr votuesin. Disa premtojnë hyrje në BE,disa dëshirojnë ta bëjnë Maqedoninë e Veriut krenare t'i kthejnë dinjitetin, disa premtojnë luftë të pakompromist ndaj korrupcionit dhe kriminalitetit.

5 Prill 2024, 08:58 Nga N.F
Hapet zyrtarisht sot fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut u hap zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale. Në njëzet ditët e ardhshme, qytetarët do të jenë të ballafaqohen me programe, premtime, pllakata, debate e kritika nga shtatë kandidatët.

Çfarë presidenti i duhetMaqedonisë së Veriut? Kjo është pyetja kryesore në këtë fushatë zgjedhore. Në mesin e kandidatëve ka premtime të ndryshme, slogane e forma të ndryshmë për ta tërhequr votuesin. Disa premtojnë hyrje në BE,disa dëshirojnë ta bëjnë Maqedoninë e Veriut krenare t'i kthejnë dinjitetin, disa premtojnë luftë të pakompromist ndaj korrupcionit dhe kriminalitetit.

Siljanovska Davkova: Do ta kthejmë krenarinë

Fushata e kandidates për presidente nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova është bazuar në premtimet për kthimin e krenarisë maqedonase.

"Mund të ndryshoni gjithçka, por mëmëdheun asnjëherë. Jo rastësisht jemi lindur në Maqedoni, këtu buron energjia për ta bërë vendin më të fortë më të dashur dhe më konkurrues. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë respekt në arenën ndërkombëtare", ka thënë Siljanovska Davkova. Ajo ka premtuar se do të angazhohet për pajtim dhe unitet, si dhe për aleanca të reja, pa saktësuar se cilat janë ato.

"Ne kemi parë se ku na çuan ndarjet. Ato e bënë këtë shtet që t'i ngjajë një arene gladiatorësh. Të tjerët nuk janë armiku ynë, por partnerë, për çfarëdolloj çështjeje”, ka vlerësuar Silkjanovska Davkova.

Pendarovski: Qytetari di kë ta votojë

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski që garon me mbështetjen e Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, ka thënë se nëse e marr sërish mandatin e presidentit do të vazhdoj t'i trajtojë të gjithë qytetarët njëlloj pa marë parasysh se çfarë kombi apo feje janë ata. Do të vazhdoj të bashkëpunoj dhe respektoj të rinjtë, ka thënë Pendarovski.   

"Në javët e ardhshme qytetarët do të gjenden para dilemave të njëjta sikur edhe shumë vite më parë, që t'ua japin besimin pseudo-patriotëve apo atyre që treguan se dinë dhe munden ta pozicionojnë Maqedoninë e Veriut në vendin e duhur. Atyre që dinë t'i mbrojnë interesat shtetërore në botë, atje ku të mëdhenjtë diktojnë rregullat”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.

Osmani: Qytetarët e meritojnë të ardhmen evropiane

Bujar Osmani, kandidat për president i mbështetur nga Fronti Evropian, në tubimin e promovimit ka thënë, se integrimi evropian është "shtylla” kryesore e programit të tij.

"Jam shumë i qartë në perspektivat e reja se ku duhet të fokusohemi për t'i hequr barrierat që na mbajnë ende jashtë rrugës së progresit dhe zhvillimit që ofron shekulli XXI. Përkushtimi im për këto është dhe do të jetë i pathyeshëm. Njerëzit tanë, fëmijët tanë e meritojmë të ardhmen evropiane. Ne ua kemi borxh që ta ndërtojmë atë dhe ju premtoj se do ta ndërtojmë”, është shprehur Osmani.

Taravari: Integrimi në BE është synimi ynë

Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari në prezantimin e  programit presidencial, ka thënë se prioritet i tij është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në të, që është kriteri për integrimin e vendit në BE.

"Integrimi në BE është synimi ynë i padiskutueshëm. Do të kërkojmë garanci nga përfaqësuesi i lartë i BE-së se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të këtë kërkesa shtesë për Maqedoninë e Veriut përtej kornizës negociuese të vitit 2022. Mandati për formimin e qeverisë do t'i besohet partisë apo partive që dëshmojnë se kanë shumicën në Kuvend duke kërkuar nga mandatari plan për realizimin e ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Taravari.

Kandidatja për presidente nga e Majta Biljana Vankovska ka premtuar, se fushata e saj do të jetë krejtësisht e kundërt nga oponentët e saj. Ajo premton kthimin e dinjitetit maqedonas. Kandidati Maksim Dimitrievski fushatën e ka filluar në mënyrë simbolike nga Krusheva, ku premtoj se zëri dhe energjia e tij do të fokusohen në përforcimin  e mbrojtjes, sigurisë, institucioneve dhe qytetarëve në përgjithësi.

Kandidati i GROM Stefçe Jakimovski ka premtuar, se nëse fiton në garë presideciale asnjëherë nuk do të bëjë ndarjen e qytetarit në bazë etnike apo fetare. Çdo qytetar tek unë do të ketë mbërojtësin e vërtetë, ka thënë Jakimovski. Në raundin e parë president mund të zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave nga numri i përgjithshëm i trupit votues, që arrin 1.8 milion zgjedhës.

Marrë nga DW

maqedoni e veriut fushate presidenciale kandidate

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje